

Shëndeti
Njerëzit ngatërrojnë simptomat e para të sëmundjes së veshkave me dhimbjen e kurrizit
Dhimbjet e pakëndshme shkaktohen edhe nga problemet me veshkat
Published
3 years agoon
By
UBT newsSapo filloni të ndjeni dhimbje shpine, gjëja e parë që ndoshta mendoni është një tendosje muskulore ose një dëmtim i saj.
Mirëpo, mjekët paralajmërojnë se në disa raste shpina juaj nuk ka të bëjë fare me të, përkundrazi dhimbjet e pakëndshme shkaktohen nga problemet me veshkat.
Duke marrë parasysh që veshkat ndodhen në zonën e pjesës së poshtme të shpinës, shumica e pacientëve gabimisht ngatërrojnë dhimbjen e veshkave me dhimbjen e shpinës, por këto dy lloje dhimbjesh kanë shkaqe dhe metoda të ndryshme trajtimi.
Ndërsa dhimbja e shpinës shkaktohet më shpesh nga ndonjë fenomen i jashtëm dhe mund të hiqet lehtësisht, kur bëhet fjalë për dhimbjen e veshkave, gjendja në shumicën e rasteve është shumë më serioze.
Mjekët shpjegojnë se dhimbja në veshka zakonisht shkaktohet nga inflamacioni apo disa sëmundje më të rënda që prekin veshkat.
Dhimbja e shpinës, nga ana tjetër, zakonisht shkaktohet nga dëmtimi i indeve në shpinë. Nëse mësoni të bëni dallimin midis tyre, kjo mund të lehtësojë diagnostikimin në kohë dhe kursin e mëtejshëm të trajtimit.
Si ta njohim dhimbjen e veshkave?
Sipas doktoreshës Rena D. Malik, dhimbja e veshkave është e thellë, therëse, shfaqet papritur dhe zakonisht largohet për t’u kthyer.
Dhimbjet më së shpeshti shfaqen në pjesët më të larta të shtyllës kurrizore dhe në zonën poshtë brinjëve, ngjitur me shtyllën kurrizore, dhe vija e belit paralajmëron se të sëmurët mund t’i ndjejnë ato edhe në pjesën qendrore të barkut ose në ijë. Megjithatë, dhimbja e veshkave zakonisht përfshin simptoma të tjera.
Këto simptoma janë ethe, të vjella dhe të përziera, urinim i dhimbshëm, urina e turbullt ose e errët dhe infeksione të shpeshta të sistemit urinar. Ndryshe nga dhimbja e shpinës, e cila në shumicën e rasteve largohet vetë, dhimbja e veshkave nuk do të përmirësohet derisa të identifikoni dhe filloni të trajtoni shkakun themelor.
Shkaqet e mundshme
Veshkat filtrojnë mbetjet nga trupi, krijojnë urinë dhe prodhojnë hormone që rregullojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Dhimbja e veshkave zakonisht shkaktohet nga sëmundjet e veshkave dhe pjesëve të tjera të sistemit urinar, dhe disa nga këto shkaqe përfshijnë gurët në veshka, mbajtjen e urinës, refluksin vezikoureteral, dëmtimin e veshkave dhe sëmundjen e veshkave policistike.
Secila prej këtyre gjendjeve kërkon trajtim, përndryshe mund të ndodhin pasoja më të rënda, siç është dështimi i veshkave.

Metabolizmi, është një sërë procesesh në trup që shndërrojnë ushqimin dhe pijet në energji dhe i lejojnë trupit të funksionojë normalisht.
Është thelbësor për shumë funksione, duke përfshirë tretjen, frymëmarrjen, qarkullimin e gjakut dhe rregullimin e temperaturës së trupit.
Gjenetika, gjendjet shëndetësore dhe stili i jetesës ndikojnë në shkallën metabolike, dhe një metabolizëm i ngadaltë tregon se trupi nuk po djeg mjaftueshëm kalori, gjë që mund të çojë në dëshira për ushqim, lëkurë të thatë, lodhje dhe luhatje të humorit.
Funksionimi i saktë na lejon të funksionojmë në aktivitetet e jetës, duhet t’i kushtoni vëmendje shenjave që tregojnë se metabolizmi ngadalësohet.
Shenjat e një metabolizmi të ngadaltë:
Je vazhdimisht i lodhur – Lodhja pa një shpjegim tregon metabolizëm të ngadaltë. Kur metabolizmi është më i ngadaltë, trupi e shndërron ushqimin në energji në mënyrë pak efikase, duke rezultuar në nivele të ulëta të energjisë. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të rraskapitur ose të lodheni më lehtë gjithë ditën.
Keni lëkurë të thatë – Edhe pse lëkura e thatë ose pa jetë është e zakonshme, shfaqja e saj tregon metabolizëm të ngadaltë. Hormonet tiroide, që rregullojnë shkallën metabolike, luajnë rol kyç në mbajtjen e lëkurës të hidratuar. Kur ka çekuilibër në funksionin e tyre, metabolizmi ngadalësohet.
Ju shtoni në peshë lehtë
Nëse vazhdoni të shtoni në peshë pavarësisht një diete të ekuilibruar dhe ushtrimeve, kjo mund të jetë për shkak se metabolizmi është i ngadaltë. Një metabolizëm më i ngadaltë e bën më të vështirë që ta shndërrojë ushqimin në energji shpejt, gjë që zvogëlon djegien e kalorive.
Ke ftohtë
Ndjenja e të ftohtit, edhe kur temperatura nuk ka rënë, mund të tregojë një çrregullim metabolik. Proceset metabolike janë përgjegjëse për gjenerimin e nxehtësisë së trupit, dhe një temperaturë më e ulët shoqërohet me një metabolizëm më të ngadaltë. Njerëzit me tiroide joaktive ose obezitet kanë temperaturë më të ulët të trupit pikërisht për shkak të një metabolizmi më të ngadaltë. Një çekuilibër hormonal mund ta pengojë trupin të prodhojë nxehtësi siç duhet.
Keni dëshirë për ushqim
Dëshirat intensive për ushqime të caktuara, veçanërisht me përmbajtje të lartë sheqeri, mund të lidhen me metabolizëm të ngadalësuar. Dëshirat për ushqim lidhen me shëndetin metabolik, me dietë të pabalancuar, zakone të këqija të të ngrënit dhe një përbërje të pafavorshme të trupit. Këto dëshira janë shenjë se metabolizmi nuk arrin ta përpunojë ushqimin në energji e lëndë ushqyese të nevojshme, duke e shtyrë trupin të kërkojë konsum shtesë të ushqimit.
Ke luhatje humori
Ndërsa ndryshimet e rastit të humorit janë normale, ndryshimet e shpeshta mund të tregojnë një metabolizëm të ngadaltë. Nivelet e ulëta të energjisë dhe çekuilibrat hormonalë që shoqërojnë një metabolizëm të ngadaltë mund të çojnë në ndjenja nervozizmi dhe frustrimi.
Keni probleme me tretjen
Shkalla metabolike dhe proceset e tretjes janë të lidhura ngushtë, tretja e zbërthen ushqimin, metabolizmi e shndërron atë në energji. Ndryshimet në metabolizëm, ngadalësimi i tij, ndikon në sistemin tretës. Një metabolizëm pak aktiv shkakton probleme me tretjen, të tilla si kapsllëk, fryrje ose diarre.
Çfarë ndiko në ngadalësimin e metabolizmit?
Gjenetika luan rol të rëndësishëm, pasi disa njerëz trashëgojnë një metabolizëm më të shpejtë, ndërsa të tjerët kanë një më të ngadaltë. Me moshën, metabolizmi ngadalësohet natyrshëm, veçanërisht pas moshës 60 vjeç për shkak të ndryshimeve në qelizat e trupit dhe një rënieje të masës muskulore.
Gjinia ndikon në shkallën metabolike, pasi gratë kanë tendencë të kenë më shumë yndyrë trupore dhe më pak masë muskulore sesa burrat. Ushqyerja është thelbësore, pasi një dietë me pak kalori ose e pashëndetshme mund të ngadalësojë metabolizmin, ndërsa mungesa e lëndëve ushqyese çon në një ngadalësim.
Një stil jetese sedentar, mungesa e gjumit e stresi kronik ndikon negativisht në metabolizëm duke zvogëluar djegien e kalorive dhe duke prishur ekuilibrin hormonal. Gjendjet shëndetësore si diabeti dhe hipotiroidizmi ngadalësojnë metabolizmin, ndërsa ekspozimi ndaj toksinave dhe kimikateve në mjedis mund të ketë pasoja negative, duke përfshirë rritjen e rrezikut të obezitetit.
Shëndeti
Ky është ushqimi që i bën mirë zemrës, trurit dhe lëkurës
Published
8 hours agoon
June 5, 2025
E njohur si një nga frutat më të shëndetshme në botë, avokado po fiton më shumë popullaritet edhe në tryezat shqiptare, falë përfitimeve të shumta që ofron për shëndetin.
E pasur me yndyra të shëndetshme, fibra, vitamina dhe antioksidantë, avokado është klasifikuar nga specialistët e ushqyerjes si një “superushqim”.
Konsumimi ndikon në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, mbështet funksionin e trurit, ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme.
Avokado përmban acid oleik, një yndyrë e njëjtë me atë që gjendet në vajin e ullirit që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe rritjen e atij të mirë.
Njerëzit që përfshijnë avokadon në dietë kanë më pak rrezik për sëmundje të zemrës. Përmbajtja e lartë e folatit e vitaminës K në avokado mbështet funksionin e trurit, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.
Lëkurë e shëndetshme dhe e hidratuar
Yndyrat natyrale dhe vitamina E që përmban avokado ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe luftimin e plakjes së parakohshme. Maskat natyrale me avokado janë gjithashtu shumë të përdorura për hidratimin e fytyrës dhe trajtimin e irritimeve.
Ndihmon në tretje dhe kontroll të peshës
Me rreth 10 gramë fibra për çdo avokado, ky frut mbështet tretjen e shëndetshme e ndihmon në ndjesinë e ngopjes për më gjatë, duke qenë zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të menaxhojnë peshën trupore.
Kur avokado konsumohet me ushqime të tjera, ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat që treten në yndyrë, si vitaminat A, D, E dhe K.
Përfshiri në dieta të balancuara ushqimore, theksojnë se avokado është opsion i shëndetshëm për mëngjes, sallata a ushqime të lehta gjatë ditës.
Shëndeti
Stresi vret më shumë se sheqeri, si ta dalloni në trupin tuaj?
Published
9 hours agoon
June 5, 2025
Në një botë që lëviz me ritme gjithnjë e më të shpejta, stresi është bërë një nga “vrasësit e padukshëm” më të rrezikshëm për shëndetin.
E dimë që sheqeri i tepërt çon në sëmundje si diabeti apo obeziteti, studimet tregojnë se stresi kronik ka pasoja edhe më të rënda – dhe shpesh më të fshehta.
Si ndikon stresi në trupin tuaj?
Kur përjetoni stres, trupi lëshon hormone si kortizoli dhe adrenalina, që në afatshkurtër ju ndihmojnë të përballoni situatat e vështira. Nëse stresi zgjat me javë apo muaj, këto hormone fillojnë të dëmtojnë trupin në mënyrë të heshtur:
Rritje e tensionit të gjakut
