Lajmet

​PDK: Presidentja Osmani shkeli Kushtetutën duke dekretuar Ligjin për zyrtarët publikë

Sipas tij, presidentja në bashkëpunim me partinë në pushtet po bëjnë veprime në pabesi ndaj Kushtetutës.

Publikuar

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani se ka dekretuar Ligjin për zyrtarët publikë me dispozitat antikushtetuese, të cilat sipas tij, Gjykata Kushtetuese i kishte rrëzuar muajin e kaluar.

Gruda në një konferencë për medie të martën, tha se presidentja Osmani ka dekretuar ligjin duke përfshirë kriterin e “përshtatshmërisë” për emërimet e zyrtarëve publikë në shërbimin civil.

“Ka ndodhur diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë në praktikën parlamentare dhe kushtetuese të Kosovës. Ligji për zyrtarët publik është dekretuar dhe botuar në Gazetën Zyrtare bashkë me kriterin e përshtatshmërisë të cilin Gjykata Kushtetuese në mënyrë decidive e ka hequr nga ligji. Presidentja ka dekretuar ligjin duke mos e pastruar ligjin ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese. Unë e kam me veti një pjesë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku në pjesën operative të këtij aktgjykimi në mënyrë të qartë i kërkohet qeverisë që të dekretojë ligjin por pa formulimin ‘përshtatshmëri’ në pozita të caktuara. Çfarë ka ndodhur është se ky ligj është dekretuar me këtë fjali”, tha ai.

Gruda, i cili është edhe koordinator i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, tha se ky akt është i paprecedentë dhe shkelje e qëllimshme e Kushtetutës, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obligative për të gjitha autoritetet publike në Kosovë.

“Presidentja ka dekretuar një ligj në kundërshtim me aktgjykimin Gjykatës Kushtetues. Me këtë ajo ka shkel Kushtetutën e Kosovës, pasi kushtetuta jonë në mënyrë të qartë thotë se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të obligueshme për të gjitha autoritetet në Kosovë, në mënyrë të veçantë për presidenten që duhet të ketë rolin e saj për mbrojtjen e rendit kushtetues. Presidentja me aktin e dekretimit të këtij ligji ka futur në rendin kushtetues të Kosovës dispozita në ligj që është në kundërshtim me kushtetutën. Me këtë ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën dhe për më tepër ka fyer Gjykatën Kushtetuese duke shpërfillur vendimin e saj”, shtoi Gruda.

Sipas tij, presidentja në bashkëpunim me partinë në pushtet po bëjnë veprime në pabesi ndaj Kushtetutës.

“Ky pushtet pasi e ka izoluar Kosovën ndërkombëtarisht dhe është zhytur në korrupsion, shkeljen e Kushtetutës e ka bërë normë. Tani jo vetëm që shkelet Kushtetuta por ka edhe veprime në pabesi ndaj Kushtetutës së Kosovës, pasi ky nuk është thjesht një lëshim teknik, por pabesi ndaj rendit kushtetues”, përfundoi ai.

Gjykata Kushtetuese më 3 gusht të këtij viti ka shfuqizuar disa nene të Ligjit për zyrtarët publikë, pasi sipas tyre, bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Lajmet

​Ndihma ushtarake për Ukrainën nga anëtarët e “Ramstein” arrin në 95 miliardë dollarë

Publikuar

nga

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin thotë se anëtarët e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës kanë ndarë një total prej 95 miliardë dollarësh në mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara nga ana e tyre do të vazhdojnë të ofrojnë pako të rregullta ndihme për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ai e deklaroi këtë në fjalën e tij hyrëse në fillim të takimit të Ramstein të hënën, raporton korrespondenti i Ukrinform.

“Anëtarët tanë të grupit të kontaktit vazhdojnë të rriten për të përmbushur nevojat më urgjente të Ukrainës. Së bashku ata tani kanë dhënë më shumë se 95 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën që nga fillimi i një pushtimi në shkallë të plotë të Putinit në shkurt të vitit 2022”, vuri në dukje sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Ai theksoi se 50 vende po ngrihen përsëri për Ukrainën, duke shtuar se “ne do të vazhdojmë t’i japim Ukrainës mbështetjen që i nevojitet”.

Për më tepër, Austin theksoi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të ofruar ndihmë për Ukrainën dhe përsëriti besimin e tij se kjo mbështetje do të sjellë ndryshim në fushën e betejës.

Siç raportoi më herët Ukrinform, takimi i 22-të i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës po mbahet të hënën në formatin e një video-konference. Sekretari amerikan i Mbrojtjes tha se tani është momenti i sfidës pasi Vladimir Putin ka nisur një ofensivë tjetër në lindje të Ukrainës dhe vazhdon bombardimet intensive të qyteteve të Ukrainës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​LDK e kritikon qeverinë për ‘keqpërdorimin’ e parasë publike

Publikuar

nga

Buxhetit të Republikës së Kosovës i mungojnë rreth 1 miliard euro, mjete të cilat nuk shihen në asnjë sektor. Gjatë vitit 2023, buxheti i Republikës së Kosovës ka rënë për 11 për qind krahasuar me 20 për qind që ka qenë nga qeveritë paraprake. Kështu u deklarua në tryezën për informim publik nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me temën “Abuzimi me paranë publike nga Qeveria e Kosovës”.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti tha se qytetarët dhe bizneset gjatë vitit 2023, kanë paguar 33 për qind më shumë tatim në pronë sesa në vitin paraprak.

