Aktualitet
Parashikimi i motit
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Published
2 years agoon
By
UBT newsSot parashihet mot relativisht i ngrohtë, me vranësira të dendura dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Bota
OKB: Çdo 10 minuta një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj
Published
24 mins agoon
November 25, 2024By
UBTnewsRaporti “Femicidi 2023” zbuloi se 140 gra dhe vajza vdesin çdo ditë nga duart e partnerit apo të afërmit të tyre të ngushtë, që do të thotë se çdo 10 minuta një burrë vret një grua apo vajzë.
Më shumë se 85,000 gra u vranë në botë vitin e kaluar, dhe 60 për qind e femicideve u kryen nga partnerët ose anëtarët e familjes së viktimave, sipas një hulumtimi të UN Women dhe UNODC me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, raporton Tanjug.
Raporti “Femicidi 2023” zbuloi se 140 gra dhe vajza vdesin çdo ditë nga duart e partnerit apo të afërmit të tyre të ngushtë, që do të thotë se çdo 10 minuta një burrë vret një grua apo vajzë.
Afrika regjistroi shkallën më të lartë të femicideve nga partnerët dhe familja në vitin 2023, e ndjekur nga Amerika dhe më pas Oqeania, sipas faqes së internetit të UN Women.
Në Evropë dhe Amerikë, numri më i madh i grave vriten nga partnerët e tyre, ndërsa femicidet e tjera kryhen nga anëtarët e familjes.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme – ajo mund të parandalohet. Ne kemi nevojë për një ligj të fortë, mbledhje të përmirësuar të të dhënave, përgjegjshmëri më të madhe të qeverisë, një kulturë të tolerancës zero dhe rritje të fondeve për organizatat dhe organet institucionale për të drejtat e grave”, tha Drejtoresha Ekzekutive e UN Women, Sima Bahus.
Ajo u bëri thirrje liderëve botërorë që të bashkohen në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe të investojnë burimet e nevojshme për këto qëllime. Ghada Fathi Waly, Drejtor Ekzekutiv i UNODC-së, tha se ky raport thekson nevojën për sisteme të forta të drejtësisë penale që mbajnë përgjegjës autorët, ndërkohë që ofrojnë mbështetje adekuate për të mbijetuarat femra, duke përfshirë aksesin në mekanizma të sigurt dhe transparent për raportimin e dhunës.
Fushata globale kundër dhunës ndaj grave “16 Ditët e Aktivizmit” në mediat sociale për të folur kundër dhunës me bazë gjinore u nis duke përdorur #NoExcuse dhe #16Days.
Bota
Poroshenko i bëri thirrje botës të zgjohet: Lufta e Tretë Botërore ka filluar
Published
28 mins agoon
November 25, 2024By
UBTnewsIsh-presidenti ukrainas Petro Poroshenko e vlerësoi lëshimin e raketës balistike ruse me rreze të mesme “Oreshnik” në Ukrainë si një “mesazh për Perëndimin”.
Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se edhe pse partnerët e Ukrainës kanë frikë se lufta kundër vendit të tij mund të përshkallëzohet në luftën e tretë botërore, ata duhet të zgjohen, sepse, siç tha ai, lufta e tretë botërore tashmë po ndodh.
“Ne kemi ushtarë të Koresë së Veriut në territorin e Ukrainës . Ne kemi drone nga Irani që godasin pikërisht para shtëpisë sime. Ne kemi raketa të Koresë së Veriut që sulmojnë infrastrukturën energjetike në Kiev dhe predha artilerie të dërguara në Rusi nga Koreja e Veriut dhe Irani”, tha ai në një intervistë për Times of Malta , raporton Tanjug.
Duke paralajmëruar se ushtarët e Koresë së Veriut po dërgoheshin në Ukrainë për të fituar përvojë luftarake, ish-presidenti tha se trupat do të përdoren në Azinë Juglindore për të “shantazhuar botën”.
Duke vënë në dukje se, së bashku me Iranin, ai vend furnizon Ukrainën “më shumë predha artilerie, raketa dhe dronë sesa të gjitha vendet anëtare të NATO-s”, Poroshenko paralajmëroi se ky është “rreziku kryesor” me të cilin përballet vendi i tij dhe bëri thirrje për veprim.
“Ne kemi nevojë për një mekanizëm efektiv për t’i bërë sanksionet efektive dhe për të parandaluar Iranin dhe Korenë e Veriut të dërgojnë këto armë. Kjo do ta bënte fitoren shumë më afër dhe Rusinë shumë më të dobët”, theksoi Poroshenko.
