Lajmet

​Një person goditet me “plumb qorr”, një tjetër humb dorën nga mjetet piroteknike

Published

on

Dhjetë persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente si pasojë e lëndimeve me mjete prioteknike dhe nga “plumbat qorr”.

Kështu ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, Adem Jaha, i cili ka thënë se një pacient është sjell në gjendje të rëndë pas goditjes nga plumbi i ashtuquajtur “qorr”.

Ndërsa një tjetër është sjell me dorë të amputuar si pasojë e përdorimit të mjeteve prioteknike.

“Para gjysmë ore një pacient me një plumb qorr i plagosur në regjionin torakal, para një ore një pacient me lëndime me mjete piroteknike amputim i dorës dhe është në sallë operative. Diku deri më tani dhjetë pacientë kanë kërkuar ndihmë me lëndime nga mjetet piroteknike, lëndime të lehta. Këto janë deri më tash. Gjendja është stabile për të gjithë të tjerët me përjashtim të atij pacientit që është me plumb qorr dhe që tash pret për diagnostikim të mëtutjeshëm”, tha ai.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes të shtuar.

“Fatmirësisht ne mësuam nga ekipet kujdestare që numri i të lënduarve këtë vit është më i vogël krahasuar me vitet e mëhershme. Megjithatë ne do të dëshironim që fare të mos ketë lëndime të tilla. Prandaj edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës urime viti i ri, por festoni dhe vazhdoni të qëndroni në familjet tuaja”, tha ai.

Vendi

Kuvendi shqyrton Bordin e Paqes, opozita kundërshton Projektligjin për Byronë

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës sot pritet të shqyrtoje edhe Projektligjin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Kjo pasi propozimi i partisë në pushtet për futjen në rend dite u përkrah edhe nga opozita.

Ndërkohë që opozita nuk është pajtuar që në rend dite të futen disa projektligjeve të tjera, përfshirë atë për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se nuk kanë kaluar në Komisione në lexim të dytë.

“Ne jemi që marrëveshja e Bordit të paqes të futet si pikë e rendit të ditës. Ndërsa për të tjerat jemi kundër. Nuk mund ta trajtojmë byronë këtu pa kaluar në lexim të dytë në Komisionin për Legjislacion”, ka theksuar deputeti i PDK-së Përparim Gruda.

Njëjt është deklaruar edhe deputetja e LDK-së Jehona Lushaku.

“Në përkrahim pikën për Bordin e Paqes ndërkohë që nuk përkrahim futjen e projektligjeve të tjera sidomos, atyre që nuk kanë kaluar në lexim të dytë në komisione”, ka theksuar ajo.

Partia në pushtet e ka arsyetuar urgjencën më situatën në të cilën gjendet Kuvendi, i cili do të shpërndahet automatikisht, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 28 prill.

“Sa i përket Projektligjit për Byronë ne jemi njoftuar që dëgjimi publik është finalizuar, ndërkohë urgjenca për këtë është pasur parasysh rrethanat që ndodhemi si Kuvend. Ndërkaq dy projektligjet për energjinë, tashmë si Kuvend kemi pranuar edhe një shkresë nga Sekretariati i Komitetit të Energjisë, janë pjesë e planit të rritjes”, ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

 

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave nëntokësore në Kosovë

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Hazir S. Çadraku, Pajtim Bytyqi dhe Osman Fetoshi, në bashkëpunim me studiues nga universitete vendore dhe ndërkombëtare, kanë publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare Limnological Review scientific journal.

Studimi, i titulluar “Assessment of Groundwater Quality in Some Regions of Kosovo Based on Physico-Chemical and Microbiological Parameters”, analizon cilësinë e ujërave nëntokësore në disa rajone të Kosovës përmes parametrave fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë.

Rezultatet tregojnë se, megjithëse shumica e parametrave fiziko-kimikë janë brenda kufijve të lejuar, në shumë zona është evidentuar ndotje mikrobiologjike, përfshirë praninë e bakterit Escherichia coli, duke e bërë ujin të papërshtatshëm për konsum pa trajtim.

Studimi thekson ndikimin e faktorëve si aktivitetet bujqësore dhe mungesa e trajtimit të ujërave të zeza, si dhe nënvizon nevojën për masa urgjente në menaxhimin dhe trajtimin e burimeve ujore.

Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe dëshmon angazhimin e UBT-së në kërkime me ndikim në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Continue Reading

Vendi

Nderohet kontributi i ish-kongresmenit Engel në shtetndërtimin e Kosovës

Published

on

By

Udhëheqësit e institucioneve kanë shprehur vlerësim të madh për rolin dhe kontributin e ish-kongresmenit amerikan, Eliot Engel, në historinë dhe procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Gjatë seancës së Kuvendit të mbajtur në nder të Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u shpreh se ai ka lënë gjurmë të thella në historinë e vendit.

“Në ditët më të vështira të historisë sonë të re, bëshkë edhe me shumë kongresistë e senatorë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit, dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav”, ka theksuar Haxhiu, në seancë që ka nisur më një minutë heshtje në nderim të Engel.

Ajo ka shtuar se gjatë gjithë karrierës së tij, Engel nuk u ndal së kërkuari drejtësi për popullin e Kosovës.

“Në vitet e errëta kur shqiptarët e Kosovës po vuanin nën regjimin e Millosheviqit dhe bota ende hezitonte të vepronte, Eliot Emgel ngriti zërin”, ka theksuar Haxhiu.

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mban sot seancë solemne për Eliot Engel dhe seancë të rregullt plenare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare, duke nisur në orën 10:00 me një seancë solemne në nderim të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili vdiq më 10 prill.

Pas saj, në orën 11:00, do të vijojë seanca e rregullt me këtë rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës.
  3. Pyetjet parlamentare.
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për Programin IPA 2020.
  5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare Kosovë-BE për programin IPA 2019 (pjesa e dytë, objektivi 1).
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
  7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
  8. Zgjedhja e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave.
  9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
  10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

Continue Reading

Të kërkuara