Aktualitet

​Parashikimi i motit

Reshjet e borës nuk do të mungojnë edhe në viset mesatare dhe ato të ulëta.

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se dhjetëditëshi i dytë i muajit janar do të kushtëzohet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Kjo situatë e motit do të krijohet për shkak të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Si pasojë e gjithë këtyre proceseve fizike në Troposferë do të krijohen kushte për vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë stadit të mesëm dhe të ulët të Troposferës. Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me riga të dobëta shiu për të rikthyer më tej në reshje mesatare dhe të dendura bore.

Nga kushtet klimatike dhe relievit që ka vendi ynë, reshjet nuk do të jenë me intensitet të njëjtë në gjithë territorin. Më të theksuara priten të jenë në pjesën veriore të Dukagjinit dhe viseve të larta malore, mirëpo reshjet e borës nuk do të mungojnë edhe në viset mesatare dhe ato të ulëta.

Sa i përket temperaturave ato do të ulën në dy vlerat ekstreme, por më e ndjeshme në vlerat e minimaleve. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës së elementeve dhe këtyre dukurive meteorologjike.

Temperaturat minimale për gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -8 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius. Në viset malore përveç reshjeve të dendura të borës parashihen temperatura më të ulëta për 3-5 gradë Celsius, varësisht nga lartësia mbidetare.

Ky mot me këto temperatura do të krijojë ngrica si në viset e ulëta, po ashtu edhe në viset e larta, prandaj u rekomandohet ngasësve të automjeteve të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

Prezenca e rrezeve të diellit nga dita e enjte do të krijojë kushte që të krijohet mjegulla e dendur pothuajse në të gjithë territorin. Gjithashtu era nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e cila do të jetë e lehtë dhe lokalisht e fortë do ta mbajë ketë gjendje termike e cila do t’i ngjasojë stinës që jemi.

Lajmet

Influencer Marketing në Praktikë: Donna Gorani Sylaj dhe Lindrit Zogaj mbajnë ligjëratë me studentët e MBE Master në UBT

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Marketingut”, studentët e Fakultetit MBE – niveli Master në UBT, të udhëhequr nga profesoresha Gonxhe Beqiri, mirëpritën në një ligjëratë të veçantë influenceren Donna Gorani Sylaj dhe gazetarin-influencerin Lindrit Zogaj. Aktiviteti u mbajt të martën, më 5 maj 2026, në ambientet e UBT-së në Prishtinë.

Gjatë ligjëratës, Donna Gorani Sylaj ndau me studentët përvojën e saj profesionale në fushën e marketingut influencues, duke folur për mënyrën se si funksionon Influencer Marketing në praktikë, strategjitë që përdoren për ndërtimin e një audience aktive, si dhe bashkëpunimet me bizneset dhe brendet e ndryshme.

Ajo theksoi rëndësinë e autenticitetit, kreativitetit dhe konsistencës në krijimin e përmbajtjes digjitale, ndërsa foli edhe për sfidat dhe avantazhet e të qenit aktive në këtë industri që po zhvillohet vazhdimisht. Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe përgjegjësive ligjore dhe obligimeve të influencerëve ndaj shtetit si taksapagues.

Ndërkaq, Lindrit Zogaj ndau me studentët perspektivën e tij mbi ndikimin e rrjeteve sociale në komunikim, median moderne dhe krijimin e përmbajtjes që arrin të ndikojë tek publiku.

Studentët treguan interesim të madh gjatë diskutimeve, duke parashtruar pyetje të ndryshme rreth mundësive që ofron tregu digjital, ndërtimit të brendit personal dhe mënyrave të zhvillimit të karrierës në fushën e marketingut dhe mediave sociale.

Në fund të takimit, studentët dhe stafi akademik falënderuan mysafirët për ligjëratën interaktive, këshillat profesionale dhe motivimin e ofruar për të rinjtë që synojnë të zhvillojnë ide inovative dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron tregu në Kosovë.

Continue Reading

Sport

“Gara” për Igball Jasharin: Tri klubet e Superligës dhe Elbasani pas yllit të Drenicës

Published

on

By

Paraqitjet brilante të sulmuesit të krahut të FC Drenicës dhe Kombëtares së Kosovës U21, Igball Jashari, kanë rënë në sy të shumë klubeve të njohura që po garojnë për shërbimet e tij.

Me 5 gola dhe 4 asistime, 20-vjeçari nga Prekazi ka qenë një nga pikat më të ndritura të Drenicës këtë edicion, duke shkëlqyer njëkohësisht edhe me fanellën e Kosovës U21.

Kampionia aktuale, Drita, nuk e ka fshehur interesimin për ta transferuar talentin drenicas dhe palët tashmë kanë nisur kontaktet e para. Megjithatë, siç mëson Telegrafi, gara është nxehur pasi edhe Ballkani dhe Gjilani janë futur fuqishëm në lojë, duke ia paraqitur zyrtarisht kushtet e tyre anësorit këmbëshpejtë, të cilin e shohin si një lojtar me të ardhme të madhe.

Përveç opsioneve në Superligën e Kosovës, një tjetër mundësi reale për Jasharin mbetet edhe kampionati shqiptar, ku skuadra e Elbasanit, e cila po lufton për titullin kampion, e ka futur në radar si një përforcim të rëndësishëm për merkaton e verës.

Pavarësisht ofertave të shumta, lojtari pritet të presë edhe dy xhirot e fundit të kampionatit për ta ndihmuar maksimalisht Drenicën drejt objektivit të mbijetesës, përpara se të marrë vendimin final se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 131 mijë votues nga diaspora certifikohen për zgjedhjet e 7 qershorit

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar procesi i shqyrtimit të aplikimeve për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ku nga gjithsej 142 mijë e 802 aplikantë, janë aprovuar 131 mijë e 901 prej tyre, ndërsa 10 mijë e 906 kërkesa janë refuzuar.

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, bëri të ditur gjatë mbledhjes së të martës se shqyrtimit të gjitha kërkesave ka përfunduar dje, ndërkohë që sot në orën 20:32 përfundon edhe afati ligjor për kundërshtimet administrative.

Gjatë kësaj periudhe, e cila zgjati nga 6 deri më 17 maj 2026, u regjistruan edhe 96 anullime të kërkesave nga votuesit që zgjodhën të rikthehen në listën e votuesve brenda Kosovës.

Paralelisht me procesin e certifikimit, KQZ ka miratuar edhe adresat e kutive postare për votimin nga jashtë, të cilat do të jenë funksionale në 22 shtete të ndryshme si Gjermani, Zvicër, ShBA, Shqipëri, Austri, e vende të tjera.

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi, theksoi se janë bërë vizita në terren për të verifikuar kapacitetet e mbledhjes së zarfeve, ndërsa Buzhala sqaroi se planet operative me Ministrinë e Punëve të Jashtme janë gati për të siguruar mbledhjen dhe dërgimin e sigurt të votave drejt Kosovës. /Kosova Press/

Continue Reading

Aktualitet

Ish-kryeministri spanjoll nën hetim për skandalin e 53 milionë eurove

Published

on

By

Ish-kryeministri i Spanjës, José Luis Rodríguez Zapatero, është vënë nën hetim penal për dyshime për ndikim të paligjshëm dhe vepra të tjera lidhur me shpëtimin financiar prej 53 milionë eurosh të kompanisë ajrore “Plus Ultra” gjatë pandemisë COVID-19.

Ai është thirrur të paraqitet më 2 qershor në Gjykatën e Lartë penale të Spanjës, ndërsa hetimet po shqyrtojnë nëse fondet publike janë keqpërdorur apo janë përdorur për pastrim parash përmes rrjeteve ndërkombëtare, raporton The Guardian.

Zapatero i ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se nuk ka ndërhyrë në asnjë proces të lidhur me bailout-in dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë.

Rasti konsiderohet historik, pasi për herë të parë një ish-kryeministër spanjoll po hetohet penalisht për një çështje korrupsioni në nivel të tillë të lartë.

/The Guardian/

Continue Reading

Të kërkuara