Lajmet

​PDK: Buxheti për vitin 2023, kopje e dobët e vitit aktual

PDK-ja ka kritikuar qeverinë për mungesë vizioni në hartimin e projekt-buxhetit për vitin 2023.

Published

on

Kopje të dobët të vitit aktual, po e konsideron Partia Demokratike e Kosovës projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.

Sipas kësaj partie, në buxhetin e votuar nga qeveria nuk reflektohen kërkesat në ekonomi, krijim të vendeve të punës e ngritjen e kualitetit të jetës.

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa ka kritikuar qeverinë për mungesë vizioni në hartimin e projekt-buxhetit për vitin 2023. Mustafa në një konferencë për media tha se ky projekt-buxhet është vazhdimësi e vitit aktual.

“Ky projektbuxhet nuk tregon se si qeveria e vendit do t’i përgjigjet sfidave të reja në ekonomi. Por, pasqyron vetëm një vazhdimësi të vitit aktual, vit ky në të cilin qytetarët janë varfëruar, ndërsa rritja ekonomike ka shënuar ngadalësim drastik. Projektbuxheti i propozuar në asnjë mënyrë nuk reflekton një strategji të karakterit zhvillimor, por kryesisht është i bazuar në shpenzime sot për sot të cilat nuk krijojnë kushte për zhvillim ekonomik afatgjatë dhe rritje të qëndrueshme të mirëqenies së qytetarëve”, ka theksuar ai.

Në të gjithë sektorët, siç tha Mustafa, vërehet një shkëputje e madhe ndërmjet deklaratave që kanë dhënë udhëheqësit e institucioneve lidhur me reformat.

“Ky buxhet më së shumti mund të quhet një kopje e dobët e vitit 2022, sepse në shumicën e rasteve është një përsëritje e këtij viti. Këtij buxheti i mungon ambicia zhvillimore, i mungon orientimi se ku do të jetë Kosova në fund të vitit 2023, pra nuk tregon se çfarë Kosove do të kemi në fund të vitit 2023. Ky buxhet nuk reflekton kërkesat tona në ekonomi dhe krijim të vendeve të punës, nuk reflekton ngritjen e kualitetit të jetës së qytetarëve tanë. Dhe mungojnë projektet të mëdha, qoftë në fushën e infrastrukturës, ndërmarrësisë, shëndetësisë, arsimit e shkencës apo edhe të sigurisë”, theksoi ai.

Mustafa shtoi se projekt-buxheti i propozuar nuk reflekton një strategji të karakterit zhvillimor për vendin, por është i bazuar në shpenzime të tanishme, të cilat nuk krijojnë kushte për zhvillim afatgjatë.

“Kjo qeveri assesi nuk po mund të dalë me një vizion konkret që tregon se ku do ta çojë vendin në vitet e mbetura të mandatit të saj. Nga ajo që po shihet, kjo qeveri do të mbahet mend vetëm për shpenzime enorme për nisma të pa menduara mirë, me efekte shumë afatshkurtra, të cilat nuk do të lënë gjurmë në rritjen afatgjatë të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, tha Mustafa.

Koordinatori i Departamentit për Financa në PDK shtoi se buxheti i këtij viti po rezulton më i lartë në krahasim se me vitet tjera, për shkak të rritjes së çmimeve.

“Raporti i projekt-buxhetit ka paraparë një rritje ekonomike prej 5.5% për vitin 2023, që paraqet pothuajse dyfishim të normës së rritjes ekonomike nga viti aktual. Dhe kjo nuk përkon me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore si institucionet më kredibile në këtë fushë e të cilat sugjerojnë se rritja ekonomike në vitin 2023 nuk pritet të jetë mbi 3%. Parashikimet e fryra të rritjes ekonomike në këto kushte të brishta dhe të pasigurta janë një rrezik i lartë për qytetarin dhe Kosovën”, tha Mustafa.

Ai theksoi se qeveria me fjalë të mëdha kishte prezantuar shifrën e buxhetuar të investimeve kapitale prej mbi 700 milionë euro, por ato nuk janë realizuar as për 200 milionë euro.

“Qeveria në mënyrë të pakuptimtë po krijon iluzione thuajse Kosova gjendet në një “bum” ekonomik dhe duke u vetëkënaqur me këto iluzione nuk po e ndjen nevojën për të intensifikuar përpjekjet e saj për të adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet ekonomia e vendit. Pra, kjo qeveri po paraqitet se kinse në Kosovë kemi një “bum” ekonomik, ndërsa treguesi më adekuat se çfarë kemi sot në Kosovë është vet jeta e qytetarit”, thaMustafa.

Për më tepër, ai deklaroi se Kosova ka një vit të humbur dhe për këtë qeverisë do i duhen dy vjet që të kryhen punët e papërfunduara.

