Lajmet

​Osmani kërkon mbështetjen e Estonisë për anëtarësimin në KE dhe liberalizimin e vizave

Në takim është diskutuar edhe për nevojën e përshpejtimit të perspektivës euroatlantike për Kosovën.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Republikës së Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu, të cilës i ka uruar mirëseardhje.

Osmani ka falënderuar ambasadoren Jõesaar-Ruusalu për mbështetjen e palëkundur të Estonisë për Republikën e Kosovës ndër vite, duke e vlerësuar partneritetin në mes të dy shteteve si strategjik. Në këtë frymë, presidentja Osmani ka theksuar potencialin e thellimit të bashkëpunimit me Estoninë në fushën e mbrojtjes, digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike.

Sipas një komunikate të Presidencës, në takim është diskutuar edhe për nevojën e përshpejtimit të perspektivës euroatlantike për Republikën e Kosovës.

Presidentja Osmani ka theksuar se integrimi euroatlantik është garancia e vetme për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon dhe më gjerë. Në këtë drejtim, Osmani ka vlerësuar mbështetjen e Estonisë, si dhe ka kërkuar që kjo mbështetje të vazhdojë edhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe përmbylljen urgjente të procesit të liberalizimit të vizave.

Presidentja Osmani dhe ambasadorja Jõesaar-Ruusalu kanë folur edhe për zhvillimet gjeopolitike në kontinent, gjegjësisht, luftën në Ukrainë, si dhe kërcënimin e Rusisë dhe satelitëve të saj kundrejt paqes dhe sigurisë. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e bashkërenduar politikisht me Estoninë me sanksione kundër Rusisë, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë në arenën ndërkombëtare.

Presidentja Osmani është shprehur e bindur se raportet e shkëlqyeshme bilaterale në mes të Kosovës dhe Estonisë do të vazhdojnë të forcohen edhe gjatë mandatit të ambasadores Jõesaar-Ruusalu.

Lajmet

Shqipëria mes vendeve më të zhvilluara me nismën “Cashless Albania 2030”

Published

on

Shqipëria pozicionohet mes vendeve më të zhvilluara që kanë adoptuar modelet më të avancuara të pagesave pa para fizike (cash), me nisjen e nismës “Cashless Albania 2030”.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se transformimi ekonomik dhe digjital i vendit, që pritet të nisë në fillim të vitit 2026, mbështetet në tri shtylla kryesore: rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, uljen graduale të transaksioneve me para në dorë dhe modernizimin e infrastrukturës financiare për të nxitur një ekonomi më formale, transparente dhe konkurruese.

Modeli që synon të ndjekë Shqipëria është i ngjashëm me praktikat e vendeve më të përparuara në botë në këtë fushë.

Suedia konsiderohet shembulli më i avancuar i ekonomisë “cashless”, me vetëm 1% të transaksioneve që realizohen me para fizike. Norvegjia është një tjetër vend europian ku përdorimi i cash-it është në nivelet më të ulëta, ndërsa bankat kanë reduktuar ndjeshëm shërbimet me para në dorë.

Në Azi, Singapori është ndër modelet më të suksesshme, me një ekosistem të konsoliduar të pagesave të menjëhershme dhe përdorim të gjerë të QR-kodit të unifikuar kombëtar.

Ndërsa Holanda dhe Danimarka në Europë kanë standardizuar pagesat digjitale, duke i bërë ato dominueset kryesore në transaksionet e përditshme.

Sipas ministres Ibrahimaj, “Cashless Albania 2030” do të vendosë Shqipërinë në të njëjtën linjë zhvillimi me këto vende, përmes politikave që synojnë të lehtësojnë shërbimet financiare, të rrisin sigurinë dhe të luftojnë ekonominë informale./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Speciale: 19 janar 2026 afati përfundimtar që Prokuroria dhe Mbrojtja të dorëzojnë dosjet gjyqësore

Published

on

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle ka bërë të ditur se trupi gjykues ka miratuar një urdhër të ri procedural, i cili përcakton afatet dhe udhëzimet për fazat e mbetura të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata ka caktuar 19 janarin 2026 si afat përfundimtar që Prokuroria dhe Mbrojtja të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore.

‘’Trupi Gjykues caktoi gjithashtu 19 janarin 2026 si afat për Prokurorinë dhe Mbrojtjen për të paraqitur dosjet gjyqësore përfundimtare të tyre, dhe për Mbrojtjen e Viktimave për dorëzimin e deklaratës mbi pasojat e krimeve të pretenduara për 155 viktima pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore’’, thuhet në deklaratën e Doyle.

Deklaratat përfundimtare të palëve, sipas zëdhënësit Doyle janë planifikuar të zhvillohen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, duke shënuar fundin e pjesës publike të gjykimit.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ku po zhvillohet një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore për vendin dhe po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas aktakuzës, ata ngarkohen me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, por të katër kanë mohuar fajësinë që në paraqitjet e para në gjykatë.

Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjykatësi Christopher Gosnell ka caktuar 24 shkurtin 2026, për nisjen e procesit gjyqësor kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në çështjen për pengim të drejtësisë.

Bazuar në urdhër, do të zhvillohet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Klinë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e cila ishte raportuar e zhdukur në Klinë është gjetur e vdekur skaj lumit Bistricë.

Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të rastit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që vdekja e saj po hetohet.

Njoftimi i plotë zyrtar:

“Është raportuar se me 07.12.2025 rreth orës 13:15 nga njësitë policore skaj lumit Bistrica, gjatë kërkimit është gjetur  viktima e rastit e cila është raportuar e zhdukur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret në takim sot Presidentin e Hungarisë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta pres sot në takim Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok.

Nga presidenca kanë njoftuar se pritja do të bëhet në ora 16:00, ndërsa mediat do të lejohen të marrin vetëm pamje.

Njoftimi zyrtar:

“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok. Mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje nga pritja si dhe në fillim të takimit”, thuhet në komunikatën për media./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara