Aktualitet

​Parashikimi i motit

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26-30 gradë celsius.

Published

on

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me reshje lokale në disa zona.

Të premten do të ketë mot më stabil derisa në fundjavë rikthehet shiu si dhe do të ketë shkarkime rrufesh dhe stuhi lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26-30 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit.

Lajmet

Arrestohet i arratisuri në Prizren, po kërkohej për fajde e detyrim

Published

on

By

Një person i cili ndodhej në arrati është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari po kërkohej lidhur me një rast të ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

Pas arrestimit dhe intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një i mitur për dhunim në Istog

Published

on

By

Një person i mitur është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit në Istog.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dy të vdekur brenda një dite nga aksidentet në Prishtinë

Published

on

By

Një 17-vjeçar dhe një motoçiklist kanë humbur jetën si pasojë e dy aksidenteve të rënda të ndodhura gjatë ditës së mërkurë në rajonin e Prishtinës.

Aksidenti i parë ka ndodhur pasdite në magjistralen Ferizaj–Prishtinë, përkatësisht në Çagllavicë, ku një veturë ka goditur për mort këmbësorin e mitur, shtetas britanik. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në QKUK, i riu nuk u ka mbijetuar lëndimeve. Shoferit të përfshirë në aksident i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Po ashtu, në mbrëmje një tjetër përplasje fatale ka ndodhur në fshatin Llukar mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e goditjes, motoçiklisti ka pësuar lëndime mortale, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me zbardhjen e shkaqeve të të dyja rasteve po merren njësitet e trafikut rajonal. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dogana parandalon kontrabandimin e një arme në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

By

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen e një arme ajrore të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Arma e llojit revole ajrore “FB Record” (kalibri .177) u zbulua gjatë skanimit të bagazhit të një udhëtari që kishte kaluar nëpër “kanalin e gjelbër”, zonë kjo e destinuar për personat që nuk kanë mallra për deklarim. Për t’iu shmangur kontrolleve, pistoleta ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba.

Pas zbulimit, arma është konfiskuar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare për hapa të mëtejshëm, ndërsa ndaj udhëtarit kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara