Lajmet

​Përfaqësuesit e Vetëvendosjes e akuzojnë Dakën për shkelje të ligjit

Published

on

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u zhvillua me debate ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, këtë të fundit e akuzuan për shkelje të ligjit dhe pozitës që mban në krye të këtij institucioni. Ndërsa Daka tha se mbledhjet e KQZ-së po zhvillohen me sulme personale ndaj saj duke penguar kështu të zhvillohet puna për çka janë të thirru si komision.

Anëtari i KQZ-së, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka kërkuar nga kryetarja e KQZ-së, sqarime se nga kush ka dërguar shkresa në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave (PZAP), të cilat siç tha ai nuk janë miratuar paraprakisht në komision, që kanë të bëjnë me çështjen e moscertifikimit e listave për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Nëse ky institucion merr vendime dhe ka marrë vendime edhe kundër disa partive politike, me vota, nuk janë certifikuar listat e disa partive politike, në mesin e tyre Vetëvendosje, edhe ky ka qenë vendimi prej nga e drejta që PZAP-së t’i dërgohen letra me propozime nga kryesuesja se si duhet të veprohet, pa marrë vendim KQZ, ky trup ka vendosur qysh ka vendosë nuk kanë kaluar listat e partive politike edhe kush ka propozuar që të bëhet një selektim propozojmë që lista të miratohet, por këta persona mos të miratohen, këtë vendim nuk e ka marrë KQZ, kush i ka shkruar ato letra, nëse ju i kemi shkruar zonja kryesuese kjo nuk është bartje e platformës politike, por kjo është shkelje e ligjit dhe rregullores”, tha Kurteshi.

E sipas përfaqësuesit tjetër nga ky subjekt, Alim Rama, Daka po bënë shkelje nga pozita të cilën e mban.

“Përveç shkresës që e përmendi kolegu Kurteshi, ju jeni përgjigjur vet në shkresat në PZAP, ose dikush prej zyrës, ne e kemi konfirmim që zyra për regjistrim të partive politike nuk i ka bërë ato shkresa. Po ashtu arsyetimet kanë qenë të votuara në KQZ, në KQZ është e qartë që disa lista nuk kanë marrë vota të mjaftueshme për çertifikim, arsyetimet kanë qenë arbitrare dhe nuk janë votuar në KQZ dhe nuk kanë të shkruara nga zyra, kjo është shkelje flagrante e pozitës që e keni, e ajo është shumë shqetësuese, keni penguar zbatimin e planit operacional, keni bërë shkresë në mënyrë autonome”, tha ai.

Krejt këto kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i ka konsideruar sulme personale ndaj saj, duke kërkuar pastaj që mbledhjet të zhvillohen në përputhje me rendin e ditës.

“Asnjë shkresë nuk është votuar asnjëherë në KQZ, dhe shkresat që i nënshkruaj unë, draftet që mi dërgojnë, i kontrolloj, sepse duhet me i nënshkru vet dhe e barti përgjegjësinë vet, dhe hiç mos u mërzit e barti përgjegjësinë për çdo gjë që e kam nënshkruar, kështu që jemi, ok, unë e barti përgjegjësinë edhe penale edhe morale për të gjitha shkresat që i nënshkruaj sepse e shikoj çka nënshkruaj. Mbledhjet tona po shndërrohen në dialogje e monologje të cilat nuk kanë të bëjnë fare me procesin zgjedhor por më shumë me atake personale kryesisht ndaj meje por nejse”, tha ajo.

Përveç këtyre, në KQZ sot u diskutua edhe për letra kërcënuese që u tha se kanë marrë stafi civil.

Anëtarët e Vetëvendosjes kërkuan që të diskutohet rreth kërkesës së drejtorit të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike.

Anëtarët e KQZ-së nuk votuan për të futur në rend dite një diskutim të tillë që ishte kërkesë e përfaqësuesve të Vetëvendosjes çka ngjalli debat pastaj në mes të përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe kryetares së KQZ-së.

“Me vota për ose kundër kjo punë nuk rregullohet, ai ka shprehur shqetësimet e veta në atë e-mail, kjo nuk kalon ashtu vetëm me vota, ne me vota nuk mundemi me harru që dikush këtu është kërcënuar dhe e ka shkruar një e-mail që është kërcënuar dhe meriton të shqyrtohet”, tha ai.

Ndërsa Valdete Daka foli edhe për një kërcënim tjetër, që sipas saj, për t’u diskutuar këto raste, duhet të hidhen ne votim, për çka nuk gjeti mbështetje nga anëtarët e KQZ-së.

“E kemi pas edhe një kërcënim dhe letër tjetër, e cila na është drejtuar gjithashtu nga stafi civil, e cila po ashtu nuk do të trajtohet këtu sepse janë çështje të cilat nuk trajtohen këtu dhe nuk është vendimmarrje e KQZ-së e cila i trajton ato, nëse konsideroni ju që po, atëherë i qes në votim të dyja. Të lutem, njëherë të përfundoj unë fjalinë, ju kisha lutë të gjithë anëtarëve që t’a përfillin rregulloren e mos me na përngja mbledhjet në pazar”, tha ajo.

Në mbledhjen e KQZ-së, kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit, Burim Ahmetaj tha se janë mbi 174 mijë aplikues përmes e-mailit për zgjedhjet e 14 shkurtit, proces i cili pritet që të përfundojë sot.

Por ai shtoi se këto të dhëna janë preliminare dhe numri mund të ndryshojë meqë ka raste kur përmes një e-maili janë dërguare shumë aplikacione.

Gjithashtu sot, është votuar udhëzuesi për tërheqjen e shortit për radhitje në fletëvotim dhe janë aprovuar akreditimet e vëzhguesve të rinj për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vendi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Vendi

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara