Kronikë e zezë

​Paraburgim ndaj dy zyrtarëve të komunës së Vitisë

Published

on

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve F. A. Dhe F. R..

Nga Gjykata Themelore në Gjilan kanë njoftuar se “I pandehuri F. A. në cilësinë e personit zyrtar si menaxher i prokurimit në Komunën e Vitisë ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ashtu që dyshohet se me dashje ka tejkaluar kompetencat dhe detyrat e tija ligjore të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që gjatë dhënies së tenderit me numër të prokurimit 657 – 19 – 3001 – 521, të datës 18.07.2017, për projektin ‘Asfaltimi i Rrugëve Rurale për Lot I’ ku përfshirën edhe rruga ‘Lavdia e UÇK-së’, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë ka bërë urdhërpagesë për shtrimin e rrugës me asfalt duke paguar 11.100,75 Euro dhe pastaj me datë 08.04.2020 për të njëjtën rrugë sërish ka nënshkruar urdhërpagesë për shtrim me zhavorr në vlerë 6.870 Euro, pra pas shtrimit me asfalt ka bërë pagesë për shtrimin e rrugës së njëjtë me zhavorr. Po ashtu për rrugën ‘Berjanët’ në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë ka lëshuar urdhërpagesë me datë 08.04.2020 për shtrimin e kësaj rruge me asfalt në shumën 18.890 Euro, por që pas shtrimit me asfalt i njëjti sërish lëshon urdhërpagesë në shumën prej 2.877 Euro, për shtrimin e kësaj rruge me zhavorr”.

I pandehuri F. R., në cilësinë e zyrtarit si menaxher i projektit të Komunës së Vitisë, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar me qëllim të përftimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ashtu që dyshohet me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që kishte ofruar dokumentacione të rrejshme se kinse punimet ishin përfunduar në këto dy projekte.

Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme se po që se të njëjtit lihen në liri dhe kthehen në vendin e punës, mund të përsërisin veprën penale apo të kryejnë edhe ndonjë vepër tjetër penale me pasoja më të rënda. 

Lajmet

Arrestohet një person në Novobërdë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Novobërdë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative e hetimore.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në mëngjes në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se informata është pranuar rreth orës 08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Pllana.

Ai theksoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore e të ekzaminimit për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet se prezantoi patentë shoferi të falsifikuar në Dheu i Bardhë

Published

on

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Dheu i Bardhë, më 16 shtator 2026, rreth orës 11:40, është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollit ka prezantuar një patentë shoferi që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Dokumenti është konfiskuar për ekzaminim.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara