Lajmet

​Nagavci: Fëmijët të përfitojnë nga interneti, por në mënyrë sa më të sigurt

E para e MAShTI-t tha po ashtu se prindërit duhet të jenë vigjilent në mënyrë që të fëmijët të mos bien pre e abuzimit.

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit(MAShTI) ka hapur ekspozitën me punimet e nxënësve të shkollës së mesme të ulët “Faik Konica”, për nder të ditës ndërkombëtare të sigurisë nga interneti. Ministrja Arbërie Nagavci apeloi për kujdes gjatë përdorimit të internetit nga ana e fëmijëve.

E para e MAShTI-t tha po ashtu se prindërit duhet të jenë vigjilent në mënyrë që të fëmijët të mos bien pre e abuzimit gjatë përdorimit të internetit dhe rrjeteve të ndryshme sociale. Ajo porositi nxënësit që internetin ta përdorin për avancimin e tyre.

“Prej këtu po e përcjellim porosinë për të gjithë që të përdorim sa më shumë internetin dhe mundësitë që i ofron interneti në shkollat tona për avancimin, edukimin dhe arsimimin e të gjithë nxënësve. Por, në anën tjetër të jemi sa më shumë të kujdesshëm për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që mund të përballen në internet. Në këtë linjë është një përgjegjësi e shtuar e të gjithë neve të rriturve, mësimdhënësve, menaxhmentit të shkollave por edhe prindërve që t’i këshillojnë mirë fëmijët dhe të jenë kujdestarë që të mos jenë pre e çfarëdo rreziku që mund të ofrohet nga përdorimi i rrjeteve sociale dhe rrjeteve të tjera… Të jeni sa më shumë në kontakt edhe me shokët dhe shoqet të shkollës, por edhe më tutje, në atë mënyrë që të sigurohemi që benefitet e shumta që na ofron interneti t’i përdorim për avancimin e secilit prej nesh, por në të njëjtën kohë të jemi të kujdesshëm që asnjë nga fëmijët tanë të mos bie pre e abuzimit, të dhunës apo rreziqeve që mund të krijohen nga përdorimi i papërgjegjshëm qoftë nga përdorimi i rrjeteve sociale apo formave të tjera ”, tha ajo.

Drejtoresha e shkollës “Faik Konica”, Jehona Oruqi tha se nxënësit përmes punimeve të tyre po përpiqen të sensibilizojnë bashkëmoshatarët e tyre për përdorimin e internetit në mënyrë sa më të sigurt.

“Nxënësit e shkollës sonë ka tash e një kohë që punojnë në këtë drejtim, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, ku në periudhën e parë janë mbajtur edhe ligjërata në disa klasë për aplikimin e udhëzuesit për përdorimin e internetit në klasë në mënyrë sa më të sigurt. Andaj nxënësit në këtë periudhë kanë përgatitur punimet të cilat japin një formë mesazhi se cila është mënyra se si duhet të përdorët në mënyrë më të mirë interneti dhe cilat janë dëmet që mund t’i kenë pa dashjen tonë. Po ashtu, kanë punuar edhe një fletushkë e cila po besoj që përmban goxha shumë informata dhe të njëjtën mund ta përdorin edhe nxënësit e shkollave të tjera”, tha ajo

Loris Behu, nxënës i kësaj shkolle tha se përmes kësaj ekspozite synojnë të paraqesin vlerat e internetit.

“Me këtë ekspozitë ne synojmë që t’i promovojmë vlerat e internetit të sigurt dhe të mësojmë nxënësit e shkollës sonë dhe të shkollave të tjera se çka është një internet i sigurt dhe si duhet të udhëtojmë nëpër internet, këtë e kemi bërë përmes disa punimeve artistike dhe një fletushke të cilën e kemi përgatitur, e cila përmban të gjitha informacionet për të udhëtuar sigurt nëpër internet”, tha ai.

Edhe nxënësja tjetër e shkollës Faik Konica, Rea Rexhepi foli për rëndësinë që ka përdorimi i sigurt i internetit.

“Sot në ditën ndërkombëtare të internetit të sigurt, për fëmijët sidomos, kemi bërë një ekspozitë nga shkolla jonë nga grupi i artit… Këtë ekspozitë e kemi bërë për t’iu treguar njerëzve dhe për të treguar një art, një kreativitet tonin dhe duhet të jemi më të sigurt në internet e sidomos për fëmijët”, tha ajo.

Përndryshe të gjitha punimet kanë pasur ndihmës nga mësimdhënësi i artit, Burim Jakupi.

Vendi

Rritet numri i protestuesve para Kuvendit: Kërkohet votimi i ndryshimeve për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke mbajtur pankarta në duar dhe duke bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit që nga mbrëmja e së dielës, në kuadër të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”, ndërkohë që në orën 09:00 është paralajmëruar edhe një protestë e re nga Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me të njëjtën kërkesë.

Këto zhvillime po ndodhin ndërkohë që Komisioni për Legjislacion po shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, nga ora 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, ku ky projektligj është përcaktuar si pika e parë e rendit të ditës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet për Specialen

Published

on

By

Komisioni për Legjislacion ka miratuar të hënën, në një mbledhje urgjente para seancës plenare, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dokumenti u votua njëzëri nga 9 deputetët e pranishëm, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Gjatë arsyetimit të nismës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, theksoi se përmes këtij ndryshimi të ligjit të zakonshëm synohet t’i hiqet një pjesë e juridiksionit Gjykatës Speciale, konkretisht ajo e krimeve të luftës, pa prekur Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, konfirmoi mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke cilësuar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë dhe se katër krerët e saj duhet të prezumohen të pafajshëm.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësoi se procesi gjashtëvjeçar dëshmoi se qëllimi i themelimit të kësaj gjykate është tejkaluar, duke shtuar se ligjet nuk janë të pandryshueshme dhe institucionet duhet të reflektojnë sipas nevojave të kohës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Të kërkuara