Lajmet

​Një foshnje me COVID-19 në gjendje të rëndë

Pediatrja kërkoi nga prindërit që të bëhet vaksinimi i fëmijëve.

Published

on

Dy foshnje në Klinikën e Neonatologjisë dhe dy fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të infektuar me COVID-19 dhe po marrin trajtim në këto dy klinika.

Drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili, deklaroi se njëra prej foshnjave është në gjendje më të rëndë dhe është me asistencë respiratore dhe në trajtim intensiv.

“Kemi aktualisht dy foshnje, tash në këtë valën e fundit të pandemisë, pra të COVID-it. I kemi vazhdimisht rastet të cilat po pranohen dhe trajtohen në kliniken tonë. Zakonisht janë foshnje të cilat vinë nga shtëpia. Këto foshnje janë foshnje në termin, njëra është 18-ditëshe, tjetra është katër ditëshe, nga momenti kur janë pranuar. Aktualisht e kemi një foshnje që është në gjendje më të rendë është me asistencë respiratorë dhe mbetet tutje me trajtim intensiv”, tha ajo.

Doktoresha Ismaili rekomandon të gjitha nënat që rezultojnë pozitivë më COVID-19 të kenë kujdes gjatë kujdesit me foshnjën dhe gjatë kohës së ushqyerjes ta mbajnë maskën. Ajo ka theksuar edhe rëndësinë e vaksinimit me rregull për foshnjat.

Ajo ka treguar edhe për simptomat e foshnjave të cilat janë me COVID.

“Foshnjat të cilat vijnë janë me temperaturë të lartë trupore, me vështirësi respiratorë. Kryesisht janë forma të lehta…1:16 Foshnjat të cilat janë COVID pozitive, janë simptome pothuajse të njëjta edhe me patologjitë e tjera, me sëmundjet e tjera. 1:22 Në rastet kur kanë temperatura të larta trupore duhet të referohen, udhëzohen menjëherë të mjeku. Ata pastaj e bëjnë vlerësimin dhe nëse gjendja kërkon trajtim hospilator, atëherë referohen nga ana e mjekut në spital”, tha ajo.

Edhe në Klinikën e Pediatrisë aktualisht janë dy fëmijë të infektuar me COVID-19, por doktoresha në këtë klinikë, Afërdita Selmanaj, se gjendja e tyre është stabile.

“Për shkak të shtimit të rasteve të fëmijëve me COVID-19, kemi rihapur repartin e COVID-it, i cili për një kohë ka qenë i mbyllur. Në repartin COVID janë duke u trajtuar dy fëmijë, gjendja e tyre është stabile. Sa i përket kapaciteteve, numri i shtretërve gjithsej është 10 shtretër, mirëpo me mundësi të shtimi nëse paraqitet numri më i madh i rasteve të fëmijëve me COVID-19”, ka deklaruar Selmanaj.

Pediatrja Afërdita Selmanaj tha se mosha e fëmijëve të prekur nga COVID-19 është 1 deri 4 vite. Ajo gjithashtu tregoi simptomat e para që kryesisht fillojnë me rritjen e temperaturës.

“Simptomat fillestare kryesisht janë respiratorë, kollitje, temperaturë. Simptomat tek fëmijët zgjasin 7-10 ditë, shumica janë trajtuar në mënyrë ambullatore, ndërsa pacientët që kanë qenë të spitalizuar tek ne zakonisht kanë qëndruar 7-10 ditë në klinikën tonë… Mosha më e prekur nga COVID-19, ka qenë 1 deri 4 vite”, ka theksuar ajo.

Pediatrja kërkoi nga prindërit që të behët vaksinimi i fëmijëve. Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë miratoi vaksinimin anti-COVID për fëmijët 5 deri në 11-vjeç.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara