Lajmet

​Opozita bojkoton dëgjimin publik për Byronë Shtetërore

Në këtë dëgjim publik përveç pozitës morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Published

on

Partitë opozitare nuk morën pjesë sot në dëgjimin publik për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të organizuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Keqardhje për opozitën që e bojkotoi këtë dëgjim publik shprehu ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se partitë opozitare nuk kanë dërguar as amandamente për Projektligjin për Byronë Shtetërore.

Më vjen sinqerisht keq që opozita as nuk ka dërguar amandamente për këtë projektligj dhe as nuk merr pjesë në një dëgjim të tillë publik vetë kam qenë deputetë më shumë se 10 vite dhe kur kam pas kritika për një projektligj menjëherë i kemi përcjell amandamentet për atë projektligjet e ndryshme. Prandaj, nëse ka mendime ndryshe për këtë projektligj është dashur ose të marrin pjesë në dëgjimet publik dhe jo t’i bojkotojnë ato, ose që në anën tjetër të bëhen amandamentet për këtë projektligj”, theksoi ai.

Haxhiu tha se qëllimi i hartimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është luftimi i korrupsionit dhe kthimi i parasë publike kur pasuria është përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

E para e drejtësisë kosovare tha se pas opinionit të Komisionit të Venecias nuk e kanë parë të arsyeshme ta tërheqin këtë ligj, pasi kanë menduar që rekomandimet e dala nga Venecias do të adresohet në grupet punuese në Komisionin për Legjislacion.

Asnjëherë dhe në asnjë takim në asnjë formë tjetër nuk ka qenë qëllimi të shkelen të drejtat e qytetarëve apo çfarëdo forme tjetër e abuzimit me këtë institucion të ri që do të krijohet. Pra, ideja është që ta bëjmë një projektligj të mirë, i cili do të jetë i zbatueshëm dhe jo që pastaj të keqpërdoret në një formë apo tjetër. MD gjatë hartimit të projektligjit për zgjedhjen e drejtorit është bazuar në praktikat e deritanishme ligjore që kanë adaptuar politikat e vendit ashtu që zgjedhja të bëhet nga Kuvendi meqë Byroja është institucion i pavarur dhe se votimi i drejtorit të bëhet sipas nenit 80 të Kushtetutës. Por, gjithsesi rekomandimet konkrete nga opinioni lidhur me këtë çështje besoj se e kanë ndihmuar dhe do ta ndihmojnë më tutje dhe grupin punues që ta gjejnë një zgjidhje që do të kontribuoj për zgjedhjen e drejtorit sa më profesional dhe sa më të pavarur”, theksoi ajo.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi tha se kanë nisur menjëherë punë për trajtimin e të gjitha komenteve që kanë dalë nga Komisioni i Venecias për projektligjin në fjalë.

Komisioni për Legjislacioni ka filluar menjëherë me fillimin e sesionit vjeshtor që ta trajtoj këtë projektligj të rëndësishëm që simbolizon po ashtu edhe një politikë të rëndësishme të re si në formë të zotimit por edhe të nevojës shoqërore dhe institucionale në Kosovë. Përmes këtij dëgjimi publik si aktiviteti i parë ne do të vazhdojmë edhe me punën e grupit punues për të trajtuar të gjitha rekomandimet e opinionit të Venencias si dhe aspektet tjera të këtij projektligjit”, u shpreh Rrustemi.

Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj u shpreh se Byroja Shtetërore do ta ndihmojë institucionin që ai drejton në luftimin e korrupsionit.

Ai tha se për këtë institucion si AKK kanë edhe materiale që mund tu ofrojnë për punë.

Ky do të mund të konsiderohet si pjesa e fundit e këtij mozaiku për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit sepse besojmë se do ta ndihmojë edhe punën tonë, pastaj punën e mirë që do ta kryente një institucion i tillë. Ne jemi gjithmonë të hapur për të bashkëpunuar dhe kontribuar me atë çka mundemi. Kurdo që do të themelohet një institucion i tillë ne do të mundohemi të bashkëpunojmë dhe të përkrahim institucionin si në themelim ashtu edhe në shqyrtimin e rasteve sepse besoj që si agjenci kemi materiale të mjaftueshme që në fillim kur të fillojë punën ky institucion të ketë me çka të merret”, theksoi Buleshkaj.

Në këtë dëgjim publik morën pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se duke marr parasysh funksionimin e Kuvendit por edhe Ministrisë së Drejtësisë është vështirë të adresohen të gjitha opinionet e Venecias në këtë projektligj.

Shala tha se IKD gjatë kësaj jave do të dërgojë komentet e saj për këtë çështje.

Nëse flasim për përzgjedhjen e drejtorit është se do të jetë një trup e përbërje të shumicës që do ta zgjedh dhe do ta mbaj nën kontroll drejtorin e përgjithshëm ngjashëm pothuajse siç parashihet me ndodh edhe me Akademinë e Drejtësisë. Mirëpo ideja që në këtë rast se nuk e dimë se kush do të jetë anëtar e si do të zgjidhen që bëjnë të pamundur me ditë nëse garantohet pavarësia e institucionit. Një çështje tjetër që sipas opinionit të Komisionit të Venecias është tani më e diskutueshme dhe që besoj se duhet të diskutohet është fakti nëse kemi nevojë për të themeluar një byro ose Agjenci institucion tjetër që do ta trajtojnë këtë aspekt, apo do të mbetej në mekanizma aktual. Edhe nevoja për themelimin e një Byroje pa ja dhënë konkludim është tani më një çështje e diskutueshme. Unë besoj që është goxha problematike duke pasur parasysh se si vepron Kuvendi dhe si funksionon MD unë besoj që do të jetë më problematike të adresohet të gjitha komentet që janë dhënë nga ana e Komisionit të Venecias”, tha Shala.

Komente gjatë javës së ardhshme do të dërgojë për projektligjin në fjalë edhe institucioni i Avokatit të Popullit, i cili kërkoi që ky ligj të jetë i qartë.

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka kaluar në lexim të parë në Kuvend të Kosovës. Ky projektligj mori mbështetjen e pushtetit me 58 vota për dhe 3 abstenime, ndërsa nuk mori mbështetjen e opozitës. Ndër ata që abstenuan këtë projektligj ishte dhe edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Vendi

Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës

Published

on

By

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.

Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.

Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.

Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.

Continue Reading

Lajmet

Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan

Published

on

By

Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.

Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.

Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.

Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Të kërkuara