Magazinë

Dame Judi Dench zbulon arsyen e tërheqjes nga filmi dhe televizioni

Published

on

Aktorja legjendare britanike, Dame Judi Dench, ka treguar pse vitet e fundit ka vendosur të tërhiqet nga skena e filmit dhe televizionit.

Në moshën 90-vjeçare, aktorja e njohur që filloi karrierën e saj në vitin 1957 si Ofelia në “Hamlet” dhe fitoi famë botërore me rolin e M në serialin “James Bond”, po përballet me një problem serioz shëndetësor që e ka detyruar të ulë aktivitetin profesional.

Gjatë karrierës së saj të pasur, Dench ka luajtur në rreth 60 filma dhe ka fituar një Oscar për rolin në Shakespeare in Love, si dhe shumë çmime BAFTA për filmat Iris, Mrs. Brown dhe A Handful of Dust.

Vitet e fundit, Dench është larguar nga syri i publikut pasi u diagnostikua me degjenerim makular të lidhur me moshën (AMD), një sëmundje e syrit që përkeqësohet gradualisht.

Sipas ekspertëve, AMD shkaktohet nga dëmtimi i makulës, pjesa qendrore e retinës, dhe është një nga shkaqet kryesore të humbjes së përhershme të shikimit tek personat mbi 50 vjeç.

Ndërsa kjo gjendje nuk shkakton verbëri të plotë, ajo ndikon ndjeshëm në shikim dhe e vështirëson punën e aktorit.

Dench u diagnostikua me këtë sëmundje më 2012, ajo ka lidhje familjare, edhe nëna e saj kishte një gjendje të ngjashme. /A.Z/UBT News/

Magazinë

Pse Amanda Seyfried i ka thënë gjithmonë “jo” operacioneve plastike?

Published

on

Amanda Seyfried ka folur hapur për vendimin e saj të mos bëjë operacione plastike, duke theksuar se është e kënaqur me pamjen natyrale dhe preferon të mos ndërhyjë me trajtime të tilla.

Në një intervistë për “Who What Wear”, ka zbuluar se ka një dermatologe të besuar, e cila i ka sugjeruar përdorimin e Botox në të njëjtin vend të ballit për të mbajtur lëkurën e butë.

Megjithatë, Seyfried ka vendosur të heqë dorë nga Botox, veçanërisht për rolin e saj në “The Testament of Ann Lee”, ku kishte rregulla strikte pa grimore. Ajo e shpjegon këtë vendim me pasionin për aktrimin dhe nevojën për të qenë sa më autentike në rolet e saj.

“Unë jam aktore dhe është puna ime, nuk kam nevojë për shumë ndryshime për të arritur rezultate të mira”, ka thënë Seyfried.

Edhe pse Botox kishte pasur efekt pozitiv në pamjen e saj, aktorja ka theksuar se ishte e gatshme të bënte sakrifica për rolin dhe qëllimet artistike.

Përsa i përket eksperiencës së saj me Botox, ka treguar se në fillim e mendoi si një mjet revolucionar, por më pas e pa si diçka që mund të ndërhynte në natyrshmërinë e saj, e zbuloi se periudha pa Botox gjatë punës për filmin ka qenë një sfidë, por e nevojshme për ruajtjen e natyralitetit të karakterit që luante. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Shtyhet gjyqi Blake Lively dhe Justin Baldon

Published

on

Një datë e re është caktuar për gjyqin e Blake Lively dhe Justin Baldoni.

Padia e aktores fillimisht ishte planifikuar të fillonte më 9 mars 2026, por është shtyrë për në 18 maj.

Gjykatësi Lewis J. Lyman e bëri njoftimin gjatë një seance dëgjimore pas përfundimit të procesit të shkëmbimit të provave të martën, më 9 dhjetor, duke shpjeguar se ai ka dy gjyqe penale dhe se “sado e rëndësishme të jetë kjo çështje, ato kanë përparësi”.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve të kontaktojnë një gjyqtar paqeje për të diskutuar një zgjidhje të mundshme.

Grindja midis dy aktoreve filloi në dhjetor 2024, kur Blake ngriti një padi kundër Justin Baldonit, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual, sjellje hakmarrëse dhe shkaktim të shqetësimit emocional.

Në padinë e saj, aktorja pretendoi se gjatë bashkëpunimit në “It Ends With Us”, Baldoni e ngacmoi në shumë mënyra, duke përfshirë komente për trupin e saj dhe se organizoi një fushatë shpifjesh kundër saj me qëllim dëmtimin e reputacionit të saj, akuza që ai i ka mohuar.

Baldoni, nga ana tjetër, fillimisht kishte kërkuar 250 milionë dollarë dëmshpërblim nga New York Times, duke cituar një artikull gazete mbi rastin, dhe kishte ngritur një padi prej 400 milionë dollarësh kundër Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds.

Paditë nga Justin u rrëzuan qershorin e kaluar, ndërsa në nëntor gjyqtari kompetent nxori një vendim përfundimtar, duke deklaruar se aktori kishte refuzuar të paraqiste një padi të ndryshuar në kundërpadinë e tij për shpifje dhe zhvatje kundër Lively dhe Reynolds. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Pamela Anderson konfirmon ndarjen me Liam Neeson

Published

on

Pamela Anderson dhe Liam Neeson u bënë kryefjalë të mediave pas zërave për një lidhje të mundshme gjatë promovimit të filmit “The Naked Gun”.

Fansat u entuziazmuan, ndërsa shumë kritikë e quajtën këtë thashethem një manovër publicitare.

Pamela vendosi të flasë hapur, ajo konfirmoi se mes saj dhe aktorit ka pasur një romancë, por vetëm pasi përfunduan xhirimet.

“Po, unë dhe Liam patëm një lidhje të shkurtër romantike. Kaluan një javë shumë të afërt në veri të Nju Jorkut,” tregoi ajo.

Sipas saj, ata kaluan një periudhë të bukur së bashku, por më pas u ndanë për t’u fokusuar në projekte të tjera.

Pamela hodhi poshtë pretendimet se romanca e tyre ishte një truk marketingu: “Qeshja kur njerëzit thoshin se ishte publike. Ishte e vërtetë. Kishim ndjenja të ndërsjella.”

Ajo theksoi se marrëdhënia e tyre romantike nuk vazhdoi, por mbetet një respekt i madh mes tyre.

“E dua Liamin, por jemi më mirë si miq,” tha Anderson, duke shtuar se ai vazhdon ta mbështesë në fazën e re të karrierës së saj.

Edhe pse jo më çift, Pamela theksoi se ata do të mbeten pjesë e jetës së njëri-tjetrit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Pse fshihet Leonardo DiCaprio? Aktori zbulon arsyen e maskës në publik

Published

on

Leonardo DiCaprio, ylli 51-vjeçar i Hollywood-it, ka treguar pse shpesh del në publik me maskë ose kapelë.

Aktori, i njohur për karrierën e tij të suksesshme dhe çmimet e shumta, thotë se përpiqet të qëndrojë larg vëmendjes së publikut për të ruajtur jetëgjatësinë e karrierës.

“Mendoj se mënyra më e mirë për të pasur një karrierë të gjatë është të mos jem vazhdimisht në sy të publikut. Dal vetëm kur kam diçka për të treguar, përndryshe përpiqem të zhdukem sa të mundem,” u shpreh ai.

DiCaprio nisi të mbante maskë gjatë pandemisë dhe e ka vazhduar këtë zakon edhe sot.

Në dasmën e Jeff Bezos në Venecia, ai u pa sërish i mbuluar me kapuç për të shmangur vëmendjen. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara