Lajmet

​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës, Christian Grønbech-Jensen

Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Grønbech-Jensen.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës, në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen, të cilit i ka uruar mirëseardhje.

Sipas Presidentes Osmani, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Christian Grønbech-Jensen.

“Në takim me ambasadorin Grønbech-Jensen, Presidentja Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka theksuar se institucionet e vendit janë të përkushtuar për paqe e stabilitet. Presidentja Osmani tha se Kosova ka nevojë për mbështetjen e mëtejme nga Danimarka, sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Nga ana tjetër, ambasadori Grønbech-Jensen ka theksuar se Danimarka e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në të njëjtën kohë, e mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Me ambasadorin Grønbech-Jensen, Presidentja Osmani ndër të tjera bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fushën e energjisë, shkëmbimit ekonomik e tregtar, arsimit, drejtësisë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.

Lajmet

Gjini: Infiltrimi i shërbimeve sekrete në institucionet e Kosovës po ndikon në shtet dhe demokraci

Published

on

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për, siç ka thënë, infiltrimin e shërbimeve sekrete të huaja në institucionet e Kosovës dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike e shoqërore në vend.

Në një reagim në Facebook, Gjini është shprehur se kjo dukuri është bërë tashmë evidente, duke iu referuar edhe rasteve të personave të arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

Sipas tij, persona të dyshuar për lidhje me shërbime të huaja kanë pasur qasje në nivele të larta të institucioneve të Kosovës dhe kanë ndikuar në dobësimin e shtetit dhe demokracisë.

Gjini ka thënë se ndikimi i këtyre rrjeteve shtrihet edhe përmes propagandës dhe rrjeteve sociale. Ai ka përmendur si qëllime të mundshme fragmentimin e shoqërisë, dëmtimin e figurave dhe historisë kombëtare, pengimin e zhvillimit ekonomik dhe dëmtimin e marrëdhënieve me vendet mike.

Në fund, kryetari i Aleancës ka ngritur pyetjen se sa persona të tjerë mund të jenë të dyshuar për lidhje me shërbime të huaja dhe të kenë mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore.

Reagimi i tij vjen pas arrestimit të Fehim Salit, i dyshuar për spiunazh dhe për bashkëpunim me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA)./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të vrarë, mes tyre një grua shtatzënë, pas sulmit me armë në Spanjë

Published

on

Tre persona, përfshirë një grua shtatzënë, janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një sulmi me armë në Isla Cristina të Spanjës.

Sipas autoriteteve, autori dyshohet se mbërriti me motor në një banesë në lagjen Rocío dhe hapi zjarr ndaj familjarëve, para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në mesin e viktimave janë gruaja shtatzënë, njëri prej fëmijëve të saj dhe nëna e saj. Personi i katërt është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.

Hetuesit dyshojnë se sulmi mund të jetë i lidhur me një konflikt të mëhershëm mes dy familjeve dhe po hetohet si akt i mundshëm hakmarrjeje.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kërkimet për autorin, i cili vazhdon të jetë në arrati./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person

Published

on

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Unazën e Madhe, në afërsi të Farkës, ku janë përplasur dhe më pas përmbysur një mjet i tonazhit të rëndë, një karrotrec dhe fadroma që ky i fundit po transportonte.

Në aksident lëndimet trupore ka marrë një person i cili po merr mjekim dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit, për disa minuta është bllokuar qarkullimi në këtë aks në kryeqytet. /Tch/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rodri mbërrin në Barcelonë: Transferimi prej 76 milionë eurosh drejt finalizimit

Published

on

By

Mesfushori spanjoll Rodri është shumë pranë përmbylljes së një prej lëvizjeve më të mëdha të afatit kalimtar. Fituesi i “Topit të Artë” ka marrë lejen zyrtare nga Manchester City për të udhëtuar drejt Katalunjës, ku do t’i nënshtrohet vizitave të detajuara mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës me klubin e Barcelonës.

Sipas detajeve të bëra të ditura nga gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, marrëveshja mes klubeve është arritur për një shifër bazë prej 60 milionë eurosh fikse. Paketës financiare i shtohen edhe 6 milionë euro në formë bonusesh të lehta për t’u arritur, si dhe 10 milionë euro të tjera që lidhen me performancat individuale dhe trofetë e mundshëm. Rodri pritet të firmosë një kontratë katërvjeçare, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në qershor të vitit 2030.

Rikthimi i spanjollit në La Liga përfaqëson një goditje të fuqishme strategjike nga drejtuesit e Barcelonës. Pas viteve të suksesshme në Premier League nën drejtimin e Pep Guardiolës, me këtë transferim klubi katalanas synon të gjejë liderin e ri të mesfushës, i cili do t’i sjellë skuadrës përvojën, kontrollin e lojës dhe cilësinë e nevojshme për t’u rikthyer në majat e futbollit evropian. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara