Aktualitet

​Nagavci: Nëse vazhdojnë problemet, zgjedhjet studentore të anulohen

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se zgjedhjet studentore në Universitetin e Prishtinës duhet të anulohen në rast se vazhdojnë të ketë probleme në këtë proces siç është raportuar edhe paraditen e sotme.

Sipas ORCA-s, organizatë që është duke monituruar procesin, nga ora 8:30 deri në orën 10:45 ka pasur një bllokim sistemi si pasojë e ushtrimit të nivelit të dytë të sigurisë përmes emailave që ka rezultuar me bllokimin e përkohshëm të procesit.

Në momentin e zhbllokimit të tij janë shtuar vetëm edhe 6 vota të cilat kanë mbetur pa u procesuar në kohën e bllokimit. Ky numër i vogël i votave të ardhura pas bllokimit, ORCA, tha se tregon se bllokimi prej 2 orë e 15 minutash nuk është sulm jashtëm apo tentativë për manipulim nga jashtë

Ministrja Nagavci tha se zgjedhjet studentore janë të një rëndësie të veçantë, si për studentët ashtu edhe për Universitetin dhe duhet të garantohet e drejta e votës për secilin student ashtu si dhe një proces demokratik, i drejtë e transparent.

Ndonëse jemi në rrethana të lehtësuara pandemie, Universiteti kishte vendosur që ato të mbaheshin online. Vetëm një orë pas fillimit të procesit, sistemi i votimit ka rënë dhe studentët nuk po mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit. Si ministre, shpreh shqetësimin për këto lëshime. Kam kontaktuar me përfaqësues të Universitetit, studentë dhe monitorues dhe dua të deklaroj se poqese ky proces vazhdon të ketë probleme dhe lëshime, zgjedhjet duhet të anulohen dhe organet kompetente të marrin vendimin që siguron që asnjë studenti nuk i mohohet e drejta e zgjedhjes”, tha Nagavci.

Sipas të dhënave të ORCA-s, deri në orën 12:00 në votim kanë marrë pjesë 6195 studentë votues nga 25 629 votues sa kanë mundësi votimi. Pjesëmarrja në zgjedhje e shprehur në përqindje është 24.17%.

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së përfundojnë praktikën profesionale në Coca-Cola HBC Kosova

Published

on

Studentët e UBT-së kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale në kompaninë prestigjioze Coca-Cola HBC Kosova.

Gjatë kësaj periudhe, studentët kanë pasur mundësinë të punojnë në një ambient profesional, duke përfituar njohuri praktike, përvojë reale në industri dhe aftësi që i përgatisin drejtpërdrejt për tregun e punës. Kjo eksperiencë ka qenë një kombinim i mësimit inovativ të fituar në UBT dhe praktikës dinamike në një kompani lidere globale.

Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit strategjik dhe të qëndrueshëm mes UBT-së dhe Coca-Cola HBC Kosova, që synon të forcojë lidhjen mes edukimit dhe tregut të punës. Falë këtij partneriteti, studentët e UBT-së përfitojnë qasje në praktika cilësore, mentorim profesional dhe mundësi punësimi të garantuar.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu bëhet Ambasador Artist i kompanisë prestigjioze “Henri Selmer Paris”

Published

on

Klarinetisti dhe profesori i UBT-së, Blerim Emerllahu ka arritur një nga kulmet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike — ai është përzgjedhur Ambasador Artist i kompanisë botërisht të njohur “Henri Selmer Paris”, e cila prej më shumë se një shekulli simbolizon cilësinë dhe ekselencën në prodhimin e instrumenteve frymore.

Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një artist nga Kosova dhe shtetet e rajonit përfshihet në rrjetin global të artistëve të “Henri Selmer Paris”, që përfaqësojnë nivelin më të lartë të muzikës botërore.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, aktiviteti dhe zhvillimi artistik i Emerllahut do të menaxhohet drejtpërdrejt nga kompania franceze, duke e renditur atë përkrah emrave të njohur të muzikës klasike dhe xhazit ndërkombëtar.

“Kjo përfaqëson një arritje të madhe jo vetëm për karrierën time personale, por edhe për Kosovën dhe institucionin tonë, pasi është hera e parë që një artist nga rajoni përzgjidhet si ambasador i ‘Henri Selmer Paris’”, u shpreh profesori Emerllahu.

Ai falënderoi UBT-në, drejtuesit dhe kolegët për mbështetjen e vazhdueshme, duke shtuar se kjo arritje është një frymëzim për studentët dhe kontribuon në afirmimin ndërkombëtar të Fakultetit të Muzikës dhe të UBT-së në tërësi.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesorët e UBT-së, Musa Sabedini dhe Ferid Selimi, botojnë artikull shkencor në revistën e indeksuar në SCOPUS

Published

on

Një arritje e rëndësishme akademike është shënuar nga profesorët e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Prof. Musa Sabedini dhe Prof. Ferid Selimi, të cilët kanë botuar një artikull shkencor në revistën shkencore multidisiplinare “Architectural Image Studies”, të indeksuar në SCOPUS.

Artikulli mban titullin: “Misinformation and the Use of Emotional Language in Albanian-Language Media in Kosovo: A Comparative Analysis of the March 2004 Riots and the September 2023 Banjska Attack” dhe trajton mënyrën se si mediat në gjuhën shqipe në Kosovë kanë raportuar për tensionet ndëretnike dhe ngjarjet e dhunshme, duke bërë një analizë krahasuese mes ngjarjeve të marsit 2004 dhe sulmit të Banjskës në shtator 2023.

Studimi analizon si aspektin kuantitativ të mbulimit mediatik, ashtu edhe gjuhën emocionale të përdorur në raportim, përmes një analize të përmbajtjes së gazetave qendrore.

“Ky publikim përbën një moment të rëndësishëm profesional dhe personal për mua. Edhe pse e kam kuptuar prej kohësh se kërkimi shkencor kërkon durim, përkushtim dhe ekspertizë të thellë, kjo përvojë më ka dëshmuar se puna e palodhur dhe bashkëpunimi akademik sjellin rezultate të prekshme. Jam jashtëzakonisht i lumtur që puna jonë është vlerësuar dhe çmuar në këtë nivel, dhe besoj se ky është vetëm një hap drejt botimeve të tjera edhe më të fuqishme në fushën e gazetarisë dhe komunikimit”, ka thënë mes tjerash profesor Musa Sabedini.

Rezultatet tregojnë se, ndonëse mediat kanë raportuar gjerësisht për këto ngjarje, janë evidentuar dallime të dukshme në mënyrën e raportimit, në përqindjen e hapësirës kushtuar dhunës ndëretnike, si dhe në përdorimin e termave emocionalë apo nxitës.

Autorët arrijnë në përfundimin se faktorët historikë, kulturorë dhe politikë, si dhe mungesa e koordinimit institucional, ndikojnë në praktikat e gazetarisë, duke theksuar nevojën për gazetari të përgjegjshme në kontekste me ndjeshmëri etnike.

Artikulli është publikuar më 1 nëntor 2025, në Vol. 6, Nr. 3 të revistës, dhe mund të lexohet online në linkun: Artikulli i plotë

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Heroina Telaku takohet me ekipin First Kosovo në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025

Published

on

Ekipi përfaqësues i Kosovës në First Global Challenge 2025, është takuar me Ambasadoren e Republikës së Kosovës në Panama, Heroina Telaku, dhe Sekretaren e Parë të Ambasadës, Gjylymsere Ahmetgjekaj, gjatë ceremonisë hapëse të kësaj gare prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe frymëzuese, ku u diskutua mbi punën, përkushtimin dhe arritjet e ekipit të Kosovës.

Ambasadorja Telaku shprehu mbështetjen për të rinjtë kosovarë, të cilët po e përfaqësojnë me dinjitet dhe krenari vendin në një skenë globale të dijes dhe inovacionit.

Continue Reading

Të kërkuara