Lajmet

​“Monstra”, burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit

Published

on

Alil Demiri, Afrim Ismailoviç, Agim Ismailoviç janë dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale e Shkupit. I pandehuri tjetër, Haki Aziri është dënuar me 9 vjet burg, ndërsa Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Sami Luta është liruar nga aktakuza.

Pas vendimit të Gjykatës Penale për rastin, përfaqësuesja e Prokurorisë, Fatime Fetai ka kërkuar paraburgim për katër të dënuarit. Kujtojmë se Alil Demiri dhe Agim Ismailoviç janë në arrati.

Rasti “Monstra” ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal.

Rasti “Monstra” është kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017, ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish-lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm.

Por, tani Zaev ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se persona të tjerë e kanë kryer aktin, apo se këta janë të pafajshëm dhe se për këtë rast fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë./KP

Lajmet

Gjilan: Arrestohen dy persona për vjedhje të rëndë dhe keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona, E.M. dhe B.H., të dyshuar për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Keqpërdorim i besimit”.

Pas një hetimi të detajuar dhe veprimeve operative në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, të dyshuarit dyshohet se kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe kanë tërhequr para nga banka, duke keqpërdorur besimin e një shtetasi të huaj gjatë një periudhe të caktuar kohore.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe ndaj tyre pritet të ngrihet kallëzim penal për veprat e përmendura.

Continue Reading

Lajmet

Gruaja 80-vjeçare gjendet pa shenja jete në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten, rreth orës 13:45, është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën “Imzot Nikprelaj” në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Viktima, një grua rreth moshës 80-vjeçare, është gjetur pa shenja jete.

Sipas njoftimit të policisë, menjëherë pas marrjes së informatës, ekipet policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ftuar edhe mjekët emergjentë. Mjekët kanë konstatuar se gruaja nuk kishte shenja jete.

Aktualisht, Policia e Kosovës po heton me kujdes të gjitha rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe detajet e këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj uron SHBA-të për Ditën e Pavarësisë: Aleate historike, mike e pazëvendësueshme

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditën e pavarësisë.

Haradinaj, ka thënë se SHBA-të janë aleate historike dhe një mike e pazëvendësueshme e Kosovës.

‘‘Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën!

Happy Independence Day!’’, shkroi në facebook, Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani uron ShBA-në: Nga populli më pro-amerikan në botë, gëzuar 4 Korrikun

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë.

Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi në Facebook, presidentja Osmani.

Continue Reading

Të kërkuara