Lajmet

​PDK: Qeveria Kurti është rreziku kryesor për rendin demokratik në Kosovë

Sipas tyre, kjo qeverisje është karakterizuar vetëm me skandale, afera korruptive e kapje të institucioneve.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për rrezikim të rendit demokratik në vend. Sipas partisë më të madhe opozitare në Kuvend, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për zyrtarët publikë konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të kryeministrit Albin Kurti.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, në një konferencë për medie të premten tha se Qeveria Kurti, në 900 ditë të qeverisjes së tyre është karakterizuar vetëm me skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme.

“Gjatë këtyre 900 ditëve, fatkeqësisht, Qeveria është marrë shumë pak me qeverisje dhe është marrë tejet shumë me sulme kundër rendit kushtetues të vendit tonë… Ndonëse shkeljet e pushtetarëve tashmë janë me qindra e po shtohen për çdo ditë, për të shtatën herë më radhë, vendim (Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për zyrtarët publik) konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të Qeverisë së Albin Kurtit, e karakterizuar për skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme… Në vend që qeveria t’i kontribuoj zhvillimit të demokracisë ajo po shfaqet si rreziku kryesor për rendin demokratik për vendin tonë. Është koha e fundit që kjo qeveri të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e vendit”, tha ai.

Kritik ndaj ekzekutivit u shfaq edhe avokati i Grupit Parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu, i cili tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar nenet kyçe të Ligjit për zyrtarët publik është historik.

Sipas tij, Kushtetuesja rrëzoi përpjekjet e qeverisë për të vënë kontroll të plotë mbi Administratën e Shtetit.

“U rrënuan përpjekjet e kësaj qeverie për të vënë kontroll të plotë dhe centralizuar mbi administratën e shtetit. Mund të quajmë se ky vendim është historik i Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk u përligj standardi i vënë në këtë projektligj, që për kalim në shërbimin civil kandidatët duhet të kenë kriterin e përshtatshmërisë. Gjykata Kushtetuese i tha jo këtij kriteri për të punuar në administratë. Po ashtu, kushtetuesja rrënoi përpjekjet e qeverisë për t’i privuar zyrtarët publik nga e drejta për ankesa dhe i tha jo përpjekjeve për të larguar masivisht zyrtarët civil që zgjidhen në pozita të ulëta dhe të mesme drejtuese”, theksoi Fetahu.

I pyetur nga gazetarët, Nikaj i PDK-së, foli edhe për vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për zvogëlim edhe të 25 për qind të prezencës së Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale në veri.

Ai kritikoi Kurtin për qasjen e tij në raport me situatën në veri, pasi siç tha Kosova vazhdon të jetë nën sanksione.

“PDK-ja ka qenë në vazhdimësi e mendimit se kryeministri duhet të marrë veprime të shpejta dhe guximshme për të adresuar në detaje dhe koordinim me miqtë tanë ndërkombëtar situatën në veri. Por kryeministri ka vendosur të bëjë të kundërtën, të bëjë të njëjtën gjë, por me hapa të ngadalshëm që vetëm kanë humbur kohë, rritë tensionin dhe fut vendin nën sanksione. Ashtu siç e keni parë kemi një dy kuptim të asaj çka po ndodh. Derisa kryeministri mendon se këto masa janë të mjaftueshme për të hequr sanksionet e vendosura nga BE-ja, ata vazhdojnë t’ia ri-përsërisin kërkesat që i kanë bërë në fillim që Kosova t’i përmbushë tri pikat për të cilat është dakorduar Këshilli i BE-së, që përfshinë tërheqjen e të gjitha forcave dhe shpalljen e zgjedhjeve. Prandaj Kurti edhe në këtë fushë po humb kohë, ku qytetarët vazhdojnë të jenë nën sanksione”, përfundoi ai.

Lajmet

Në Durrës hapet ekspozita fotografike “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”

Published

on

Në qytetin e Durrësit është hapur ekspozita fotografike “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, e cila sjell për publikun pamje të rralla të Shqipërisë së fillimshekullit XX.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, si dhe ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber. Ekspozita është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Ambasadës së Zvicrës në Tiranë dhe FotoKlub Durrës, duke ofruar një udhëtim të veçantë vizual përmes fotografive të realizuara nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard dhe bashkëshortja e tij, Hélène Pittard.