“Qytetarët dhe bizneset gjatë vitit 2023, kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë sesa në vitin paraprak pa asnjë nevojë.. Gjatë vitit të kaluar gjatë këtij mandati blerjet për rezerva shtetërore kanë qenë 21 milionë dhe këta janë krenuar për këto rezerva shtetërore….. Në buxhetin e vitit 2023 janë paguar 31 milionë euro avancë për siguri, për të cilat nuk ka asnjë informatë se çka kemi paguar dhe nga janë ardhur këto mallra… Tek subvencionet dhe transferet në vitin 2023 janë paguar 185 milionë euro, gjatë mandatit të kësaj qeverie si kurrë asnjëherë më përpara 2021-23 janë paguar 520 milionë euro subvencione të ndryshme”, ka thënë Hoti.

Ndërsa për investimet kapitale, Hoti tha se kanë qenë në nivelin historikisht më të ulët ndonjëherë.

“Investimet kapitale kanë qenë në nivelin historikisht më të ulët ndonjëherë, gati janë të përgjysmuara, kanë ra në 11 për qind të buxhetit, krahasim rreth 20 për qind që ka qenë nga qeveritë paraprake..9:14 Ekonomisë së Kosovës i mungojmë rreth 1 miliardë euro, por diferenca mes asaj që është planifikuar ndaj asaj që është realizuar…9:40 Në vitin 2023 janë dhënë 60 milionë avance për investime kapitale, në qeveritë paraprake baza vjetore ka qenë 3-4 milionë…13:27 Shenjë nuk shihet as tek investimet kapitale, arsimi, shëndetësia, siguria, në asnjë sektorë se ku kanë shkuar të gjithë këto mjete”, ka shtuar ai.

Edhe deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami është shprehur se për tre vite janë nënshkruar 781 kontrata një burimore prej nivelit qendror në shumë prej 209 milionë euro dhe kjo sipas saj ka vazhduar edhe në vitin 2024. Sipas saj, në tremujorin e parë janë dhënë edhe 100 kontrata në vlerë prej 30 milionë euro.

“Një pjesë e madhe e buxhetit gjatë këtyre tre viteve ka shkuar në subvencione dhe transfere, dhe këto si LDK i kemi quajtur skema të korrupsionit publik. Për tri vite kur është aprovuar buxheti është votuar nuk ka pasur qindra miliona euro të cilat kanë qenë të destinuara për subvencione dhe transfere, por të gjitha këto kanë qenë të fshehura. 16:46 Për tre vite janë nënshkruar 781 kontrata një burimore prej nivelit qendror në shumë prej 209 milionë euro dhe kjo ka vazhduar edhe në vitin 2024 edhe në tre mujorin e parë janë dhënë edhe 100 kontrata në vlerë prej 30 milionë euro ky është korrupsion, keqpërdorim i detyrës zyrtare sepse ftohen kompanitë të cilat njihen dhe gjithashtu është dëmtim i buxhetit të Kosovës”, është shprehur ajo.

Rreth Ministrisë së Shëndetësisë, deputeti Armend Zemaj ka theksuar se pas hartimit të listës së barnave esenciale favoret janë bërë për kompani të veçanta.

“Për sektorin e shëndetësisë ajo çka është e faktuar edhe nga kërkesa në qasjen e dokumenteve publike, ne kemi marrë informata se pas hartimit të listës esenciale për barna vlera e kontratave për barna të cilat janë krijuar me insistimin e kësaj Qeverie në vlerë më shumë se 330 për qind më shtrenjtë sesa ato të vitit paraprak. Favoret janë bërë për kompani të veçanta, ku vetëm njëra kompani përfituese ka arritur që të sigurojë më shumë se 27 milionë tenderë nga buxheti 60 milionësh që jepet për listën esenciale të barnave. Çka është skandal në vete se hartuesit për shpërndarjen e barnave për listën esenciale tashmë janë udhëheqës të këtyre kompanive. E keqja e kësaj është se këto barna janë për sëmundje të rralla, sidomos për ata persona që janë me kancer dhe kjo është tregues i fytyrës së vërtetë”, ka theksuar ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rusia e gatshme të ndihmojë Iranin lidhur me hetimet për vdekjen e Raisit

Publikuar

nga

Rusia është gati të ofrojë ndihmë gjatë hetimeve lidhur me shkakun e përplasjes së helikopterit ku mbeti i vdekur presidenti iranian, Ebrahim Raisi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, RIA.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

OKB-ja i kërkon Izraelit qasje të sigurt humanitare në Gaza

Publikuar

nga

Agjencia e OKB-së për ndihmë ushqimore ka kërkuar “qasje të sigurt dhe të qëndrueshme” në Rripin e Gazës nga autoritetet në Izrael.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ngriti shqetësime për “përshkallëzimin e mundshëm në luftime”, teksa shtoi se “Ne kemi nevojë për qasje të sigurt dhe të qëndrueshme në dhe përreth gjithë Gazës për të parandaluar urinë”.

Të paktën 422 kamionë me ndihma humanitare u inspektuan dhe u transferuan në Gaza nëpërmjet portit Ashdod dhe kalimit Erez, dhe Kerem Shalom, sipas COGAT, agjencisë izraelite që koordinon dërgimin e ndihmave në Gaza./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara