Lajmet

​Osmani në Mynih, takime me figura të rëndësishme ndërkombëtare

Osmani vazhdoi takimet bilaterale me politikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Published

on

Në margjina të Konferencës për Siguri në Mynih, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet bilaterale me politikanë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Sipas një njoftimi nga Presidenca e Kosovës, presidentja Osmani u takua me senatoren amerikane Amy Klobuchar, me të cilën u diskutua bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe ShBA-ve.

“Presidentja Osmani rikonfirmoi qëndrimin se SHBA-të vazhdojnë të mbesin aleati kryesor dhe partneri strategjik i Republikës së Kosovës. Presidentja po ashtu ka theksuar se përkrahja amerikane është jetike në përmbushjen e objektivave të politikës së jashtme, sidomos në procesin e anëtarësimit në NATO dhe OKB”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.

Presidentja Osmani në takime të ndara ka takuar edhe sekretarin gjeneral te INTERPOL-it, Jurgen Stock dhe drejtoreshën e EUROPOL-it, Katherine de Bolle.

“Presidentja ka theksuar se Republika e Kosovës ka avancuar përpjekjet institucionale për të siguruar sundim të ligjit dhe shtet të së drejtës. Ajo deklaroi se bashkëpunimi policor është parakusht për të luftuar krimin dhe të gjitha format e tij, e sidomos krimin trans-nacional e rrjetet e organizuara. Sipas Presidentes institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë treguar nivel të lartë të bashkëpunimit me të gjitha shtetet për të siguruar sundimin e ligjit, dhe se sundimi i ligjit mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas Presidencës gjatë qëndrimit në Mynih, Osmani ka takuar David Harris, drejtor ekzekutiv i Komunitetit hebrejo-amerikan, me të cilin ka diskutuar për raportet me SHBA-të dhe Izraelin, dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tej raportet me të dyja shtetet.

Në vazhdën e takimeve, Presidentja ka takuar kryesuesin e Konferencës për Siguri, Wolfgang Ischinger. Në këtë takim, Presidentja ka falënderuar Ischinger për lidershipin e tij në udhëheqjen e Konferencës së Sigurisë për vite me radhë, meqë kjo ishte edhe konferenca e fundit nën udhëheqjen e tij.

Lajmet

Kurti paralajmëron takim me Hamzën gjatë ditës së sotme

Published

on

By

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se sot pritet të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Kurti sqaroi se në këtë takim do të rihapen diskutimet për hapat e mëtejshëm lidhur me projektligjin për Specialen, si dhe çështja e zgjedhjes së Presidentit.

Sipas kryeministrit, për të zbatuar një strategji të mirëfilltë shtetërore e kombëtare në lidhje me proceset në Hagë, vendit i nevojiten institucione funksionale, duke nënvizuar se “adresa e fitores është Apeli”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Bashkë-yjet e “Friends” refuzojnë të marrin pjesë në dokumentarin për Matthew Perry

Published

on

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer nuk do të marrin pjesë në dokumentarin e ri të Netflix për aktorin e ndjerë Matthew Perry, sipas burimeve të cituara nga “Page Six”.

Bëhet fjalë për serialin dokumentar me tri pjesë “The One About Matthew Perry”, i cili do të trajtojë jetën, karrierën dhe betejën e aktorit me varësinë, përmes rrëfimeve të familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas burimeve, pesë aktorët e “Friends” janë kontaktuar nga ekipi i dokumentarit, por kanë vendosur të mos marrin pjesë. Në vend të tyre, dokumentari do t’u japë hapësirë njerëzve të tjerë që e kanë njohur dhe kanë qenë pranë Perry-t gjatë jetës së tij.

Një burim ka thënë se për Jennifer Aniston, e cila ishte veçanërisht e afërt me Perry-n, do të ishte e vështirë ta përjetonte përsëri humbjen në mënyrë publike dhe para kamerave.

Dokumentari, i drejtuar nga Mary Robertson, do të përfshijë edhe rrëfimin e motrës së Perry-t, Mia Perry Bowick, si dhe fotografi dhe video të papublikuara nga arkivi privat i familjes.

Matthew Perry u bë i njohur në mbarë botën për rolin e Chandler Bing në serialin “Friends”, i cili u transmetua nga viti 1994 deri më 2004. Pas përfundimit të serialit, ai mbeti i afërt me bashkë-yjet e tij.

Perry ndërroi jetë në tetor të vitit 2023, në moshën 54-vjeçare. Sipas autoriteteve, shkaku i vdekjes ishte efektet akute të ketaminës. Hetimi për vdekjen e tij çoi në arrestimin e pesë personave, përfshirë asistentin e tij dhe dy mjekë.

Aktori kishte folur publikisht për betejën e tij me varësinë dhe për përpjekjet për t’u rehabilituar. Në vitin 2022 ai publikoi kujtimet “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing”, ku rrëfeu përvojën e tij personale me varësinë dhe shërimin./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ramë Lahaj nis turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” në Zürich

Published

on

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, po përgatitet për koncertin që do të hapë turneun e tij ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, më 10 tetor në Zürich të Zvicrës.

Në skenën e Kongresshaus Zürich, Lahaj do të performojë së bashku me ARMA Ensemble, me një program muzikor që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja.

Pas koncertit në Zürich, turneu do të vazhdojë në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor. Organizatorët kanë bërë të ditur se pritet të shtohen edhe qytete të tjera në kalendarin e turneut.

Biletat për koncertin në Zürich tashmë janë në shitje përmes platformës Ticketmaster.

Përmes këtij turneu, Ramë Lahaj synon të sjellë para publikut ndërkombëtar një program që bashkon traditën muzikore shqiptare me repertorin ndërkombëtar, duke promovuar kulturën dhe identitetin shqiptar në skenat botërore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Oficerët e FSK-së përfundojnë trajnimin ushtarak kanadez në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

By

Pesë oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në kursin “Defence Resource Management Course”, të organizuar nga Ushtria Kanadeze në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjatë trajnimit njëjavor, pjesëmarrësit avancuan njohuritë në menaxhimin e resurseve të mbrojtjes, prokurim, projekte dhe burime njerëzore, duke shkëmbyer praktikat më të mira ushtarake kanadeze që mund të zbatohen në FSK.

Përveç aktivitetit ushtarak, ekipi i FSK-së vizitoi edhe Shoqatën e Shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u prit nga përfaqësues të komunitetit shqiptar atje.

Pjesëmarrja në këtë program ndihmon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit ushtarak kosovar dhe fuqizon bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara