Aktualitet

​Osmani: Do të kujdesem që të forcohen shtyllat e shtetësisë në kufijtë e 17 shkurtit

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani është zotuar se do të kujdeset që shtyllat e shtetësisë së Kosovës, nën kufijtë e pavarësisë së 17 shkurtit çdo ditë e më shumë të forcohen.

E para e shtetit gjatë akademisë solemne me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut tha se kujtesa historike duhet të ruhet, pasi ngjarjet e tilla kanë peshë kombëtare. Pjesë e kësaj akademie ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se kushdo që nderon të kaluarën, nuk duhet të turpërohet të lartësojë edhe heronjtë e UÇK-së.

“Ne duhet të kujdesemi që trashëgimia politike e Kuvendit të Junikut, maturia dhe vendosmëria e prijësve të tij për ta marrë në duar fatin e vendit dhe jetësuar vullnetin e qartë për liri, të jetë udhërrëfyes i vazhdueshëm për mënyrën si të veprojmë dhe artikulojmë qëndrimet tona. Si presidente e vendit do të kujdesem fortë që shtyllat e shtetësisë sonë, të republikës sonë të pavarur dhe sovrane të Kosovës, në kufijtë të 17 shkurtit çdo ditë e më shumë të forcohen. Kujtesa historike të ruhet dhe kultivohet që ngjarjet e tilla të marrin trajtimin e duhur edhe shkencor, kulturor dhe mbi të gjitha institucional. Mos të harrojmë kurrë se ne jemi sot që dje ishin ata”, tha ajo.

Bashkim dhe unifikim të shqiptarëve kërkoi zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Bashkimi qëndron edhe në themelet e të ardhmes evropiane të të gjithë shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Ta kujtojmë Kuvendin e Junikut, të parët tanë, dëshmorët dhe heronjtë e përditshëm që sot i shohim në gjitha sferat e jetës dhe të përgatisim një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, u shpreh ajo.

Ndërsa, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se bashkimi bëhet duke respektuar secilin e të kaluarës, të tanishmes dhe të ardhmes.

“Kushdo që nderon të kaluarën tonë dhe harron një sekuencë të kësaj të kaluare, nuk duhet të turpërohet të lartësojë heronjtë e UÇK-së. Nuk ndahen këto periudha të historisë, nuk ndryshojnë, e bëjmë gabime që kanë bërë të tjerët para nesh duke mohuar një etapë duke i ndarë shqiptarët. Bashkimi bëhet duke e respektuar secilin dhe secilës së atëhershme, të tanishme dhe të ardhshme”, theksoi ai.

Në emër të familjeve, Prishtina, Boletini dhe Galica foli stërnipi Hasan Prishtinës, Mehmet Prishtina, i cili tha se Kuvendi i Junikut është gur i çmuar i kujtesës kombëtare.

“Datat 21 deri 25 maj të vitit 1912 do të mbesin në historinë e lavdisë shqiptare si gurët më të çmuar të kujtesës kombëtare. Si i tillë paraqet platformën më të kristaltë kombëtare që i paraprinë ngjarjeve të bujshme”, tha ai.

Kurse, kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi tha se ky qytet është djep i pavarësisë që paraqiti platformën e lirisë në momentet historike të kombit shqiptar.

“Kuvendi i Junikut paraqet një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, të udhëhequra nga ideologu i pavarësisë së Shqipërisë, Hasan Prishtina përkrahur na 300 delegatë të të gjithë trevave shqiptare”, tha ai.

Paraprakisht, presidentja Osmani në Junik bëri homazhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të këtij qyteti.

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mot me diell, vranësira dhe mundësi për reshje të dobëta shiu

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas parashikimit, gjatë ditës vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me reshje lokale të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5°C, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 20 deri në 24°C.

Do të fryjë erë nga e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.

Continue Reading

Të kërkuara