Lajmet

​Osmani-Sadriu: Fëmijëve me sindromën Down duhet t’u ofrojmë kushtet që i meritojnë

E para e shtetit tha se fëmijët me sindromën Down kanë një potencial të rëndësishëm.

Published

on

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve me sindromën Down është realizuar një marsh të cilit iu bashkua edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu dhe shumë qytetarë të tjerë. Nën moton “Ec me këpucët e mia”, e me pankarta që mbanin mbishkrime “Mos më paragjyko”, “Bashkëpunues”, ky marsh nisi nga Kuvendi i Kosovës dhe vazhdoi deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Terapi fizike, terapi psikologjike por edhe lokopedia ishin disa nga kërkesat e fëmijëve që ishin të shkruara në këpucët e vogla që iu dhuruan presidentes.

E para e shtetit tha se fëmijët me sindromën Down kanë një potencial të rëndësishëm, por duhet t’iu ofrohen kushtet që i meritojnë.

Derisa shton se si presidencë janë në hapa të vazhdueshëm për ofrimin e kushteve për këtë fëmijë, edhe pse siç thotë ajo nevojitet edhe shumë punë.

“Në radhë të parë si institucione, por në radhë të dytë si shoqëri por edhe si individë duhet ta kuptojmë se personat me sindromë Down, e sidomos fëmijët tanë që shumë janë këtu e shumë të tjerë nuk janë këtu në Prishtinë, janë një potencial i jashtëzakonshëm për shoqërinë tonë, i cili duhet të mbështet në çdo segment dhe në çdo fazë të jetës së tyre, sepse ajo çka na dhurojnë është shumë më shumë dashuri, shumë më shumë ngjyra në jetën tonë, prandaj është e domosdoshme që të gjitha kushtet për të cilat ata kanë nevojë t’i ofrojmë si institucione. Natyrisht se jemi në hapa të parë dhe kërkohet është më shumë punë por do të bëjmë gjithçka që është ën duart tona, gjithçka që është ën kompetencat tona në mënyrë që çdo anëtarë i shoqërisë sonë të ndihet i barabartë, të ndihet i përmbushur dhe të ndihet i gatshëm që t’i ofrojë shoqërisë sonë potencialin e vet”, tha ajo.

Ajo shtoi se si hap të vazhdueshëm e kanë edhe angazhimin e asistentëve nëpër shkolla që këtyre fëmijëve t’i ndihmojnë me sa mundësi të kenë.

“Ne duhet t’i marrim parasysh modelet më të mitra të shteteve që kanë avancuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve pa dallim dhe përmes atyre modeleve të sigurohemi se integrimi i tyre i plotë në shoqëri të ndodhë. Ne e pamë edhe në këpucët e vogla që u dhuruan që disa nga kërkesat themelore kanë të bëjnë me terapi fizike, terapi psikologjike, pastaj me lokopedi janë fusha të cilët jo domosdoshmërisht sidomos lokopedia janë të zhvilluara në shtetin tonë. Andaj në radhë të parë ne duhet të investojmë në kuadro të mirëfillta të cilat pastaj mund të ndihmojnë fëmijët me sindromën Down qysh nga ditët e para sepse është me rëndësi që të investohet tek ata dhe të përkrahen ata që nga ditët e para pas lindjes në mënyrë që pastaj të behën anëtarë me potencial të plotë në shoqërinë tonë”, potencoi ajo.

Ndërkaq, drejtoresha e shoqatës së Down Syndrom Kosova, Sebahate Hajdini-Beqiri, përmendi se sa e nevojshme është prania e shtetit për realizimin e kërkesave të personave me sindromën Down.

