Lajmet

​Osmani: FSK po shndërrohet në ushtri moderne

Published

on

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u është drejtuar ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari”, për të cilët ka thënë se po dëshmojnë profesionalizëm të lartë.

“Ushtria e Kosovës po shndërrohet në ushtri moderne falë bashkëpunimit me aleatët perëndimorë veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë me krenari rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë ushtarët tanë e veçanërisht për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot”, shtoi Osmani.

Përkundër sfidave për shkak të pandemisë, Osmani tha se ky vit ishte i suksesshëm në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, e cila ka dëshmuar gatishmërinë e saj për t’i shërbyer vendit dhe paqes me profesionalizëm.

“Ju ishit gjithnjë të gatshëm t’i dilni në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të vendit, duke mos kursyer asgjë nga vetja”, deklaroi ajo.

Lajmet

​Nis numërimi i votave të ardhura me postë

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike dhe tani ka filluar numërimi i votave të ardhura me postë.

Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Përndryshe, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike. Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime

Continue Reading

Lajmet

Kosova pranohet anëtare në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane

Published

on

By

Në Tiranë janë mbledhur së bashku drejtues të gjykatave kushtetuese nga vendet e Evropës, në kuadër të zgjedhjes së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë si gjykata kryesuese e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (Conference of European Constitutional Courts – CECC) për periudhën 2024 – 2027.

Pjesë e aktivitetit “Takimi Përgatitor i Rrethit të Kryetarëve të Kongresit të XX-të të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane” ishte edhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Türkiyes, Kadir Özkaya.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane, pas 13 vitesh nga aplikimi i saj në vitin 2011. Ky vendim shënon një moment historik për Kosovën dhe për sistemin e saj kushtetues, duke e integruar atë plotësisht në rrjetin evropian të gjykatave kushtetuese“, thuhet në njoftim.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, në fjalën e saj në aktivitet ka theksuar se jurisprudenca kushtetuese që krijojnë shtrihet përtej sallave të gjykatave, duke shtuar se formëson jetën e qytetarëve dhe të ardhmen e demokracive.

Sot, takohemi në një moment të jashtëzakonshëm mundësish për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në të gjithë kontinentin tonë dhe, në fakt, në mbarë botën. Ndërsa përballemi me sfida të përbashkëta, gjithashtu kemi para vetes mundësi të pa hasura më parë për të forcuar traditat tona kushtetuese. Kjo epokë na fton të risjellim e të riafirmojmë angazhimin tonë ndaj pavarësisë gjyqësore si dhe të lartësojmë të drejtat themelore në mënyrë që të frymëzojnë brezat e ardhshëm“, tha ajo.

Zaçaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shërben si një pasqyrë dhe një udhërrëfyes, sipas saj, duke reflektuar vlerat e shoqërisë.

Takimi i sotëm është organizuar në kuadër të Presidencës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë si gjykata kryesuese e CECC-së dhe si organizatore e Kongresit të XX-të të kësaj konference, që do të mbahet në maj të vitit 2027.

Në aktivitet morën pjesë kryetarë dhe përfaqësues nga 32 gjykata kushtetuese anëtare të CECC-së. CECC mbledh së bashku përfaqësues të dhjetëra gjykatave kushtetuese evropiane dhe organizon kongrese në intervale të rregullta.

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit përplasen me policinë në Athinë, hidhet molotov drejt Parlamentit

Published

on

By

Protestuesit e shumë të mbledhur në sheshin Sintagma në Athinë në 2-vjetorin e tragjedisë së Tempit janë përplasur dhunshëm me policinë.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe bomba të shumta molotov drejt Parlamentit, ku ishte vendosur një numër i lartë efektivësh të cilët janë përgjigjur me gaz lotsjellës për të zmbrapsur turmën.

Qindra mijëra njerëz vërshuan në disa qytete të Greqisë të premten për të përkujtuar viktimat dhe për të kërkuar siguri e kushte më të mira pune.

Në 28 shkurt 2022 nga përplasja e trenave në Tempi 57 pasagjerë humbën jetën, shumica prej tyre studentë.

Continue Reading

Lajmet

Kurti kërkon nga Gjykata detyrimin e Prokurorisë që dëshminë t’ia marrë në zyrë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që ta obligojë Prokurorinë Speciale, që dëshminë e tij për rastin për rezerva shtetërore t’ia marrë në Zyrën e Kryeministrit.

Kjo është bërë e ditur nga ana e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu përmes një njoftimi në rrjetin social.

Continue Reading

Të kërkuara