Lajmet

Foshnja e parë e vitit 2021 është vajzë

Published

on

Vajzë është foshnja e parë i vitit 2021. Ajo erdhi në jetë në orën 00:01.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar ekipet mjekësore në Klinikën e Gjinekologjisë dhe dha detaje për lindjen e parë.

“Foshnja e parë ka lindur saktësisht në orën 00:01, bëhet fjalë për një foshnje të gjinisë femërore me peshë 3 e 400 gram dhe gjendja shëndetësore duket që është stabile, megjithatë ka lindur me prerje cezariane dhe për momentin është në kujdesin intensiv. Ndërkohë që nëna për herë të parë është bërë nënë dhe për koincidencë është një punëtore shëndetësore nga komuna e Ferizajt, kështu që i urojmë që është bërë nënë dhe vajzës i dëshirojmë shëndet dhe mbarësi në jetë dhe me urimin që do të rritet pa Covid”, tha ai.

Igballe Gerbeshi, mjeke specialiste, tha se gjatë vitit që lamë pas në këtë Klinikë kanë lindur 3700 foshnje.

“Gjatë vitit 2020 kanë lindur gjithsej 8 mijë e 700 foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë, prej të cilave 3 mijë e 700 kanë lindur me operacion kurse të tjerat kanë lindur me lindje spontane”, tha ajo.

Lajmet

MINT dënon KEDS-in edhe me 25 mijë euro gjobë për njehsorët elektrikë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, po vazhdon aksionin për mbikëqyrjen dhe verifikimin e njehsorëve elektrikë në territorin e Kosovës.

Gjatë kontrolleve të realizuara së fundmi, inspektorët kanë identifikuar pesë njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik. Për shkak të kësaj shkeljeje, ndaj operatorit ekonomik KEDS është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 25 mijë eurosh.

MINT dhe AMK kanë bërë të ditur se verifikimet e matësve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të garantimit të matjes së saktë të konsumit të rrymës, mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe respektimit të ligjit.

“Institucionet përgjegjëse mbeten të përkushtuara për të siguruar që çdo njehsor elektrik në përdorim të jetë i verifikuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore, duke garantuar transparencë dhe besueshmëri në procesin e matjes”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ministria u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë dyshime apo dëshmi lidhur me funksionimin e njehsorëve të tyre elektrikë, t’i adresojnë ankesat përmes numrit të telefonit +383 46 311 000 (në Viber) ose në adresën elektronike: [email protected]. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Rutte në Shtëpinë e Bardhë: Takim me Trumpin për të zbutur tensionet

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Ky takim vjen si një përpjekje për të ulur tensionet mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë, përpara samitit të rëndësishëm të aleancës që do të mbahet në korrik.

Marrëdhëniet mes administratës Trump dhe vendeve evropiane janë përkeqësuar ndjeshëm kohët e fundit, veçanërisht pas mospajtimeve të thella lidhur me luftën në Iran dhe kërkesave të vazhdueshme të SHBA-së që aleatët të rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtje.

Sipas burimeve të “Euronews”, Rutte do të paraqesë të dhëna që dëshmojnë një rritje rekord të investimeve ushtarake nga vendet anëtare. Ai pritet të argumentojë se presioni i ushtruar nga vetë Trump ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë rritje financiare, duke theksuar se shpenzimet e përgjithshme të aleancës kanë prekur shifrën prej një trilion dollarësh. Po ashtu, Rutte do të vërë në dukje se rritja e prodhimit ushtarak ka hapur vende të reja pune edhe në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, pakënaqësia e administratës amerikane tashmë është reflektuar në hapa konkretë. Pentagoni ka njoftuar një sërë masash që reduktojnë pjesëmarrjen afatgjatë të SHBA-së në aleancë.

Pas kritikave të hapura të kancelarit gjerman, Friedrich Merz, ndaj strategjisë ushtarake amerikano-izraelite në Iran, Presidenti Trump njoftoi menjëherë tërheqjen e pesë mijë trupave amerikane nga territori gjerman.

Samiti i ardhshëm i NATO-s, i cili është planifikuar të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara të Turqisë, pritet të fokusohet kryesisht në sigurinë evropiane dhe atë arktike, si dhe në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit ushtarak. /Euronews/ /E.A/

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Madonna: Filmi biografik për jetën time u anulua për shkak të mosmarrëveshjeve për buxhetin

Published

on

Këngëtarja e njohur amerikane Madonna ka zbuluar se filmi biografik për jetën e saj u anulua pas mosmarrëveshjeve me studion Universal Pictures lidhur me buxhetin e projektit.

Në një intervistë për revistën Interview, artistja tha se historia e jetës së saj kërkonte një prodhim të madh dhe, rrjedhimisht, një buxhet të konsiderueshëm.

Madonna tregoi se kishte propozuar zhvendosjen e xhirimeve në Serbi për të ulur kostot, por ideja nuk u mbështet nga studioja. Sipas saj, drejtuesit e projektit nuk ishin të bindur se ajo do të qëndronte atje për realizimin e filmit.

Projekti u njoftua fillimisht në vitin 2020, me Madonnën në rolin e regjisores. Aktorja Julia Garner ishte përzgjedhur për të interpretuar këngëtaren pas një procesi të gjatë audicionesh.

Megjithatë, në vitin 2023 u raportua se filmi, i cili mbante titullin e përkohshëm “Who’s That Girl”, ishte anuluar.

Madonna zbuloi gjithashtu se kishte shqyrtuar mundësinë e realizimit të historisë së saj si serial për Netflix, por hasi në pengesa ligjore pasi të drejtat e skenarit mbetën në pronësi të Universal Pictures.

Artistja tha se zhvillimi i një seriali rezultoi më i ndërlikuar sesa kishte parashikuar, duke kërkuar bashkëpunim me skenaristë të shumtë dhe gjetjen e ekipit të duhur krijues për ta çuar projektin përpara./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hapet ekspozita e Hazir Rekës kushtuar rezistencës së minatorëve të Kosovës

Published

on

Është hapur ekspozita e fotografit të njohur Hazir Reka, e cila sjell në vëmendje një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës, vitet 1988–1989 dhe rezistencën e minatorëve të Trepçës.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja e Kulturës Saranda Bogujevci, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe komunitetit kulturor.

Fotografitë e ekspozuara dokumentojnë protestat dhe grevat e minatorëve, veçanërisht grevën historike në Stantërg të Trepçës, duke dëshmuar për përpjekjet e tyre në kërkim të lirisë, dinjitetit dhe barazisë.

Sipas organizatorëve, fotografitë nuk paraqesin vetëm momente historike, por edhe kujtesë të gjallë të sakrificës dhe qëndresës qytetare.

Përmes objektivit të tij, Hazir Reka ka krijuar një arkiv të rëndësishëm të kujtesës kolektive, duke ruajtur dëshmi të vlefshme të rrugëtimit historik të Kosovës.

Ekspozita është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara