Lajmet

​Osmani priti pjesëtarët e FSK-së që shërbyen në Kuvajt

Osmani i përgëzoi ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt.

Me këtë rast, Osmani i përgëzoi ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit krah përkrah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja vlerësoi se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision të çmueshëm vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate.

Lajmet

​“Osmani e Kurti nuk e dinë kush janë, njëri nuk i beson BE-së dhe tjetri Amerikës”

Published

on

By

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, duke thënë nuk dëshiron as ta mirëkuptojë deklaratën e saj se nuk duhet besuar Bashkimit Evropian.

Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se si AAK nuk kanë marrë pjesë në seancën ku raportoi presidentja Osmani, të cilën as nuk e kupton.

“Deklarimi i presidentes është i vonshëm, ndërsa deklaratat se nuk mund t’i besojmë Bashkimit Evropian, unë as nuk i kuptoj, as nuk i mirëkuptoje as nuk e di si mundet një institucion si Presidenca, si presidente e Kosovës me thënë nuk i besoj. Qysh nuk i beson një institucioni që i ke ra në dy gjunjë po i kërkon të bëhesh anëtare, po i kërkon të bëhesh vend kandidat, po ia kërkon 800 milionë euro nga plani për rritje, s’jam ka kuptoj këtë qasje, këta njerëz, këta lider institucional duke i përfshirë Vjosa Osmanin, Albin Kurti, këta me të vërtet nuk po e dinë kush janë, a çka janë a, si ka ardhur liria, si është bërë shteti, me kë është bërë, çka janë duke menduar këta, kush janë. Nuk i beson Amerikës ky tjetri, Albin Kurti. Nuk e ka shkel këmba as shtëpinë e bardh, as Pentagonin, kjo tjetra thotë mos i besoni BE së që shumicën e investimeve e kemi me para të taksapaguesve të këtyre shteteve, kush Kosova me 1 milion e gjysmë banor, mosni se kjo është sjellje e papërgjegjshme. Kjo tregon se votën që e kanë marrë nuk ia dinë as kimetin, e as vlerën”, tha ai.

Edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është pyetur për fjalimin e presidentes Osmani.

“Mendoj që unë nuk jam ajo që duhet të jap përgjigje për fjalimin e presidentes. Secili në rolin e vet kushtetues i takon që të bëjë vlerësimin e vet. Është shumë e rëndësishme që vendi, shteti, institucionet dhe krerët institucional janë në rrugën e drejtë. Agjenda e përbashkët shtetërore nuk është cenuar asnjëherë dhe natyrisht ne si pozitë me të gjitha detyrat që i kemi, do të mundohemi me përkushtim e nderë ta përmbyllim këtë legjislaturë e cila jo që ka pasur pak sfida”, tha ajo, derisa ka komentuar edheparalajmërimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor.

“Fatkeqësisht jo në pak raste presioni është adresuar në drejtim të gabuar, ndaj Kosovës, ende sot e kësaj dite, të paktën zyrtarisht masat ndaj Kosovës janë në fuqi, prandaj ajo çka mund të presim është që të paktën të ketë adresim të qartë të problemeve dhe pengesave të deritashme në zbatimin e marrëveshjeve, gjë që nuk e kemi parë shpesh nga Bashkimi Evropian të balancuar, Përtej kësaj e tëra mbetet të shihet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe dinamizimit të procesit nëse ka vullnet që të kemi një progres më të madh në këtë aspekt. Do të varet shumë edhe kush do të vazhdojë të mbaj postin e kryenegociatorit. Jo në pak raste, në shumë dhe tepër të intensifikuara së fundmi, ka pasur sfida të komunikimit me zotin Lajçak apo mënyrën si ka komunikuar ai me palët dhe mënyrën se si ka komunikuar vendimet apo mosvendimet nga palët pjesëmarrëse në dialog“, tha ajo.

E shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se nuk pret zhvillime në dialog.

“Nuk pres diçka të veçantë dhe mendoj se jemi në fazën zgjedhore dhe nuk pritet të ketë zhvillime në aspektin e dialogut”, tha Gashi.

Continue Reading

Lajmet

​Krasniqi-Gashit: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së cenon raportet ndërshtetërore

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi.

Krasniqi gjatë takimit ka shprehur shqetësim lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Krasniqi, ky veprim i “papranueshëm”, cenon raportet ndërshtetërore.

“Në këtë takim, shpreha shqetësimin lidhur me arrestimin e veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut – veprim ky i papranueshëm që cenon raportet tona ndërshtetërore, me ç’rast kërkova që faktori shqiptar atje të angazhohet fuqishëm për ndaljen e këtyre përndjekjeve”, tha Krasniqi.

PDK sipas Krasniqit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e raporteve të mira dhe fqinjësore me Maqedoninë e Veriut, sidomos me spektrin politik shqiptar në bashkërendimin e politikave të përbashkëta në të mirë të fuqizimit të shqiptarëve në rajon.

“Kryetarit Gashi i urova punë të mbarë, që si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, të ndihmojë në realizimin e ambicieve dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë atje”, tha Krasniqi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka qëndruar sot në Kosovë ku ka zhvilluar takime edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Continue Reading

Aktualitet

Parlamentit të Serbisë “i vihet flaka”, Ana Bërnabiq fajëson Albin Kurtin për situatën!

Published

on

Ndërkohë që Parlamenti i Serbisë është përfshirë në kaos dhe përplasje, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar me një fjalim të ashpër ku ka fajësuar qeverinë e Kosovës, konkretisht Albin Kurtin, për përkeqësimin e situatës. Ajo ka deklaruar se gjithë përgjegjësia për tensionet e sotme në Serbi është e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Bërnabiq ka theksuar se veprimet e Kurtit kanë sjellë përshkallëzimin e krizës, duke përmendur ndikimin e këtyre zhvillimeve në stabilitetin e rajonit. Ajo ka akuzuar Kurtin për nxitjen e tensioneve dhe ka thënë se situata aktuale është pasojë direkte e veprimeve të tij në Kosovë, duke iu referuar veprimeve që sipas saj kanë shpërthyer tensionet me serbët në veri të Kosovës dhe kanë kontribuar në destabilizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ana Bërnabiq tha: “Për këtë situatë sot këtu, i gjithë faji është te Albin Kurti. Ky nuk është fundi, ne do të gjejmë zgjidhje për vendin tonë dhe popullin. Ky nuk është fundi për ne, le ta dijë Kurti. Le të jetojë Serbia, dhe kurrë Kurti nuk do të arrijë të ndalë zhvillimin e këtij shteti.”

Në Kuvendin e Serbisë ka shpërthyer një kaos i madh, ku janë regjistruar rrahje brutale ndërmjet deputetëve. Situata është përshkallëzuar, duke shkaktuar një atmosferë kaotike dhe tensione të larta. Sirenat kanë shpërthyer në çdo kënd të sallës, duke e bërë të pamundur zhvillimin e seancave dhe duke penguar qeveritarët të flasin. Ky incident ka tronditur rëndë mjedisin politik dhe ka shkaktuar një valë shqetësimi në radhët e deputetëve dhe opinionit publik./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Gashi para takimit me Kurtin, ka zhvilluar një takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Continue Reading

Të kërkuara