Gjatë viteve 1921 dhe 1924, çifti Pittard udhëtoi nëpër Shqipëri duke dokumentuar jetën e përditshme, qytetet, fshatrat, peizazhet dhe traditat shqiptare. Përmes objektivit të tyre, ekspozita sjell dëshmi autentike të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar, të ruajtura në fotografi me vlerë të veçantë historike dhe kulturore.

Në fjalën e saj, Klodiana Spahiu e vlerësoi këtë nismë si një kontribut të rëndësishëm në promovimin e kujtesës historike dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, duke falënderuar organizatorët për sjelljen e kësaj ekspozite për publikun durrsak.

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria nesër në skenën e Eurovision 2026, Alis Kallaci përfaqëson vendin me këngën “Nan”

Published

on

Shqipëria do të ngjitet nesër në skenën e madhe të Eurovision Song Contest 2026, ku do të përfaqësohet nga këngëtari Alis Kallaci me këngën “Nan”.

Performanca shqiptare pritet të sjellë emocion, ndjeshmëri artistike dhe interpretim vokal të fuqishëm, ndërsa fansat shqiptarë kanë shprehur mbështetje të madhe për këngën që do të prezantohet para publikut europian.

Alis Kallaci do të performojë më 14 maj në një nga netët më të rëndësishme të kompeticionit muzikor europian, duke synuar kualifikimin në finalen e madhe të Eurovisionit. Ndërkohë, delegacioni shqiptar tashmë ka mbërritur në Vjenë të Austrisë për të mbështetur përfaqësuesin e Shqipërisë në këtë edicion të festivalit.

Eurovision Song Contest mbetet një nga ngjarjet më të ndjekura muzikore në Evropë, ku artistë nga vende të ndryshme konkurrojnë për trofeun prestigjioz dhe vëmendjen e publikut ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet

Ministria e Kulturës organizon aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të Muzeut

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka njoftuar organizimin e aktiviteteve të veçanta në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeut.

Sipas njoftimit, aktivitetet synojnë ta afrojnë publikun me koleksionet muzeale, historinë dhe trashëgiminë kulturore të vendit, përmes programeve edukative dhe prezantuese.

Në kuadër të agjendës do të organizohen vizita, ekspozita dhe aktivitete të hapura për qytetarët, duke e prezantuar muzeun si një hapësirë aktive të jetës kulturore dhe jo vetëm si vend ruajtjeje të objekteve historike.

Ministria ka ftuar qytetarët që të bëhen pjesë e aktiviteteve të planifikuara për shënimin e kësaj dite, me synimin për të promovuar rëndësinë e muzeve në ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore.

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet afati për certifikim, katër parti nuk dorëzojnë listat

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht se është përmbyllur afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se gjatë periudhës 11-ditore janë pranuar aplikimet nga 23 subjekte politike, ku përfshihen 18 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Megjithatë, përkundër njoftimeve paraprake për pjesëmarrje, katër parti politike kanë mbetur jashtë këtij procesi pasi nuk kanë arritur të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve brenda afatit ligjor që përfundoi më 12 maj.

Në total, numri i kandidatëve të propozuar për këto zgjedhje është 917, prej të cilëve 603 janë burra dhe 314 janë gra. Tashmë KQZ-ja ka nisur fazën tjetër, atë të verifikimit të përshtatshmërisë së kandidatëve, proces ky që pritet të përfundojë deri më datën 15 maj.

Gjatë kësaj kohe, listat e kandidatëve do t’u dërgohen institucioneve relevante për të vlerësuar nëse ata janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili përcakton aftësinë ligjore të personave për të garuar për poste publike. Ky proces verifikimi është një praktikë e rregullt e KQZ-së, që synon të sigurojë se të gjithë kandidatët përmbushin obligimet ligjore përpara se të certifikohen zyrtarisht për garën e qershorit.

Continue Reading

Të kërkuara