“Në përmblidhje të të gjitha aktiviteteve në bashkëpunim me presidencën ne po përmbyllim lëvizjen e cila filloi nga objekti i presidencës nën moton ‘Ec me këpucët e mija’, mirëpo po e përmbyllim me një mesazh të ecim të gjithë së bashku…Besojmë që çdo ditë do të jeni me neve ju dhe të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse personat me sindromën Down kanë nevojë për mbështetje dhe për realizimin të drejtave të tyre në të gjitha fushat e jetës sepse komuniteti personat me sindromën Down, familjarët e tyre çdo ditë ballafaqohen me sfidat e tyre, mirëpo mbështetja e presidentes në fushatën tonë dhe të gjithë përfaqësuesit e tjerë na motivojnë dhe na japin shpresa që të drejtat e personave me sindormën Down do të jenë prioritet i institucioneve të vendit”, tha ajo.

21 marsi ndryshe njihet si dita ndërkombëtare e fëmijëve me sindromën Down, derisa shoqata Down Syndrome Kosova, numëron rreth vetës mbi 900 persona me sindromë.

Lajmet

Rama nga Londra: Kosova s’duhet të merret me Serbinë, por të përmbushë detyrimet ndaj BE-së

Published

on

By

Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku ndër folësit kryesorë është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

I pyetur për pozicionin e Kosovës në rajon dhe për ecurinë e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Rama u shpreh se Prishtina duhet të fokusohet tek përmbushja e detyrimeve që burojnë nga dialogu me Serbinë dhe jo tek vetë raportet dypalëshe.

Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave. Megjithatë, është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre”, tha ai./EO

Continue Reading

Lajmet

Supremja: Pranohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar të Kllokotit, rrëzohet vendimi i PZAP-së

Published

on

By

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini, dhe ka prishur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 15.10.2025.

Sipas Supremes, çështja është kthyer në rivendosje në PZAP.

Bazuar në shkresat e lëndës, Arber Emini me datë 13.10.2025, është ankuar në PZAP, me pretendimin se “me datë 12.10.2025 në Zgjedhjet Lokale në Kllokot, Serbia ka ndërhyrë në sistemin zgjedhor në Komunën e Kllokotit, duke fabrikuar dëshmi mjekësore serbe të strukturave paralele për t’u shfrytëzuar votuesit me asistencë të përdorin këtë vërtetim mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se PZAP, gabimisht ka vendosur kur e ka hedhur poshtë ankesën e ankuesit, për faktin se nga pretendimet që dalin nga ankesa, i njëjti është ankuar për procesin dhe parregullsitë gjatë ditës së votimit dhe jo kundër rezultateve preliminare të tabuluara nga KQZ, ashtu siç ka pretenduar PZAP në vendimin e saj.

Andaj, në rivendosje, PZAP, udhëzohet që t’i evitojë shkeljet e theksuara në Aktvendimin e Gjykatës Supreme, AA.nr.93/2025, dhe të vendos në mënyrë meritore lidhur me ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e rregullta komunale janë mbajtur më 12 tetor./KP

Continue Reading

Lajmet

Rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në qendër të Podujevës, policia jep detaje

Published

on

By

Pak qaste më parë ka ndodhur një rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Sipas Ahmetit lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.

Ajo tha se sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë.

Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Ahmeti.

Ajo ka shuar se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./KP

Continue Reading

Lajmet

​Vdes në moshën 29-vjeçare kampioni amerikan i shahut

Published

on

Kampioni amerikan i shahut dhe komentatori online Daniel Naroditsky ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Sipas BBC, familja e tij e përshkroi vdekjen si të papritur, pa dhënë shkakun.

Naroditsky ishte një lojtar i talentuar, edukator dhe komentator, i njohur për kanalin e tij në YouTube me afro 500,000 abonentë dhe stream-et në Twitch me 340,000 ndjekës.

Ai luajti një rol kyç në popullarizimin e përmbajtjes së shahut online.

Ai filloi shahun në moshën 6 vjeç, fitoi Kampionatin Botëror të të Rinjve nën 12 vjeç në 2007, dhe në 2013 u bë Grandmaster i SHBA-së. Naroditsky u diplomua në Stanford dhe punoi si trajner shahu në Charlotte, Karolina e Veriut.

Shumë kolegë dhe fansa e përshkruan si një inspirim, historian të shahut dhe dikë që e bënte lojën argëtuese dhe të thjeshtë për të gjithë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara