Lajmet

Eksporti i grurit nga Ukraina, niset anija e parë që nga fillimi i luftës

Kjo vjen pas marrëveshjes së nënshkruar nga Rusia dhe Ukraina në muajin korrik.

Published

on

Një anije e ngarkuar me grurë është larguar nga porti ukrainas i Odesës për herë të parë që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë turke të mbrojtjes.

Kjo vjen pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në korrik për të rihapur portet e Detit të Zi për të rifilluar eksportet e grurit – dërgesat e nevojshme për të lehtësuar një krizë globale ushqimore në rritje.

Anija me flamurin e Sierra Leone, RAZONI, e ngarkuar me misër, ishte planifikuar të nisej nga porti i Odesa në orën 8:30 të mëngjesit të hënën për të shkuar në Liban, tha ministria turke e mbrojtjes, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshje të veçanta me Turqinë dhe OKB-në, duke i hapur rrugën Ukrainës – një nga shportat kryesore të bukës në botë – për të eksportuar 22 milionë tonë grurë dhe mallra të tjera bujqësore që kanë ngecur në portet e Detit të Zi për shkak të konfliktit.

Anije të tjera pritet të nisen nga portet e Ukrainës përmes korridoreve të sigurta në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Stamboll.

Marrëveshja synon të lejojë kalimin e sigurt të dërgesave të grurit brenda dhe jashtë Odesas, si dhe Chornomorsk dhe portin e Pivdennyi aty pranë.

Një bllokadë nga flota ruse e Detit të Zi që kur pushtoi fqinjin e saj ndërpreu furnizimet në tregjet anembanë botës dhe bëri që çmimet e grurit të rriten./klankosova.tv.

Lajmet

Sot deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Published

on

Në Gjykatë Speciale gjatë ditës së sotme do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësi ka vendosur që deklaratat përmbyllëse në çështjen “Prokurorja e Specializuar kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit” të jepen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:30.

Caktimi i deklaratave përmbyllëse shënon përfundimin e paraqitjes së argumenteve të palëve në këtë proces gjyqësor, para se gjykatësi të marrë vendimin për rastin.

Sipas dosjes së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, veprat penale të paraqitura në aktakuza kanë lidhje me proceset zyrtare të Dhomave të Specializuara, përfshirë këtu hetimet e Zyrës së prokurorit të specializuar.

Aktakuza thotë se së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, Thaçi zbuloi informacion të fshehtë që i ishte bërë i njohur në gjykimin e tij, dhe së bashku me Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn e Hajredin Kuçin, bashkërenduan për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në dëshmitë e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdekje e dyshuar në Leposaviq, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në Leposaviq.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 9 shtator, rreth orës 07:00. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shoferi godet policin me veturë në Bërnjak, rasti nën hetim

Published

on

Një zyrtar policor është goditur nga një automjet gjatë një kontrolli në fshatin Bërnjak të Zubin-Potokut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator, rreth orës 16:25, në pikën e kontrollit kufitar në Bërnjak, ku ishte ndaluar një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve, vozitësi i dyshuar, mashkull kosovar, ka filluar lëvizjen me veturë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, me ç’rast ka goditur zyrtarin policor.

Viktima, zyrtar policor mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje raportohen në Graçanicë, Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Published

on

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në rajonin e Prishtinës dhe në Graçanicë, ndërsa në njërin prej rasteve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Graçanicë, më 9 shtator rreth orës 02:10, është raportuar se një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga një burrë kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë, më 9 shtator është intervistuar një burrë kosovar, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i tretë është raportuar në Fushë Kosovë, më 9 shtator rreth orës 07:15, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare.

Pas intervistimit të palëve dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara