Lajmet

​Osmani dhe Kurti sot udhëtojnë për në ShBA

Atje të dy do të marrin pjesë në ceremoninë mortore me ftesë të familjes Albright.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot do të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Atje të dy do të marrin pjesë në ceremoninë mortore me ftesë të familjes Albright, ndërkohë kanë paraparë edhe disa takime të tjera. Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars. Albright, shërbeu si sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001. Ajo nxiti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

Lajmet

Ermal Krasniqi përfshihet në formacionin e javës në Poloni

Published

on

Si çdo javë në ligat evropiane publikohen formacionet e javës, ku në elitën e futbollit polak, “Ekstraklasa” u publikua 11-shja më e mirë e cila përmban një futbollist kosovar.

Ai është Ermal Krasniqi, i cili ka shkëlqyer këtë javë me Legia Varshavën duke shënuar edhe gol ndaj Widzew Lodz, skuadër kjo në të cilin luajnë lojtarë shqiptarë.

Krasniqi u vlerësua me notën 8.3 nga faqja e njohur e statistikave, “Sofascore”./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dogana kap produkte të falsifikuara të “Apple”

Published

on

By

Dogana e Kosovës, ka ndaluar produkte me markën tregtare “Apple”, të cilat dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të detajuar, janë ndaluar 2,000 copë mbushës telefoni dhe 20 ora të mençura (smartwatch) që bartnin shenjat dalluese të markës “Apple”.

Ky veprim është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve të ligjshme në tregun e vendit”, thonë nga Dogana.

Continue Reading

Lajmet

Minatorët kërkojnë rritje pagash dhe vlerësim për punën e tyre

Published

on

By

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, kanë bërë një apel të hapur për rritje pagash dhe vlerësim të sakrificës së tyre, duke theksuar se puna e tyre ka kontribuar dukshëm në rritjen e prodhimit gjatë vitit të fundit.

Në një deklaratë për media, Kryesia e Sindikatës së Minatorëve, thotë se minatorët po e ndjejnë çdo ditë rritjen e çmimeve dhe vështirësitë në jetën ekonomike.

Të gjithë po ndjejmë çdo ditë rritjen e çmimeve, rritjen e inflacionit dhe vështirësitë në jetën ekonomike. Ne, minatorët, prej shumë vitesh kemi punuar me durim dhe solidaritet për ndërmarrjen tonë, duke shpresuar që gjendja të përmirësohet, dhe kemi duruar pa kërkuar rritje pagash, edhe pse sektorë të tjerë kanë pasur lëvizje dhe përmirësime. Tani që qeveria ka paralajmëruar rritje pagash për sektorët publikë dhe ka premtuar pagën e 13-të, është normale dhe e drejtë që edhe menaxhmenti i ndërmarrjes sonë të bëjë hapa konkretë për rritje të pagave të minatorëve”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, theksohet se “Gjatë vitit të fundit, puna jonë ka sjellë rritje të dukshme të prodhimit”.

Ky sukses nuk do të kishte ndodhur pa përkushtimin e minatorëve. Prandaj, kërkojmë që puna dhe sakrifica jonë të vlerësohen dhe të shpërblehen me rritje pagash, po ashtu siç po ndodh në sektorët e tjerë publikë dhe privatë. Çdo ditë rrezikojmë jetën dhe shëndetin duke punuar në kushte të vështira dhe pa mjete të mjaftueshme”, vijon reagimi.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shton se “Pa një ligj të veçantë që na mbron, detyrohemi të vazhdojmë punën edhe kur rreziku është i lartë”./EO

Continue Reading

Lajmet

Basha: Shpresoj që opozita t’i thërret arsyes dhe ta votojë Glauk Konjufcën

Published

on

By

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kërkuar nga partitë ish opozitare që ta votojnë për kryeministër Glauk Konjufcën.

Pas propozimit të Konjufcën për mandatar për kryeministër, Basha theksoi nevojën e formimit të qeverisë së re, siç tha për votimin e buxhetit për vitin 2026.

Kemi buxhetin e shtetit, kemi buxhetin e tri komunave dhe kemi mbi 700 punonjës që presin t’i marrin pagat e tyre. Për këtë na duhet një Kuvend dhe qeveri funksionale. Uroj dhe shpresoj që opozita t’i thërret arsyes dhe ta votojë Glauk Konjufcën”, tha ai pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës u konstituua me 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit./KP

Continue Reading

Të kërkuara