Ish-presidenti ukrainas vlerësoi se lëshimi i raketës balistike ruse me rreze të mesme “Oreshnik” në Ukrainë ishte një “mesazh për Perëndimin”.
“Ukraina nuk ka frikë nga Vladimir Putin, presidenti rus dëshiron të trembë partnerët tanë në Perëndim”, gjë që është e nevojshme që ai të arrijë qëllimet e tij. Përkundrazi, mungesa e frikës na jep mundësinë për të fituar. “Putini nuk po lufton vetëm kundër Ukrainës, ai po lufton kundër Polonisë, kundër shteteve baltike dhe mendon se mund të luftojë kundër Gjermanisë, sepse ai mendon se Dresden, ku ai shërbeu si oficer i KGB-së, është gjithashtu një zonë e interesit rus. Poroshenko, i cili ishte presidenti i pestë i Ukrainës nga viti 2014 deri në vitin 2019.
Duke theksuar se ndërsa fitorja e Ukrainës “nuk do të thotë të vrasësh Putinin ose të vendosësh flamurin ukrainas në Kremlin“, Poroshenko tha se qëllimi i vendit të tij ishte të parandalonte Rusinë që të vazhdonte luftën dhe se përdorimi i raketës balistike nga Putin “tregoi se ai ishte i mërzitur”.
“Pse Putin pati një reagim kaq nervoz? Sepse ne shkatërruam dy depo të mëdha të raketave ruse me një raketë ‘Storm Shadow‘”, tha ai, duke iu referuar përdorimit të parë të armëve të prodhuara nga Britania në Ukrainë për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.
Ai gjithashtu theksoi se Ukraina nuk do ta njohë apo pranojë kurrë pushtimin e territorit të saj dhe se “nuk ka kompromis” për këtë çështje.
Duke përmendur pesë kushte për paqen, Poroshenko tha se nuk do të kishte kompromis për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, duke theksuar se Ukraina “nuk do të jetë kurrë një koloni e Rusisë” dhe dëshiron të bashkohet me BE dhe NATO.
Duke komentuar mundësinë që mbështetja ushtarake e SHBA-së mund të ndalet me kthimin e menjëhershëm të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka pohuar vazhdimisht se mund t’i japë fund luftës brenda 24 orëve, Poroshenko kujton se ndihma ushtarake i është dorëzuar Ukrainës dhe për kohën e mandati i mëparshëm i Trump.
“Megjithatë, fitorja brenda 24 orëve është e mundur duke e ftuar Ukrainën në NATO. “Pa një lëvizje të tillë, lufta nuk do të ndalet as për 24 vjet”, paralajmëroi ai.
Siç tha ai, Ukraina dhe liderët e NATO-s duhet të mësojnë nga shembulli i Luftës së Ftohtë, kur Gjermania Perëndimore u pranua në NATO, edhe pse Bashkimi Sovjetik pushtoi lindjen e vendit.
“Ne duhet të mësojmë nga ajo përvojë dhe ta përsërisim edhe një herë. E vetmja gjë që duhet të bëjë Trump është të ftojë Ukrainën në NATO. Është një parakusht shumë i rëndësishëm për të ndaluar luftën… Dhe një sinjal i fortë për Putinin se ai nuk mund të shantazhojë botën e lirë demokratike”, përfundoi Poroshenko.
Bota
Rekrutoi +50 burra për të përdhunuar gruan e tij: Domique Pelicot rrezikon 20 vite burg!
Published
32 mins agoon
November 25, 2024By
UBT NEWSDomique Pelicot, 72-vjeçari që drogoi dhe përdhunoi së bashku me rreth 50 burra të tjerë bashkëshorten e tij, rrezikon të dënohet me 20 vite burg. Pas njëmbëdhjetë javësh seanca, pritet verdikti final këtë të hënë, më 25 nëntor, teksa Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 20 vite në mënyrë që potencialisht ai të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në qeli.
Dominique Pelicot për një hark kohor prej afro 10 vitesh, drogoi bashkëshorten e tij dhe ftoi burra të ndryshëm në banesë që ta përdhunonin atë, teksa ishte e pavetëdijshme. Një pjesë të mirë të këtyre akteve, ai i filmoi në telefonin e tij.
Ky abuzim çoi në dëmtime të rënda fizike dhe emocionale për gruan e tij, si dhe shfaqjen e infeksioneve të shumta seksualisht të transmetueshme. Pelicot i ka pranuar krimet në gjykatë, duke pretenduar se veprimet e tij vinin nga një lloj varësie që ai kishte. Ai i kontaktonte përdhunuesit e tjerë në platforma të ndryshme dhe bëhet fjalë për burra nga mosha 26 deri në 74 vjeç. Shumica e tyre pretenduan se në gjyq se nuk mendonin se bëhej fjalë për përdhunim, pasi besonin se gjithçka ishte me dakordësinë mes dy partnerëve.
Ky rast ka shkaktuar zemërim të madh publik në Francë, me protesta në solidaritet me viktimën e dhunës, gjatë seancave gjyqësore. Gisèle Pelicot, gruaja franceze që është bërë një heroinë feministe për rastin e saj dhe vendimin që gjyqi për përdhunimin e kryer nga ish-bashkëshortin e saj dhe +50 burrave të tjerë të mbahet publikisht.
“Unë jam një grua e shkatërruar totalisht dhe nuk e di si do ta rindërtoj veten. Së shpejti mbush 72 vjeç dhe nuk jam e sigurt që jeta ime do të jetë e mjaftueshme per t’u rikuperuar nga kjo,” tha ish-menaxherja e logjistikës, e cila u përdhunua në mënyrë të përsëritur duke u droguar pa dijeninë e saj nga burri i saj, Dominique Pelicot, 71 vjeç.
Ai filloi abuzimin në vitin 2011 dhe më tej, në vitin 2020 gjithçka u zbulua. Ai u kap krejt rastësisht, pasi në vitin 2020 po fotografonte vajza dhe gra nën fundet e fustaneve në një qendër tregtare. Më tej, policia kontrolloi telefonin e tij dhe zbuloi të vërtetën e Gisèles. Kjo e fundit mësoi nga policia episodet e përdhunimit që zgjatën gati një dekadë.
Bota
Khamenei bën thirrje për dënim me vdekje për liderët izraelitë
Published
35 mins agoon
November 25, 2024By
UBTnewsLideri suprem i Iranit, që mbështet dy grupet që po luftojnë kundër Izraelit në Gazë dhe Liban, tha se duhet që udhëheqësve izraelitë t’iu shqiptohen dënime me vdekje, e jo t’iu lëshohen fletarrestime.
Ajatollah Ali Khamenei i bëri këto deklarata teksa po komentonte fletarrestimet e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale më 21 nëntor për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes dhe një udhëheqës ushtarak të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Ata lëshuan fletarrestime. Ato nuk mjaftojnë… Duhet të shqiptohen dënime me vdekje për këta udhëheqës kriminalë”, tha Khamenei, duke iu referuar udhëheqësve izraelitë.
Në vendimin e tyre, gjyqtarët thanë se ka prova të bazuara për të besuar se Netanyahu dhe Yoav Gallant kanë përgjegjësi penale për aktet që përfshijnë vrasje, përndjekje dhe përdorimin e urisë si armë të luftës, si pjesë e “sulmit të gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile në Gazë”.
Vendimi i GJNP-së shkaktoi zemërim në Izrael, shtet që e quajti këtë vendim absurd. Banorët e Gazës u shprehën se fletarrestimet mund të ndihmojnë në ndaljen e dhunës dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit për krimet.
Izraeli ka thënë se GJNP-ja, me seli në Hagë, nuk ka juridiksion dhe ka mohuar se kryen krime të luftës në Gazë.
Fletarrestimi për udhëheqësin e Hamasit, Ibrahim Al-Mastri, thotë se ai akuzohet për vrasje masive gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 kundër Izraelit, që nxiti luftën në Gazë. Ai po ashtu akuzohet për përdhunim dhe marrje të pengjeve.
Masri, i njohur edhe si Mohammed Deif, në korrik u raportua se u vra gjatë një sulmi izraelit. Por, Hamasi nuk e ka konfirmuar e as mohuar këtë gjë./REL/
Gjimshiti e Kolasinac gati për ‘luftën rvropiane’
Osmani në Halifax : Diskutova për shembullin e Kosovës si një ndër sukseset më të mëdha në histori
Boks: Alban Beqiri shpallet kampion Ballkani, ngre lart flamurin shqiptar në Serbi
Gashi thotë se kjo legjislaturë po shkon drejt fundit
Italia mund Holandën në finale dhe fiton për herë të dytë radhazi ‘Kupën Davis’
OKB: Çdo 10 minuta një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj
Poroshenko i bëri thirrje botës të zgjohet: Lufta e Tretë Botërore ka filluar
AAK-ja kërkon debat për punën e qeverisë Kurti
Rekrutoi +50 burra për të përdhunuar gruan e tij: Domique Pelicot rrezikon 20 vite burg!
Të kërkuara
-
Bota4 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman