Lajmet

​Opozita bojkoton dëgjimin publik për Byronë Shtetërore

Në këtë dëgjim publik përveç pozitës morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Published

on

Partitë opozitare nuk morën pjesë sot në dëgjimin publik për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të organizuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Keqardhje për opozitën që e bojkotoi këtë dëgjim publik shprehu ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se partitë opozitare nuk kanë dërguar as amandamente për Projektligjin për Byronë Shtetërore.

“Më vjen sinqerisht keq që opozita as nuk ka dërguar amandamente për këtë projektligj dhe as nuk merr pjesë në një dëgjim të tillë publik vetë kam qenë deputetë më shumë se 10 vite dhe kur kam pas kritika për një projektligj menjëherë i kemi përcjell amandamentet për atë projektligjet e ndryshme. Prandaj, nëse ka mendime ndryshe për këtë projektligj është dashur ose të marrin pjesë në dëgjimet publik dhe jo t’i bojkotojnë ato, ose që në anën tjetër të bëhen amandamentet për këtë projektligj”, theksoi ai.

Haxhiu tha se qëllimi i hartimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është luftimi i korrupsionit dhe kthimi i parasë publike kur pasuria është përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

E para e drejtësisë kosovare tha se pas opinionit të Komisionit të Venecias nuk e kanë parë të arsyeshme ta tërheqin këtë ligj, pasi kanë menduar që rekomandimet e dala nga Venecias do të adresohet në grupet punuese në Komisionin për Legjislacion.

“Asnjëherë dhe në asnjë takim në asnjë formë tjetër nuk ka qenë qëllimi të shkelen të drejtat e qytetarëve apo çfarëdo forme tjetër e abuzimit me këtë institucion të ri që do të krijohet. Pra, ideja është që ta bëjmë një projektligj të mirë, i cili do të jetë i zbatueshëm dhe jo që pastaj të keqpërdoret në një formë apo tjetër. MD gjatë hartimit të projektligjit për zgjedhjen e drejtorit është bazuar në praktikat e deritanishme ligjore që kanë adaptuar politikat e vendit ashtu që zgjedhja të bëhet nga Kuvendi meqë Byroja është institucion i pavarur dhe se votimi i drejtorit të bëhet sipas nenit 80 të Kushtetutës. Por, gjithsesi rekomandimet konkrete nga opinioni lidhur me këtë çështje besoj se e kanë ndihmuar dhe do ta ndihmojnë më tutje dhe grupin punues që ta gjejnë një zgjidhje që do të kontribuoj për zgjedhjen e drejtorit sa më profesional dhe sa më të pavarur”, theksoi ajo.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi tha se kanë nisur menjëherë punë për trajtimin e të gjitha komenteve që kanë dalë nga Komisioni i Venecias për projektligjin në fjalë.

“Komisioni për Legjislacioni ka filluar menjëherë me fillimin e sesionit vjeshtor që ta trajtoj këtë projektligj të rëndësishëm që simbolizon po ashtu edhe një politikë të rëndësishme të re si në formë të zotimit por edhe të nevojës shoqërore dhe institucionale në Kosovë. Përmes këtij dëgjimi publik si aktiviteti i parë ne do të vazhdojmë edhe me punën e grupit punues për të trajtuar të gjitha rekomandimet e opinionit të Venencias si dhe aspektet tjera të këtij projektligjit”, u shpreh Rrustemi.

Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj u shpreh se Byroja Shtetërore do ta ndihmojë institucionin që ai drejton në luftimin e korrupsionit.

Ai tha se për këtë institucion si AKK kanë edhe materiale që mund tu ofrojnë për punë.

“Ky do të mund të konsiderohet si pjesa e fundit e këtij mozaiku për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit sepse besojmë se do ta ndihmojë edhe punën tonë, pastaj punën e mirë që do ta kryente një institucion i tillë. Ne jemi gjithmonë të hapur për të bashkëpunuar dhe kontribuar me atë çka mundemi. Kurdo që do të themelohet një institucion i tillë ne do të mundohemi të bashkëpunojmë dhe të përkrahim institucionin si në themelim ashtu edhe në shqyrtimin e rasteve sepse besoj që si agjenci kemi materiale të mjaftueshme që në fillim kur të fillojë punën ky institucion të ketë me çka të merret”, theksoi Buleshkaj.

Në këtë dëgjim publik morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se duke marr parasysh funksionimin e Kuvendit por edhe Ministrisë së Drejtësisë është vështirë të adresohen të gjitha opinionet e Venecias në këtë projektligj.

Shala tha se IKD gjatë kësaj jave do të dërgojë komentet e saj për këtë çështje.

“Nëse flasim për përzgjedhjen e drejtorit është se do të jetë një trup e përbërje të shumicës që do ta zgjedh dhe do ta mbaj nën kontroll drejtorin e përgjithshëm ngjashëm pothuajse siç parashihet me ndodh edhe me Akademinë e Drejtësisë. Mirëpo ideja që në këtë rast se nuk e dimë se kush do të jetë anëtar e si do të zgjidhen që bëjnë të pamundur me ditë nëse garantohet pavarësia e institucionit. Një çështje tjetër që sipas opinionit të Komisionit të Venecias është tani më e diskutueshme dhe që besoj se duhet të diskutohet është fakti nëse kemi nevojë për të themeluar një byro ose Agjenci institucion tjetër që do ta trajtojnë këtë aspekt, apo do të mbetej në mekanizma aktual. Edhe nevoja për themelimin e një Byroje pa ja dhënë konkludim është tani më një çështje e diskutueshme. Unë besoj që është goxha problematike duke pasur parasysh se si vepron Kuvendi dhe si funksionon MD unë besoj që do të jetë më problematike të adresohet të gjitha komentet që janë dhënë nga ana e Komisionit të Venecias”, tha Shala.

Komente gjatë javës së ardhshme do të dërgojë për projektligjin në fjalë edhe institucioni i Avokatit të Popullit, i cili kërkoi që ky ligj të jetë i qartë.

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kaluar në lexim të parë në Kuvend të Kosovës. Ky projektligj mori mbështetjen e pushtetit me 58 vota për dhe 3 abstenime, ndërsa nuk mori mbështetjen e opozitës. Ndër ata që abstenuan këtë projektligj ishte dhe edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara