Lajmet
Në ShBA u konfirmua rasti i parë me Omicron
Personi u kthye nga Afrika e Jugut më 22 nëntor dhe u testua pozitiv për virusin më 29 nëntor.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiRasti i parë i variantit omicron të koronavirusit është konfirmuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kaliforni, te një person i kthyer nga Afrika e Jugut, njoftuan dje autoritetet shëndetësore amerikane.
Personi u testua pozitiv për koronavirus në Kaliforni, njoftoi Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).
Personi ishte plotësisht i vaksinuar dhe shfaqi simptoma të lehta që po përmirësoheshin, shtoi deklarata.
Personi u kthye nga Afrika e Jugut më 22 nëntor dhe u testua pozitiv për virusin më 29 nëntor.
Javën e kaluar, administrata e presidentit Joe Biden vendosi kufizime për udhëtimet nga vendet në Afrikën e Jugut ku u identifikua për herë të parë dhe ku u përhap. Grupimet e rasteve të infeksionit me këtë lloj janë identifikuar gjithashtu në rreth njëzet vende të tjera në mbarë botën, raporton AP.
Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, tha se më shumë do të dihet për këtë lloj në dy deri në katër javë, ndërsa shkencëtarët studiojnë mostrat e virusit.
Më herët, presidenti Biden u përpoq të shtypte ankthin për variantin e ri të virusit, duke deklaruar se ishte një shkak për shqetësim, por jo për panik. Biden planifikon të paraqesë nesër një strategji për luftimin e virusit gjatë dimrit.
Lajmet
Komisioni për Ekonomi ndryshon Ligjin për ndërmarrjet publike
Published
11 mins agoon
November 19, 2024By
UBTNewsKomisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka ndryshuar Ligjin për ndërmarrjet publike. Ndryshimet e këtij ligji u përkrahë me gjashtë vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, tha se për ndryshimin e këtij ligji janë tetë rekomandime.
“Konform Komisionit, Grupi Punues ka proceduar me planin e punës. Ka pasur për qëllim të qartësojnë ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike. Ka tetë rekomandime gjithsej, kemi zhvilluar takime pothuajse me të gjitha ndërmarrjet publike, jemi informuar për sfida që ballafaqohen gjatë operimit të tyre në performancën e tyre. Kanë dhënë një kontribut të vazhdueshme drejtë një përpilimi të ndryshimit të ligjit të ri. Kemi finalizuar ligjin e ri me tetë rekomandime”, tha Hyseni.
Lajmet
Maqedonasja Radmilla Shekerinska emërohet zëvendëssekretare e NATO-s
Published
12 mins agoon
November 19, 2024By
UBTnewsIsh-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake.
NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme.
“Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte.
Shekerinska do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti.
Ajo ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020.
Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mircea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.
Disa zyrtarë të NATO-s, të cilët folën me kusht që të mbeteshin anonimë, thanë për Radion Evropa e Lirë se ekzistonte një dëshirë e fortë që këtë pozitë ta merrte dikush nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe ajo t’i takonte një gruaje.
Ndër kandidatët e tjerë ishin ish-ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Maria Gabriel, ish-presidentja e Kroacisë, Kollinda Grabar-Kitaroviq, dhe Olivera Injac, e cila ishte ministre e Mbrojtjes në Malin e Zi nga viti 2020 deri në vitin 2022.
Shekerinska do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, jashtë Bashkimit Evropian. Aktualisht, ajo është nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë.
Roli kryesor i zëvendësit të sekretarit të Përgjithshëm është ta zëvendësojë kreun dhe t’i kryesojë takimet e 32 ambasadorëve në Këshillin Veri-Atlantik dy herë në javë, ose në çdo takim urgjent, përfshirë edhe Këshillin NATO-Ukrainë.
Lajmet
Seanca gjyqësore për “gazin lotsjellës” shtyhet për një datë tjetër
Published
27 mins agoon
November 19, 2024By
UBTNewsNë Gjykatën Themelore të Prishtinës, është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit 2015.
Kjo seancë është shtyrë në mungesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ndërkaq, të pranishëm kanë qenë Pal Lekaj, Time Kadrija, Aida Dërguti, Teuta Haxhiaj dhe Besa Baftiu.
Avokatja e kryeparlamentarit, Arbnora Zeqiri tha se Konjufca është në vizitë jashtë vendit, për çka edhe kërkoi të shtyhet seanca.
“Klienti im nuk prezanton sot në këtë seancë për shkak se i njëjti gjendet në një vizitë zyrtare jashtë Republikës së Kosovës dhe për këtë e kemi njoftuar gjykatën me kërkesë me shkrim, në mënyrë që kjo seancë të mos mbahet sot dhe eventualisht në një datë më të afërt apo që nesër për shkak se i njëjti sot nuk gjendet në Republikën e Kosovës. Andaj e njoftoj gjykatën që kemi të bëjmë me një aktakuzë të vitit 2016, ku klienti im ka qenë deputet. Kërkesa për shtyrje të kësaj seance ka qenë për shkak se ai ka edhe përgjegjësi institucionale dhe përfaqëson procese të rëndësishme për Republikën e Kosovës”, tha ai.
Për këtë ka reaguar gjyqtari Adnan Kamberi, i cili tha se “gjykata nuk i përshtatet punës së asnjë institucioni.
“Këtë pjesë arsyetoje, pjesën tjetër mos. Sepse nuk është relevante sepse të gjithë jeni të barabartë… ua tërheq vëmendjen që gjykata nuk i përshtatet punës së asnjë institucioni tjetër. Gjykata e ka agjendën e punën e vet. Mos kërko prej gjykatës t’i përshtatet punës së institucionit tjetër”, ka thënë ai.
Avokati i Pal Lekajt, Musa Damati kërkoi që kryeparlamentari Glauk Konjufca të jetë i vëmendshëm në respektimin e thirrjeve të gjykatës.
“Klienti im përkundër agjendës dhe obligimeve ka shfaqur respekt duke qenë prezent, i pranishëm në këtë seancë po ashtu edhe koleget e tij. Andaj kërkojmë nga gjykata që përmes mbrojtës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Koniufca të kërkohet një vëmendje dhe seriozitet i shtuar që përkundër agjendave zyrtare të respektohen thirrjet e gjykatës për arsye se ne nuk e dimë pa preudikuar datën e ardhshme të seancës, agjendën e klientit tim, Pal Lekaj”, u shpreh Damati.
Mbrojtja e Lekajt theksoi se nuk është pajisur me shkresat e lëndës, për çka kërkoi qe gjykata ta obligoj prokurorinë që brenda afatit të arsyeshëm ta pajis mbrojtjen me këto shkresa.
Seanca e ardhshme e shqyrtimit fillestar u caktua më 27 nëntor në orën 11:00.
Lajmet
Këto janë pikat që u miratuan në mbledhjen elektronike të qeverisë
Published
32 mins agoon
November 19, 2024By
UBTNewsQeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas njoftimit për media është bërë me dije se i janë ndarë mjete buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast më qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave.
Poashtu është aprovuar kërkesa e ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.
Komisioni për Ekonomi ndryshon Ligjin për ndërmarrjet publike
Maqedonasja Radmilla Shekerinska emërohet zëvendëssekretare e NATO-s
Në fundjavë zhvillohet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”
Seanca gjyqësore për “gazin lotsjellës” shtyhet për një datë tjetër
Këto janë pikat që u miratuan në mbledhjen elektronike të qeverisë
Ngritet edhe një aktakuzë për krime lufte
Vizita e studentëve të MBE-së në “Geris Corporation”, lidhja e teorisë me praktikën industriale
Studentët e Masterit në Inxhinierinë e Ujërave në UBT realizuan vizitë studimore në terren në zona kyçe të Kosovës
Kurti i drejtohet BDI-së: Të angazhohet për heqjen e termit “20%” për gjuhën shqipe në Kushtetutë
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman