Aktualitet

​Norma vjetore e inflacionit në Spanjë bie gjatë muajit nëntor

Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit u ul me 0.1% në muajin nëntor.

Published

on

Norma vjetore e inflacionit të konsumit në Spanjë ra në 6.8% këtë muaj, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të martën.

Çmimet e konsumit në nëntor u rritën me 6.8% nga viti në vit, nga 7.3% në tetor, falë uljes së çmimeve të karburanteve, tregojnë shifrat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave (INE).

“Rritja e çmimeve të veshjeve dhe këpucëve për shkak të fillimit të sezonit të ri luajti gjithashtu një rol, megjithëse në një masë më të vogël, që është më e moderuar se në vitin 2021”, tha agjencia e statistikave.

Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit u ul me 0.1% në muajin nëntor./AA

Bota

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë pajtuar për një ulje të ndjeshme të tarifave doganore për mallrat që shkëmbejnë me njëra-tjetrën, pas negociatave të zhvilluara fundjavën e kaluar.

Duke folur në Gjenevë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se “të dyja palët do t’i ulin tarifat doganore për 115 për qind”, pasi janë marrë vesh për një pezullim 90-ditor.

Ministria kineze e Tregtisë ka konfirmuar pezullimin e “të gjitha masave kundërdoganore” të ndërmarra ndaj SHBA-së që nga 2 prilli, raporton Reuters.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt shtensionimit të luftës tregtare, që ishte intensifikuar muajin e kaluar.

Që prej ardhjes në detyrë në janar, presidenti amerikan, Donald Trump, ka rritur tarifat për importet nga Kina në 145 për qind, përveç atyre që kishte vendosur gjatë mandatit të tij të parë dhe tarifave të shtuara nga administrata e presidentit Joe Biden.

Kina është përgjigjur duke kufizuar eksportin e disa mineraleve të rralla dhe duke rritur tarifat për mallrat amerikane në 125 për qind, si dhe duke vendosur tarifa shtesë për produkte të caktuara, përfshirë sojën dhe gazin natyror të lëngshëm.

Bessent u tha gazetarëve se “të dyja palët treguan respekt të madh” gjatë bisedimeve dhe se “të dyja duan një tregti të balancuar”./REL/

Continue Reading

Bota

Armëpushimi Pakistan-Indi festohet me fishekzjarre në Peshawar

Published

on

By

Pas armëpushimit midis Indisë dhe Pakistanit, një shfaqje fishekzjarresh u organizua në Peshawar të Pakistanit, në solidaritet me ushtrinë pakistaneze.

Qytetarët në Peshawar ndoqën shfaqjen e fishekzjarrëve në qiell që u zhvillua pas armëpushimit të shpallur më 10 maj.

Gjithashtu pas shpalljes së armëpushimit më 10 maj, valltarët Khattak performuan përpara fortesës historike Qila Bala Hisar në Peshawar të Pakistanit.

Kjo performancë e valltarëve Khattak që është valle kulturore e Pakistanit u ndoq nga qytetarët.

Continue Reading

Bota

Kardinalët votojnë sot përsëri për ta zgjedhur papën e ri

Published

on

By

Kardinalët katolikë romanë janë kthyer të enjten në Kapelën Sistine, për ta rifilluar votimin për zgjedhjen e papës së ri në konklavën më të madhe dhe gjeografikisht më të shumëllojshme në historinë e tyre.

Kardinalët e nisën të mërkurën punën thellësisht rituale dhe të fshehtë për emërimin e një udhëheqësi të ri për 1.4 miliardë katolikët në mbarë botën.

Por, në mbrëmje tym i zi doli nga oxhaku në çatinë e kapelës, gjë që tregoi se nuk u zgjodh papa i ri në votimin e parë.

Kardinalët pritej ta nisnin votimin e dytë sot rreth orës 9 të mëngjesit, sipas asaj që ka njoftuar më herët Vatikani.

Tym i bardhë do të tregojë se Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e ri, që do të zëvendësojë Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar.

Nëse votimi i parë të enjten rezulton vendimtar, zgjedhja mund të shpallet rreth orës 11:00. Në të kundërt, sinjalet me tym do të vijnë më vonë gjatë ditës.

Asnjë papë nuk është zgjedhur në ditën e parë të këshillit, e njohur si konklava e fshehtë, prej shekujsh, prandaj votimi mund të vazhdojë për disa ditë para se ndonjëri nga princat me kapele të kuqe të kishës t’i marrë shumicën e nevojshme prej dy të tretat e votave për t’u bërë papa i 267-të.

Kardinalët, gjatë ditëve të fundit, kanë dhënë vlerësime të ndryshme për atë që kërkojnë tek papa i ardhshëm.

Derisa disa kanë bërë thirrje për vazhdimësi me vizionin e Françeskut për më shumë reforma dhe të qenit të hapur, të tjerë kanë kërkuar rikthim tek traditat e vjetra. Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur.

Një rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende do të hyjnë në Kapelën Sistine, në krahasim me 115 nga 48 vende në konklavën e vitit 2013 – një rritje që pasqyron përpjekjet e Françeskut për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.

Ende nuk ka favorit të qartë, megjithëse kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen ndër pretendentët kryesorë.

Ashtu si në kohët mesjetare, kardinalëve do t’u ndalohet komunikimi me botën e jashtme gjatë konklavës, dhe Vatikani ka ndërmarrë masa të teknologjisë së lartë për të siguruar fshehtësinë, duke përfshirë pajisje që bllokojnë sinjalet për të parandaluar përgjimin.

Gjatësia mesatare e dhjetë konklavave të fundit ka qenë pak më shumë se tri ditë, dhe asnjë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë. Konklava e vitit 2013 zgjati vetëm dy ditë.

Kardinalët do të përpiqen ta mbyllin procesin shpejt edhe këtë herë, për të shmangur përshtypjen se janë të përçarë ose se kisha është pa udhëheqje./REL/

Continue Reading

Bota

Vance: SHBA dhe Evropa në të njëjtin ekip, qesharake të mendosh për një përçarje

Published

on

By

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha sot se ai ende beson se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa janë në të njëjtin ekip dhe se është qesharake të mendosh se mund të ketë një përçarje midis dy aleatëve të hershëm.

Megjithatë, Vance tha në një aktivitet të organizuar nga Konferenca e Sigurisë së Mynihut në Uashington se SHBA-ja dhe Evropa janë bërë shumë të zhytur në qëndrimin e sigurisë të 20 viteve të fundit, i cili nuk është i përshtatshëm për 20 vitet e ardhshme, raporton Reuters.

Kultura evropiane dhe kultura amerikane janë shumë të lidhura dhe do të jenë gjithmonë të lidhura. Mendoj se është krejtësisht absurde të mendosh se do të jetë ndonjëherë e mundur të krijohet një përçarje serioze midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës”, theksoi Vance.

Ai tha se administrata Trump dëshiron që Rusia dhe Ukraina të bien dakord mbi disa udhëzime për bisedime të drejtpërdrejta, të cilat, sipas Vance, janë të nevojshme për t’i dhënë fund luftës.

Vance tha se SHBA-të i konsiderojnë lëshimet që Rusia ka kërkuar shumë të mëdha, por tha se nuk është aq pesimist në lidhje me shanset e përfundimit të konfliktit.

Continue Reading

Të kërkuara