Lajmet

​Osmani takohet sot me përfaqësues të institucioneve të sigurisë, do të bisedojnë për situatën në veri

Osmani u deklarua edhe lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve në veri.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se për situatën e krijuar në veri të vendit sot do të zhvillojë një takim me disa nga institucionet e sigurisë.

“Kam kërkuar raport në bazë ditore sot kam takim me disa institucione të sigurisë të cilat përafërsisht çdo orë më njoftojnë rreth zhvillimeve në vëri tani janë duke më pritur në zyrë dhe është një ndër takimet e shumta qe do ta kem lidhur me situatën. Në momentin që do ta marrë raportin e plotë do ta kemi një pasqyrë më të qartë sa i përket çështjes së zgjedhjeve”, është shprehur ajo.

Osmani u deklarua edhe lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve në veri.

“ Nëse një kërkesë e tillë vjen pasi të dorëzohet vlerësimi i institucioneve të sigurisë KQZ-së si presidente do ta bëjë vlerësimin tim dhe atë do ta ndajë me partitë politike, por patjetër duhet të ketë konsensus jo unanimitet të plotë, por kërkohet konsensus. Besoj që në dy tri ditët në vijim gjithçka do të qartësohet”, ka thënë Osmani.

Lajmet

Misioni nga BE-ja sot me deklaratë rreth zgjedhjeve në Kosovë

Published

on

By

Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, njëherësh deputete e Parlamentit Evropian, sot do të prezantojë deklaratën preliminare të misionit rreth zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën në Kosovë.

Ndryshe Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian që është përbërë mbi 100 persona kanë qenë në terren në mbarë Kosovën.

Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian, Kaja Kallas kishte vendosur të dërgojë në Kosovë këtë Mision të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas BE-së, prania e misionit në terren synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke i lejuar votuesit e Kosovës të shprehin qartë zgjedhjet e tyre.

Continue Reading

Lajmet

Samiti për Inteligjencën Artificiale, Osmani përfaqëson Kosovën

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron, po merr pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale që mbahet në Paris.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë qëndrimit në Francë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Macron, zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

Në kuadër të vizitës, presidentja Osmani do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Élysée, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga presidenti Macron dhe kryeministri Modi”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Sipas DhSK-së, seanca nis nga ora 09:00, teksa parashihet të vazhdojë deri pasdite, në ora 16:30.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 99% të vendvotimeve të procesuara, sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Procesi zgjedhor në Kosovë po hyn në një fazë vendimtare, pasi sot (e martë) nis numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, tani fokusi zhvendoset tek votat individuale të kandidatëve për Kuvendin e Kosovës.

Sipas KQZ-së, ky proces përfshin verifikimin dhe përpunimin e të dhënave në përputhje me Rregulloren Zgjedhore për Qendrat Komunale të Numërimit. Gjithashtu, pas numërimit të votave për kandidatët, do të nisë edhe përpunimi i votave nga diaspora, votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara.

Deri më tani, KQZ-ja ka procesuar 99.17% të vendvotimeve. Nga 2,533 vendvotime në të gjithë Kosovën, janë numëruar 2,512, duke ofruar një pasqyrë të qartë të rezultateve preliminare.

Nga rezultatet e deritanishme të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.83% të votave, duke konfirmuar një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalëve të saj politikë. Në vend të dytë radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 22.15%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 17.59% të votave.

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët ka siguruar 7.47% të votave, ndërsa Lista Serbe ka marrë 4.43%. Nga ana tjetër, Koalicioni për Familjen ka arritur të sigurojë 2.26% të votave.

Vlen të theksohet se këto rezultate janë ende preliminare, pasi në to nuk janë përfshirë votat me kusht, votat e personave me aftësi të kufizuara dhe votat e diasporës. Këto kategori votash mund të sjellin ndryshime në përbërjen përfundimtare të Kuvendit të Kosovës, veçanërisht në raport me shpërndarjen e mandateve individuale për kandidatët që synojnë ulëse në parlament.

KQZ-ja ka bërë thirrje për durim dhe mirëkuptim, duke theksuar se procesi i numërimit dhe verifikimit do të kryhet me transparencë të plotë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Zhvillimet e mëtejshme priten në orët dhe ditët në vijim, teksa procesi i numërimit të votave të kandidatëve do të japë një pasqyrë më të qartë për përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës./UBTNews/

 

Continue Reading

Të kërkuara