Lajmet

​Murati flet për humbjet në Fondin e Kursimeve Pensionale

Ai tha se të rinjve do u rikuperohen humbjet.

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pranuar se Trust-i është duke pësuar humbje të kursimeve pensionale. Sipas tij, në bursat ndërkombëtare ka luhatje të çmimeve për shkak të krizës në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, ai tha se të rinjve do u rikuperohen humbjet, ku shpreson ata që janë në prag të pensionimit nuk do të preken nga këto rënie të investimeve.

Në konferencë për media pas takimit me Këshillin Grevist të BSPK-së, Murati është pyetur edhe për humbjet në Fondin e Kursimeve Pensionale.

“Duhet të sqaroj që në rastet kur ka investime në bursat ndërkombëtare ka luhatje të çmimeve, të cilat janë luhatje të përkohshme dhe lëvizin. Ideja e investimeve afatgjate të fondeve të tilla në aksione të ndryshme apo fonde efektive është që të sigurohet një kthim mesatar në afatgjatë. Sepse dikush që është i moshës 30-vjeçare që kontribuon sot, pra nuk pret që t’i merr këtë vit apo vitin e ardhshëm mjetet. Ideja është si investim afatgjatë, në horizonte afatgjate mbi 30 vjeç, 40 vjeç që në momentin kur dilet në pension të sigurohet një pension i dinjitetshëm për shkak se ka pasur një kthim mesatar 7 apo 8 për qind vjetor. Me sa e di së fundmi, personat që janë afër moshës së pensionimit që të mos ndikohen nga këto luhatje afatshkurta ka pasur një ndarje të portfolios. Që investimet e fondeve të atyre pensionistëve të investohen në letra me vlerë të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Murati.

Ai ka folur edhe për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, për çka tha se janë të interesuar për përmirësimin e infrastrukturës që të mundësohet ofrimi i shërbimeve të parapara.

“Ne si Ministri e Financave kemi shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që të mbështesim Ministrinë e Shëndetësisë për të gjitha investimet e nevojshme, por edhe për momentin kur fillon mbledhja e premiumeve që po ashtu përveç kostos, ka kosto të punëmarrësi ka edhe tek punëdhënësi. Ky problem nuk ekziston, por Ligji për Sigurime Shëndetësore kërkon edhe infrastrukturën e nevojshme, kërkon edhe investime të nevojshme. Nuk është vetëm një ligj në letër siç e kemi parë në të kaluarën. Një ligj ka tashmë në fuqi por nuk është zbatuar asnjëherë. Ideja jonë është që ta përmirësojmë ligjin, të kemi një ligj të implementuar por edhe të jetë infrastruktura e nevojshme për ofrimin e shërbimeve që parasheh Ligji për Sigurime Shëndetësore”, ka shtuar ai.

I pyetur se kur do të alokohen 10 milionë euro për listën esenciale, ministri i Financave ka thënë se në fillim të vitit janë ndarë mjetet e nevojshme.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara