Lajmet

​Miratohet vendimi për blerjen e ndërtesave të dy ambasadave

Blerja e disa ndërtesave të ambasadave të Kosovës nëpër botë, është prioritet i vënë nga ministrja Gërvalla-Schwarz.

Published

on

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për blerjen e ndërtesave të dy misioneve diplomatike.

Me këtë vendim, MPJD fillon zyrtarisht procesin për blerjen e ndërtesave të ambasadave të Republikës së Kosovës në dy kryeqendra botërore, Washington D.C., ShBA, dhe Londër, Mbretëria e Bashkuar.

Në një komunikatë për media, MPJD ka bërë të ditur se bazuar në orientimin strategjik për konsolidimin e prezencës së Republikës së Kosovës në këto kryeqendra dhe në strategjinë gjithëpërfshirëse për reformim, ristrukturim si dhe rritje të nivelit të përfaqësimit të Kosovës përmes shërbimit të Jashtëm, MPJD në këtë vit fiskal, ka ndarë buxhetin prej 8 milionë e 927 mijë e 721 euro (8,927,721. 00 €) për blerjen e ndërtesave të ambasadave.

Blerja e disa ndërtesave të ambasadave të Kosovës nëpër botë, është prioritet i vënë nga ministrja Gërvalla-Schwarz, me qëllim që MPJD-së t’i lehtësohet barra financiare e pagesave të qirave të ambasadave

Lajmet

Maqedonci nis ditën me takim me Komandantin e KFOR-it dhe atë të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli

Published

on

By

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Maqedonci thotë se në këtë takim të jetë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe bashkëpunimi me KFOR-in.

Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Ëikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in. Theksova angazhimin për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore si dhe modernizimit me sisteme të armatimit të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s, në funksion të sigurisë së qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në NATO”, shkruan Maqedonci.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama viziton familjet e evakuuara nga vërshimet në kryeqytet

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do t’i vizitojë familjet e evakuuara në lagjen Kodra e Trimave, që i bën si shkak i reshjeve të mëdha të shiut e që shkaktuan vërshime.

Nga komuna kanë njoftuar se kjo vizitë po bëhet me qëllimin që të njoftohen nga afër me situatën, dhe për t’iu shpreh mbështetjen e Komunës banorëve të prekur.

Takimi është paraparë të ndodhë në ora 10:00 në Kodrën e trimave, rruga Aziz Zhilivoda.

Continue Reading

Lajmet

Blloku B1 del jashtë funksionit

Published

on

By

Blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”,  ka dalë jashtë funksionit mëngjesin e së martës, duke përkeqësuar më tej situatën e furnizimit me energji elektrike në vend.

Kosova vazhdon të përballet me krizë energjetike, pasi ka pasur ditë që është shënuar gjenerim zero nga disa blloqe prodhuese. Sipas burimeve, problemi më delikat aktualisht është pikërisht ai në bllokun B1, transmeton Klankosova.tv.

Dalja nga funksioni e këtij blloku rrit varësinë nga importi i energjisë elektrike dhe rrezikon stabilitetin e furnizimit, sidomos në orët e pikut të konsumit.

Institucionet energjetike ende nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për kohën e rikthimit në operim të këtij blloku.

Ndërkohë, ditë më parë, konkretisht më 8 janar jashtë funksionit doli edhe blloku A4.

Kështu kishte bërë të ditur njohësja e energjisë, Janina Ymeri, e cila theksoi se që nga 1 janari ka pasur dy rënie të blloqeve, sepse ditë më parë zero gjenerim kushte pasur sërish B1.

Continue Reading

Lajmet

Rozeta Hajdari del para gjyqit për skandalin me “Rezeravet Shtetërore”

Published

on

By

Në Gjykatën Themelorë në Prishtinë ka arritur ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ndaj të cilës pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore”.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit.

Katër të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e seancës gjyqësore.

Continue Reading

Të kërkuara