Aktualitet

​Moti për sot

Published

on

Gjatë ditës së premte në Kosovë do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kështu kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 24 deri në 29 gradë.

“Ka ndryshuar situata meteorologjike. Fushat me presion të lartë që ishin prezent mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Sport

Neymar përfshihet në listën e Brazilit për Botërorin 2026

Published

on

By

Carlo Ancelotti ka komentuar vendimin e tij për të përfshirë Neymarin në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026

Rikthimi i Neymarit në Kombëtaren e Brazilit ka qenë një nga temat më të diskutuara në futbollin brazilian gjatë ditëve të fundit.

Pas një periudhe të gjatë të mbushur me lëndime dhe mungesa në fushë, sulmuesi veteran ka fituar sërish besimin e stafit teknik të “Seleçaos” në prag të turneut më të madh të futbollit botëror.

Sulmuesi 34-vjeçar i Santos është rikthyer në kombëtare për herë të parë që nga viti 2023, pasi kaloi një periudhë të gjatë të shoqëruar me probleme fizike dhe lëndime.

“Neymar do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne në Kupën e Botës. Gjatë gjithë vitit kemi analizuar gjendjen e tij dhe kemi vërejtur se në periudhën e fundit ka treguar vazhdimësi në paraqitje dhe ka qenë në formë të mirë fizike”, deklaroi Ancelotti gjatë konferencës për media.

Përfshirja e Neymarit konsiderohet si një ndër vendimet më të rëndësishme të trajnerit italian në prag të turneut, me Brazilin që synon rikthimin te titulli botëror në vitin 2026.

Continue Reading

Lajmet

Raportohet i zhdukur një 31-vjeçar në Prishtinë

Published

on

By

Në Policinë e Kosovës është raportuar për zhdukjen e një personi të moshës 31-vjeçare, i cili është larguar në drejtim të panjohur të hënën pasdite në Prishtinë.

Rasti është denoncuar në polici nga babai i tij. Sipas dëshmisë së dhënë nga familjari, ngjarja ka ndodhur në momentin kur ai kishte ndaluar automjetin për të kryer një blerje, duke e lënë djalin brenda në makinë.

Ankuesi ka specifikuar para autoriteteve se 31-vjeçari është me aftësi të kufizuara mendore. Gjatë kohës që babai ndodhej jashtë mjetit, i riu ka dalë nga automjeti dhe nuk është kthyer më.

Njësitë policore menjëherë kanë nisur hetimet për rastin dhe po punojnë intenzivisht për lokalizimin dhe gjetjen e personit të zhdukur.

 

Continue Reading

Lajmet

Katër të vdekur dhe dhjetë të lënduar në aksidentet e fundit në Kosovë

Published

on

By

Një bilanc prej katër personash të vdekur dhe dhjetë të lënduar është shënuar në rrugët e Kosovës brenda një dite. Raporti i fundit i Policisë së Kosovës njofton për një seri aksidentesh të rënda të ndodhura të hënën, ku përveç aksidenteve të reja me fatalitet, një person ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra ditë më parë.

Në Vushtrri në një aksident të rëndë ku u përfshinë tri automjete në fshatin Dobërllukë një person ka humbur jetën, ndërsa pesë persona të tjerë pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan me urgjencë për trajtim mjekësor në Qendrën Universitare Klinike të Kosovës (QKUK).

Një tjetër vetaksident fatal ndodhi në fshatin Dollc të Klinës. Një shofer humbi kontrollin mbi automjetin e tij dhe doli jashtë rruge, duke pësuar lëndime që rezultuan vdekjeprurëse. Nga kjo thyerje e rrugës mbetën të lënduar edhe katër pasagjerë që ndodheshin në të njëjtën makinë – një grua dhe tre burra.

Pothuajse në të njëjtën periudhë, një tjetër përplasje mes dy veturave mori jetën e një personi në fshatin Slivovë të Ferizajt. Policia ka nisur hetimet për të ndriçuar shkaqet e këtij aksidenti. Për të tria këto raste të reja, prokurorët kanë urdhëruar dërgimin e trupave të pajetë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Përveç tragjedive të ditës, bilanci i zi u rëndua edhe më shumë pasi një person ndërroi jetë në QKUK, ku po trajtohej që prej datës 7 maj. Ai kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë. Pas konstatimit të vdekjes nga mjekët, trupi i tij u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Përveç ngjarjeve me pasoja fatale, policia regjistroi edhe dy aksidente të tjera me pasoja më të lehta.

Në Prekallë të Istogut, dy vetura u përplasën mes vete, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime trupore te njëra nga drejtueset e mjeteve.

Në Prizren, në rrugën “Hysen Rexhepi”, u shënua një përplasje tjetër mes dy automjeteve, e cila fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme materiale dhe pa persona të lënduar.

 

Continue Reading

Aktualitet

Pesë të vdekur nga një sulm i armatosur në një Qendër Islamike në San Diego

Published

on

By

Pesë persona kanë humbur jetën, përfshirë edhe dy autorët e dyshuar, si pasojë e një sulmi të armatosur në Qendrën Islamike në San Diego të SHBA-së, raporton BBC.

Shefi i Policisë së San Diegos, Scott Wahl, bëri të ditur se tre burra mbetën të vrarë brenda qendrës, ndërsa dy të dyshuarit – të moshave 17 dhe 19 vjeç – u gjetën më pas pa jetë brenda një veture. Sipas të dhënave të para të policisë, dyshohet se të rinjtë kanë kryer vetëvrasje pas sulmit.

Për shkak të natyrës së sulmit dhe objektivit të përzgjedhur, Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka marrë përsipër rastin dhe po e trajton atë zyrtarisht si një krim të mundshëm urrejtjeje.

Në mesin e viktimave të konfirmuara është edhe një roje sigurie e Qendrës Islamike, e cila njihet si xhamia më e madhe në të gjithë rrethin e San Diegos (San Diego County).

“Kurrë nuk kam përjetuar një tragjedi të tillë më parë,” u shpreh i tronditur imami i qendrës, Taha Hassane, duke dënuar ashpër këtë akt të rëndë dhune.

Hetimet nga autoritetet federale dhe lokale po vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivet që shtynë dy adoleshentët drejt këtë sulmi të përgjakshëm.

 

Continue Reading

Të kërkuara