Dobësim i sistemit imunitar
Çrregullime të gjumit
Rritje e rrezikut për sëmundje të zemrës
Çrregullime hormonale dhe tretjeje
Shenjat që tregojnë se stresi po dëmton shëndetin tuaj:
Lodhje kronike, edhe pas gjumit
Dhimbje koke të shpeshta apo tension në qafë/shpatulla
Probleme me tretjen – fryrje, dhimbje stomaku, kapsllëk
Rënie flokësh apo lëkurë e thatë
Rritje e oreksit për ushqime të ëmbla ose të shpejta
Mungesë përqendrimi dhe harresë
Rrahje të zemrës të çrregullta apo ankth të pashpjegueshëm
Rënia e dëshirës seksuale
Çfarë mund të bëni për ta menaxhuar stresin?
Aktivitet fizik i rregullt – edhe ecja e përditshme ul nivelin e kortizolit
Meditim, frymëmarrje e thellë ose joga
Gjumi i mirë – prioritizoni 7–8 orë gjumë cilësor
Kufizoni kafeinën, sheqerin dhe alkoolin
Flisni me dikë – mos i mbani ndjenjat brenda
Pushime të shkurtra pa ekran gjatë ditës
Sheqeri ndikon në trup përmes ushqimit që konsumoni. Por stresi ju ndikon përmes gjithçkaje që mendoni, përjetoni dhe përballoni çdo ditë.
Mos e nënvlerësoni. Kujdesuni për mendjen si për trupin – sepse, shpesh, është ajo që sëmuret e para.
Shëndeti
Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm
Published
10 hours agoon
June 5, 2025
Ajo që ndodh në organizëm si pasojë e temperaturave të nxehta është e rrezikshme. Të gjitha sistemet e krijuara për tu përshtatur me nxehtësinë stërmundohen.
Ekspozimi afatgjatë në temperatura të nxehta ndikon menjëherë në aftësinë e trupit për të djersirë, djersitja ka rol të rëndësishëm në freskinë e trupit dhe kur ajo bllokohet njeriu mund të pësojë një goditje të fortë. Truri bëhet më i nxehtë dhe njeriu bëhet konfuz dhe humb vetëdijen.
Kontraktimet e muskujve, përtharja e skuqja e lëkurës janë sinjale që tregojnë se duhet të futeni në ambient të kondicionuar. Njerëzit më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë janë ata obezë, fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit që marrin medikamente të caktuara.
Si të freskoheni duke mbajtur kyçet nën ujë?
Mbajtja e kyçeve nën ujë është një qasje e mirë dhe e përqendruar për uljen e nxehtësisë së trupitm, kur të ndieni që vapa po ju vë për fund, hapni rubinetin e vendosni kyçet e dorës nën ujin e rrjedhshëm. Secili prej kyçeve duhet të qëndrojë nën rrjedhën e ujit për të paktën 30 sekonda.
Një mënyrë e tillë ulë temperaturën e gjakut në zonën e duarve e krahëve, gjaku qarkullon në trup duke e mbajtur të freskët për një orë. Hidratimi i domosdoshëm gjatë gjithë ditës. Ekspertët thonë se njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në hidratimin e vazhdueshëm gjatë gjithë ditës.
Pini ujë vazhdimisht dhe hani shumë fruta. Kësisoj do të ndihmoni trupin të rregullojë vetë temperaturën e tij e të përballet me më lehtësi me vapën.

Metabolizëm i ngadaltë, si t’i dalloni simptomat

Profesorët e UBT-së kontribuojnë në ndërtimin e paqës së qëndrueshme

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Mbyllet me sukses Java e Dizajnit në UBT – prezantohen koleksione me vlera artistike dhe kulturore

Aktori Christian Bale duket thuajse i panjohur rrugëve të Atlantas, teksa po xhiron filmin e ri

Jackie Chan: Mësova anglisht përmes muzikës ‘country’ pasi u zhvendos në SHBA!

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati
-
Kulturë2 months ago
27 marsi/Dita Ndërkombëtare e Teatrit! Mitrovica sjell shfaqjen “Kontesha Arduini”, histori magjepëse që nuk duhet humbur