“Zgjidhja më e qëndrueshme dhe më e drejtë në këto rrethana është rritja e pagave, pensioneve dhe ndihmave sociale për të paktën aq sa është rritur niveli i përgjithshëm i çmimeve. Mirëpo, duket që qeveria ka vendosur ta refuzojë këtë ide edhe për vitin 2023, për shkak se nuk ka ndarë buxhet të nevojshëm për të siguruar një rritje të tillë. Me këtë, qeveria ose ka vendosur të pajtohet me varfërimin e qytetarëve nga rritja e çmimeve, ose ndoshta po planifikon që të vazhdojë praktikën e pakove të njëhershme të ndihmave për kategori të caktuara të qytetarëve, të cilat nuk janë treguar efektive në adresimin e nevojave të tyre”, theksoi Mustafa.

Në konferencën e PDK-së, Mustafa shtoi se praktika e ndërmarrjes së masave ekonomike nga Qeveria Kurti po ua lë në dorë ministrave shpenzimet sipas dëshirës së tyre.

Po ashtu ai deklaroi se në buxhetin e paraparë për vitin e ardhshëm nuk janë paraparë mjetet as për procesin e vettingut, Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, për reformat në Policinë e Kosovës.

Lajmet

Pritje deri në dy orë e gjysmë në kufi: Merdara dhe Dheu i Bardhë më të ngarkuarat

Published

on

By

Fluksi i automjeteve në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës është rritur ndjeshëm, ku pritjet për të dalë nga vendi arrijnë deri në 140 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar mbetet Merdara, ku në dalje pritet nga 120 deri në 140 minuta, ndërsa në hyrje pritja është rreth 10 minuta. Ngarkesë e ngjashme paraqitet edhe te Dheu i Bardhë, ku pritja për të dalë nga Kosova arrin deri në 80 minuta.

Pikat e tjera kufitare paraqesin situatë më të qetë:

Jarinjë: 10 minuta pritje si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Vërmicë: 3 deri në 5 minuta në të dyja drejtimet. Pikat e tjera (Bërnjak, Hani i Elezit, Kulla, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq, etj.)

Qarkullimi po zhvillohet pa pengesa, me pritje minimale prej 1 deri në 5 minuta.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen mbi gjendjen në kufi përpara nisjes dhe të shfrytëzojnë pikat alternative për të shmangur kolonat e gjata.

Continue Reading

Lajmet

Më 28 gusht mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë, emetohen 25 milionë euro obligacione

Published

on

Ministria e Financave ka njoftuar se më 28 gusht 2026 do të mbahet ankandi i shtatë i letrave me vlerë për këtë vit.

Në kuadër të ankandit do të emetohen obligacione me maturitet pesëvjeçar, në vlerë prej 25 milionë eurosh.

Sipas Ministrisë, investimi në obligacione shtetërore konsiderohet investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Interesi i përcaktuar nga tregu garantohet gjatë gjithë periudhës pesëvjeçare dhe investimi është i liruar nga tatimi.

Ministria u ka bërë thirrje të interesuarve që, për informacione rreth pjesëmarrjes në ankand dhe blerjes së letrave me vlerë, të kontaktojnë njërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive

Published

on

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten aktive dhe 1 në monitorim.

Në operacionet për menaxhimin e situatës janë angazhuar 235 forca operacionale dhe 33 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 140 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore:

* Gojan–Gjegjan, Pukë – Situata mbetet problematike për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer. Forcat janë përqendruar në mbrojtjen e banesave dhe është kryer evakuimi i banorëve. Operacioni është mbështetur edhe nga 40 efektivë dhe 3 helikopterë të FA-së.

* Mal Milot, Kurbin – Vatra vijon aktive, por rreziku për banesat është eliminuar për momentin. Në terren janë forca zjarrfikëse, ushtarake dhe bashkiake, ndërsa është kërkuar përforcim me forca dhe mjete të FA-së.

* Dajt, Tiranë – Ka riaktivizim të vatrës, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në operacion janë angazhuar MZSH, AZM dhe FA, me mbështetje nga 1 helikopter.

* Dukat, Vlorë – Zjarri në zonën e Shatës është zgjeruar gjatë natës në drejtim të malit. Në terren operojnë forcat vendore dhe 40 efektivë të FA-së dhe dy avionë Air Tractor; aktualisht nuk rrezikohen banesa.

* Ballaxhiaj, Memaliaj – Zjarri është nën kontroll dhe larg banesave, pas angazhimit të forcave zjarrfikëse, policisë dhe vullnetarëve; disa banorë janë evakuuar.

* Vatra të tjera aktive raportohen në Kalivaç, Shtuf, Gjorm të Sipërm dhe Hotolisht, ndërsa vatra në Lufaj, Mirditë, është nën kontroll dhe monitorim.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./EO/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara