Lajmet

​Murati flet për humbjet në Fondin e Kursimeve Pensionale

Ai tha se të rinjve do u rikuperohen humbjet.

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pranuar se Trust-i është duke pësuar humbje të kursimeve pensionale. Sipas tij, në bursat ndërkombëtare ka luhatje të çmimeve për shkak të krizës në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, ai tha se të rinjve do u rikuperohen humbjet, ku shpreson ata që janë në prag të pensionimit nuk do të preken nga këto rënie të investimeve.

Në konferencë për media pas takimit me Këshillin Grevist të BSPK-së, Murati është pyetur edhe për humbjet në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Duhet të sqaroj që në rastet kur ka investime në bursat ndërkombëtare ka luhatje të çmimeve, të cilat janë luhatje të përkohshme dhe lëvizin. Ideja e investimeve afatgjate të fondeve të tilla në aksione të ndryshme apo fonde efektive është që të sigurohet një kthim mesatar në afatgjatë. Sepse dikush që është i moshës 30-vjeçare që kontribuon sot, pra nuk pret që t’i merr këtë vit apo vitin e ardhshëm mjetet. Ideja është si investim afatgjatë, në horizonte afatgjate mbi 30 vjeç, 40 vjeç që në momentin kur dilet në pension të sigurohet një pension i dinjitetshëm për shkak se ka pasur një kthim mesatar 7 apo 8 për qind vjetor. Me sa e di së fundmi, personat që janë afër moshës së pensionimit që të mos ndikohen nga këto luhatje afatshkurta ka pasur një ndarje të portfolios. Që investimet e fondeve të atyre pensionistëve të investohen në letra me vlerë të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Murati.

Ai ka folur edhe për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore, për çka tha se janë të interesuar për përmirësimin e infrastrukturës që të mundësohet ofrimi i shërbimeve të parapara.

Ne si Ministri e Financave kemi shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që të mbështesim Ministrinë e Shëndetësisë për të gjitha investimet e nevojshme, por edhe për momentin kur fillon mbledhja e premiumeve që po ashtu përveç kostos, ka kosto të punëmarrësi ka edhe tek punëdhënësi. Ky problem nuk ekziston, por Ligji për Sigurime Shëndetësore kërkon edhe infrastrukturën e nevojshme, kërkon edhe investime të nevojshme. Nuk është vetëm një ligj në letër siç e kemi parë në të kaluarën. Një ligj ka tashmë në fuqi por nuk është zbatuar asnjëherë. Ideja jonë është që ta përmirësojmë ligjin, të kemi një ligj të implementuar por edhe të jetë infrastruktura e nevojshme për ofrimin e shërbimeve që parasheh Ligji për Sigurime Shëndetësore”, ka shtuar ai.

I pyetur se kur do të alokohen 10 milionë euro për listën esenciale, ministri i Financave ka thënë se në fillim të vitit janë ndarë mjetet e nevojshme.

Lajmet

Moti sot: Borë e ngrica

Published

on

By

Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja 1-7m/s.

E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.

Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sipas “Burimit për Drjetësi”. deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Të kërkuara