Lajmet

​Parashikimi i motit për pesë ditë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.

Published

on

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjithashtu do ketë edhe ngritje graduale të temperaturave.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s.

Lajmet

17 vjeçari nga Kosova që theri mësuesën në Gjermani, jashtë rrezikut për jetë

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të premten Gjermaninë. Në një shkollë të qytetit të Essenit, një mësuese është therur me thikë nga një 17-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Policia ndërhyri menjëherë, duke neutralizuar dhe arrestuar të dyshuarin. Si autori, ashtu edhe viktima u transportuan në Spitalin Universitar të Essenit.

Sipas mediave gjermane, pas ndërhyrjeve kirurgjikale, të dy ndodhen në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë./D.B/EO

Continue Reading

Aktualitet

UBT sjell modelin e suksesshëm austriak të arsimit në turizëm: Dy diploma për studentët e Kosovës dhe rajonit

Published

on

Turizmi është një sektor kyç për zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm të Kosovës, që kërkon profesionistë të përgatitur sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Për ta bërë këtë të mundur, UBT ka nënshkruar një marrëveshje për Diplomë të Dyfishtë (Double Degree) me IMC Krems – University of Applied Sciences në Austri, një nga modelet më të suksesshme evropiane në arsimin për turizëm.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, studentët e Turizmit në UBT do të studiojnë dy vite në Kosovë dhe vitin e fundit në Austri, duke u pajisur me dy diploma universitare – një nga UBT dhe një nga IMC Krems.

Marrëveshja u nënshkrua nga Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, në Austri, ku ai u prit nga themeluesi dhe kryetari i bordit mbikëqyrës të IMC Krems, Heinz Boyer, drejtori ekzekutiv Udo Brändle, si dhe nga Iris Waringer, drejtuese e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dhe Chen Yang, përgjegjës për projektet ndërkombëtare.

“Ky bashkëpunim është dëshmi e orientimit ndërkombëtar të UBT-së dhe përkushtimit tonë për t’u ofruar studentëve mundësi unike që e rrisin cilësinë e studimeve dhe hapin dyert e karrierës ndërkombëtare”, tha Rektori Hajrizi.

Ky program Double Degree do të shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të turizmit në Kosovë, duke përgatitur gjenerata të reja profesionistësh që do të kontribuojnë në promovimin e vendit si destinacion turistik dhe në rritjen e standardeve të industrisë së mikpritjes.

Austria konsiderohet si një ndër modelet më të suksesshme në fushën e arsimit profesional për turizëm dhe hotelieri, duke ofruar një sistem shkollimi të avancuar dhe të orientuar drejt praktikës.

Continue Reading

Lajmet

​Rama kritika ambasadorëve: Rezultati lë për të dëshiruar

Published

on

By

Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, diplomacia ekonomike është pika më e dobët e bilancit të ambasadave shtetit nëpër botë.

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin tre ditor me ambasadorët e Shqipërisë, kreu i qeverisë tha se kontributi i përfaqësive është thuajse inekzistent.

Një element kyç që mbetet hallka më e dobët e punës së Shërbimit Diplomatik është diplomacia ekonomike ku roli i përfaqësive tona është i dobët dhe ku përjashto raste specifike që lidhen me natyrën dhe vullnetin e ndonjë ambasadori, kontributi është inekzistent. Është bërë një konferencë e dedikuar për përfaqësitë diplomatike në funksion të diplomacisë ekonomike, por rezultatet lënë për të dëshiruar. Ky aspekt duhet të jetë prioritet i ambasadave”, tha Rama, raporton Top Channel.

Sipas tij sa i përket politikës së jashtme, qeveria në Tiranë ua ka lehtësuar punën.

Ndryshe nga si ndodhte më parë kur kancelaritë evropiane ishin të largëta për përfaqësitë tona, sot kancelaritë ndërkombëtare janë vetëm një telefonatë larg nga Tirana. Puna juaj duhet të jetë e fokusuar te rritja e intestitet të lidhjeve me botën ekonomike, e cila është tejet e zhvilluar në Evropë. Duke shfrytëzuar impaktin e Shqipërisë mund të bëjmë shumë së bashku”, tha ai./D.B/EO

 

Continue Reading

Lajmet

34 vite nga pavarsia e Maqedonisë së Veriut

Published

on

By

Maqedonia e Veriut sot shënon 34 vjet nga shpallja e pavarësisë nga ish-Federata Jugosllave, përmes një referendumi popullor.

Referendumi i asaj kohe u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkonin status autonomie, duke shprehur pakënaqësitë për pozitën e tyre. Megjithatë, sipas vlerësimeve zyrtare, mbi 95 për qind e qytetarëve që dolën në votime u përgjigjën pozitivisht në pyetjen: “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë?”.

Procesit i parapriu Deklarata për Pavarësi, e miratuar nga Parlamenti i parë shumëpartiak më 25 janar 1991. Vullneti i popullit për shtet të pavarur u konstatua më 18 shtator 1991 me pranimin e rezultateve të referendumit në Kuvend. Një tjetër hap i rëndësishëm ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991, e cila nuk mori mbështetjen e deputetëve shqiptarë. Dhjetë vite më vonë, pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Kushtetuta u plotësua.

Shteti i parë që njohu pavarësinë e Maqedonisë ishte Bullgaria, pasuar nga Turqia, Sllovenia, Kroacia, Rusia dhe Bosnja e Hercegovina. Më 26 prill 1992 vendi u pavarësua monetarisht me vendosjen e denarit, ndërsa më pas formoi edhe Armatën, e cila feston ditëlindjen më 18 gusht.

Subjektiviteti ndërkombëtar-juridik u konfirmua më 8 prill 1993, kur Maqedonia u pranua si anëtare e 181-të e Kombeve të Bashkuara.

Sot, vendi ka marrëdhënie diplomatike me mbi 170 shtete të botës dhe pas një periudhe të gjatë sfidash, më 30 mars 2020, u bë anëtarja e 30-të e NATO-s./D.B/Zhurnal.mk

Continue Reading

Të kërkuara