Lajmet
Nis takimi Osmani-Reynolds
Guvernatorja Reynolds gjatë qëndrimit në Kosovë do ta takojë edhe liderë të tjerë institucionalë.
Published
1 year agoon
By
Betim GashiPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Guvernatoren e Shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds.
Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Guvernatorja Reynolds do të nënshkruajnë marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shtetit të Iowa-s, derisa do të ketë edhe deklarim për medie.
Guvernatorja Reynolds gjatë qëndrimit në Kosovë do ta takojë edhe liderë të tjerë institucionalë.
Bota
Plani 5.3 mln euro: Zviceranët i thonë ‘Jo’ qeverisë, votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Published
32 minutes agoon
November 25, 2024By
UBT NEWSZviceranët kanë votuar kundër një propozimi të qeverisë për zgjerimin e rrjetit të autostradave, duke refuzuar ndarjen e 5.3 milionë eurove për të financuar ndërtimin e rrugëve të reja dhe zgjerimin e atyre ekzistuese në gjashtë lokacione kyçe, përfshirë zona afër Bernës dhe midis Gjenevës dhe Lozanës. Rezultati i referendumit, i cili u mbajt të dielën, ka treguar se 52.7% e votuesve ishin kundër këtij plani, duke e refuzuar atë si një politikë transporti të papërshtatshme për nevojat e sotme.
Plani, i miratuar nga parlamenti zviceran vitin e kaluar, kishte për qëllim të përballonte rritjen e trafikut në autostradat e vendit, i cili është rritur ndjeshëm gjatë 60 viteve të fundit. Megjithatë, kundërshtarët e projektit, përfshirë Partinë e Gjelbër dhe grupet mjedisore, argumentuan se zgjerimi i autostradave do të kishte një ndikim negativ në mjedis, duke shkaktuar më shumë ndotje dhe më shumë trafik. Ata gjithashtu shprehën shqetësimin se zgjerimi i rrugëve do të çonte në një rreth vicioz, ku autostradat më të gjera do të tërhiqnin më shumë automjete, duke krijuar më shumë bllokime dhe më shumë ndotje.
Në vend të zgjerimit të autostradave, ata kërkuan që fondet të përdoren për investime në transportin publik, lëvizshmërinë aktive dhe rinovimin e infrastrukturës ekzistuese. Mattea Meyer, përfaqësuese e kampit që u shpreh kundër zgjerimit të autostradave, u shpreh e kënaqur me rezultatin e referendumit, duke thënë se “shumica e popullsisë dëshiron mbrojtje klimatike dhe një sistem transporti që nuk është në kundërshtim me klimën, gjë që nuk është zgjerimi i autostradave”.
Ky rezultat ka shkaktuar një ndjenjë triumfi te ata që kanë luftuar për një politikë më të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin, duke pasur një impakt të drejtpërdrejtë në politikat e transportit të ardhshme në Zvicër./UBTNews/
Kulturë
Elbasani, i pari qytet që shpalli pavarësinë!
Published
39 minutes agoon
November 25, 2024By
UBT NEWSQyteti i Elbasanit ka pasur një vend të veçantë në historinë e pavarësisë së Shqipërisë, duke u shndërruar në qytetin e parë që shpalli pavarësinë më 25 nëntor të vitit 1912. Ky akt historik ka ardhur në kuadër të rrethanave të rëndësishme të kohës dhe pas dakordësisë me Ismail Qemalin, duke e bërë Elbasanin pionier të shpalljes së mëvetësisë së shtetit shqiptar.
Në këtë ditë të shënuar, përfaqësuesit e qytetit të Elbasanit, të udhëhequr nga Aqif Pashë Biçakçiu, shpallën me krenari Deklaratën e Pavarësisë, që u bë një akt simbolik i madh për popullin shqiptar. Deklarata e firmosur në atë kohë mbante mesazhe të fuqishme dhe të qarta, duke e bërë të ditur për botën se Shqipëria ishte plotësisht e shkëputur nga Mbretëria turke dhe do të qeverisej e pavarur dhe me drejtësi. Ajo theksonte se çdo qytetar shqiptar dhe i huaj do të kishte të drejtat e plota njerëzore dhe do të jetonte në liri, pa asnjë dallim fetar ose ideologjik.
Në këtë deklaratë, theksohej gjithashtu dëshira e popullit të Elbasanit për të jetuar në harmoni me shtetet fqinj dhe për të kërkuar ndihmën e tyre në krijimin e një qeverie të drejtë dhe të paanshme. Fjala “Rroftë Shqipëria e lirë” përfundonte këtë akt historik, duke i dhënë një ndihmesë të fuqishme luftës për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.
Ky moment i rëndësishëm për historinë e Shqipërisë është një kujtim i gjallë i angazhimit dhe sakrificës së popullit shqiptar për lirinë e tij, dhe Elbasani, si qyteti i parë që shpalli pavarësinë, do të mbetet gjithmonë në kujtesën kolektive të shqiptarëve si një simbol i besimit në një të ardhme të lirë dhe të pavarur./UBTNews/
Lajmet
“Alarmante shifrat e dhunës në familje”, Haxhiu: Deri tani asnjë dënim maksimal për dhunuesit
Published
1 hour agoon
November 25, 2024By
UBTNewsMinistrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të zbatojnë legjislacionin në fuqi për ndëshkimin maksimal të dhunuesve. Sipas saj, deri më tani nuk ka asnjë dënim me gjobë deri në tri vjet, siç e parasheh neni i Kodit Penal të Kosovës. Kështu u shpreh ajo në aktivitetin “Thyerja e heshtjes: Fuqizimi i Zërave nga Italia dhe Kosova kundër dhunës ndaj grave”, të organizuar nga Ambasada e Italisë dhe Fondacioni Jahjaga.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu tha se shifrat e dhunës në familje kudo në botë janë alarmante.
“Dhuna ndaj grave shpesh mbulohet nga heshtja, duke i detyruar viktimat të mbajnë barrën e traumës së tyre të vetme, nga frika ose turpi; kjo heshtje përfaqëson jo vetëm një zbrazëti, por edhe një pengesë për drejtësinë dhe rehabilitimin e tyre psikologjik. Kjo është arsyeja pse është qenësore të thyhet kjo heshtje, duke u dhënë zë atyre që nuk kanë dhe duke krijuar një hapësirë të sigurt për dialog dhe mbështetje. Në Itali, ne jemi dëshmitarë të rritjes së një lëvizjeje fuqizimi; gratë po mblidhen së bashku, duke ndarë historitë dhe përvojat e tyre. Kjo jo vetëm që ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit publik, por gjithashtu ofron një model të qëndrueshmërisë për viktimat e dhunës. Në Kosovë, gratë po bëjnë të njëjtën gjë, duke luftuar për të drejtat e tyre dhe një të ardhme më të mirë”, u shpreh De Riu.
Roli i institucioneve, sipas diplomatit italian është thelbësor që viktimat të marrin ndihmën e nevojshme.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kritikoi institucionet e drejtësisë për mos-ndëshkueshmëri të dhunuesve sipas ligjit.
“Është tejet e rëndësishme që të ketë zbatim të legjislacionit në fuqi. Qeveria, Kuvendi i Kosovës e ka për detyrë që të hartojnë ligjet, por është e detyrë e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të drejtësisë që të zbatojnë në përpikëri detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Nëse shohim Kodin Penal, vepra e dhunës në familje parasheh dënim me gjobë dhe me burgim deri në tri vite. Por deri më tani nuk kemi asnjë dënim deri në maksimumin që e parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Prandaj, po e shfrytëzoj edhe këtë organizim që të bëjë thirrje tek institucionet e drejtësisë që të zbatojnë me përgjegjësinë më të lartë nenin që ndërlidhet me dhunën në familje, që dhunuesve të ua japin dënimin e merituar me gjobë dhe me burgim deri në tri vite. Kjo është ajo çfarë parasheh Kodi Penal i Republikës së Kosovës”, deklaroi Haxhiu.
E para e Drejtësisë tha se janë bërë ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.
Në ditën e parë të fushatës globale “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, ish-presidentja, Atifete Jahjaga përmendi disa nga emrat e grave të vrara nga bashkëshortët e tyre.
“Dhuna me baza gjinore nuk është realitet i Kosovës vetëm, ky problem po prek çdo shoqëri pasi që dhuna nuk njeh kufi. Ajo shfaqet në të gjitha kulturat, në çdo komunitet duke e bërë këtë një çështje botërisht shqetësuese. Intensiteti dhe mënyra se si trajtohet kjo dukuri varet nga shumë faktor përfshirë edhe reagimin ligjor dhe institucional. Kosova si një vend i ri ka bërë përpjekje të mëdha për të krijuar një kuadër ligjor të fort kundër kësaj plage shoqërore, por sfidat qëndrojnë në zbatimin e tij të plot dhe në zbatimin e tij efektiv. Ani pse jemi vend i ri në krahasim me vendet sikurse Italia ta themi, Kosova zhvillimin e ka të shpejt dhe të dukshëm në shumë fusha. Po filloj me shembullin personal, në vitin 2011 askush në Kosovë, as burrë e as grua, i ri apo i vjetër nuk e ka paramenduar që Kosova do ta zgjidhte gruan e parë presidente”, përfundoi Jahjaga.
Jahjaga foli edhe për sfidat e asaj kohe gjatë udhëheqjes së shtetit, ku tha se pati dyshime se “si grua nuk do të ja dalë në një vend të udhëhequr nga burrat”.
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, deri më 10 dhjetor do të organizohen aktivitete nga institucionet por edhe nga organizatat e shoqërisë civile në Kosovë.
Lajmet
Shaip Kamberi në Parlamentin e Serbisë: “I keni duart e përgjakura”
Published
1 hour agoon
November 25, 2024By
UBT NEWSDeputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar fuqishëm ndaj ngjarjeve të fundit në Kuvendin Republikan, ku opozita ndaloi punën e seancës së sotme, duke përdorur moton “I keni duart e përgjakura” në nderim të viktimave të tragjedisë në Novi Sad dhe në betejën për drejtësi dhe zbardhjen e të vërtetës.
Seanca u shoqërua me tensione të larta dhe përplasje fizike ndërmjet deputetëve të shumicës dhe atyre të opozitës, duke reflektuar një krizë të thellë politike. Kamberi e cilësoi moton e opozitës si përshkrimin më të mirë për qeverisjen aktuale të Serbisë, duke theksuar se gjaku në duart e saj nuk është vetëm i sotmi, por daton që nga vitet e ‘90-ta.
“Duart e tyre janë të përgjakura nga tragjeditë e të kaluarës dhe padrejtësitë që vazhdojnë edhe sot,” deklaroi Kamberi, duke bërë thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi ndaj viktimave të pafajshme./UBTNews/
Fotografja amerikane Nan Goldin dënon luftën në Gaza në hapjen e ekspozitës në Berlin
Blinken i uron Bosnje-Hercegovinës Ditën e Shtetësisë: SHBA i përkushtohet stabilitetit dhe prosperitetit të BiH
E djathta ekstreme e Francës kërcënon të rrëzojë qeverinë për projekt-buxhetin
Plani 5.3 mln euro: Zviceranët i thonë ‘Jo’ qeverisë, votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Elbasani, i pari qytet që shpalli pavarësinë!
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjera ruse
Parlamenti i ri i Gjeorgjisë hap seancën e parë mes protestave masive dhe bojkotit
Petro Marko i “brezit të humbur”: Një histori shkrimi dhe luftërash që mbijetoi në letër!
Të kërkuara
-
Bota4 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman