Lajmet

​Përfundon dëgjimi i dëshmitarit të katërt në procesin gjyqësor kundër Salih Mustafës

Dëshmia e tij është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun.

Published

on

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt në gjykimin ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Dëshmia e tij është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun. Ndërsa në fund të seancës, kryetarja e trupit gjykues Mappie Veldt-Foglia ka bërë të ditur se dëgjimi i dëshmitarit të pestë, që është gjithashtu i mbrojtur, do të dëgjohet më 2 nëntor.

Dëshmitari i katërt i Zyrës së Prokurorit të specializuar, i cili mban kodin W03594, i cili ka dëshmuar nën masa mbrojtëse të sigurisë duke iu fshehur identiteti, ka thënë se ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që prej marsit të vitit 1998. Ai ka filluar të japë dëshminë e tij më 12 tetor dhe për tri ditë sa është dëgjuar seancat në të shumtën e rasteve kanë vijuar të mbyllura për publikun.

Megjithatë, në seancën e parë të dëshmisë së tij, dëshmitari i katërt i mbrojtur ka thënë se është mbajtur në një objekt në fshatin Zllashë nga data 4 deri më 18 apo 19 prill, ku sipas tij, është dërguar nga dy persona me maska dhe të veshur me uniformën e UÇK-së. Sipas tij, aty është trajtuar në mënyrë çnjerëzore.

Në gjykimin ndaj Salih Mustafës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të ZPS-së, të gjithë të mbrojtur.

Dëshmitari i pestë i mbrojtur, i cili mban kodin W04603, do fillojë me dëshminë e tij nga data 2 nëntor 2021.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja më 24 shtator 2020, pasi aktakuza ndaj tij u konfirmua më 12 qershor 2020, me pretendimin për krime lufte.

Në paraqitjen e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm. 

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara