Lajmet

​Ministrja Hajdari paralajmëron masë ligjore për produktet esenciale

Për ndonjërën masë eventuale, Hajdari tha se kanë marr dritën e gjelbër edhe nga Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës.

Published

on

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar masë ligjore për produktet esenciale.

Ajo tha se tashmë kanë krijuar grupin e dytë punues i cili do të vendos se a do të shkohet me çmimin tavan apo me marzhë tregtare.

Në një konferencë për medie, ministrja Hajdari tha se do të marrin masë ligjore për të ndaluar spekulimet me çmime.

“Ne tani kemi krijuar grupin e dytë punues për masën ligjore për produktet esenciale dhe theksoj se do të jenë këto produkte esenciale që do të përfshihen në masën ligjore: gruri, mielli, buka, orizi, pastat, vaji i lulediellit, kripa, qumështi, vezët, mishi i pulës, sheqeri, sapuni, detergjenti dhe pecetat higjienike. Grupi punues, tani i themeluar, do të analizojë tutje se cilën masë ligjore do ta marrim, a do të shkojmë me çmimin tavan apo do të shkojmë me një marzhë tregtare, kjo varet edhe nga analizat që do të vijnë edhe nga grupi punues me evidencë nga tregu, por edhe nga operatorët ekonomikë, sepse kemi operatorë që janë në shitje me shumicë e pakicë. Të gjitha këto do të ndodhin shumë shpejt… Ashtu siç kemi vepruar për naftën mund të veprojmë edhe me produktet tjera, por kjo varet prej analizës së situatës nga vetë grupi punues. Nuk po them sot si ministre se do të vendosi çmim tavan por do të marrim një masë që do të ndalojë spekulimet sepse jemi të informuar në baza ditore nga Dogana për çmimet furnizuese nga importi”, theksoi ministrja e Tregtisë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se ndonëse çmimet furnizuese të grurit dhe miellit janë zbritur në 7%, kjo nuk po vërehet në çmimet në treg.

E për ndonjërën masë eventuale, Hajdari tha se kanë marr dritën e gjelbër edhe nga Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës.

“Nga të dhënat e Doganës ndonëse kemi një rritje të çmimit në disa furra të bukës ne kemi për dallim nga çmimet e Doganës çmimet furnizuese të grurit dhe miellit janë kryesisht në rënie për dallim nga muaji maj, pra kemi 7% të çmimeve furnizuese të grurit dhe miellit, 7% zbritje bazuar nga evidenca e Doganës dhe kjo evidencë nga Dogana është konfirmuar edhe nga grupi punues i MINT në bashkëpunim edhe me atë të Financave. Pas të gjitha këtyre hulumtimeve të bëra nga grupi punues ne kemi konstatuar si në vijim, marzha tregtare e artikujve esencial ndonëse tregu i lirë ka një dallim të lartë në mes të operatorëve ekonomik ku mesatarja e marzhës tregtare të të gjithë operatorë ekonomik varion prej 8% deri në 19.40% varësisht nga produkti”, tha ajo.

Sa i takon furnizimeve me grurë Hajdari tha se po presin përfundimin e korrjeshtirjeve, por është garanci që 70% e tregut do të furnizohet nga fermerët vendor.

Lidhur me vendimin që Qeveria nxori për ndalim të eksportit të produkteve esenciale, Hajdari tha se tashmë janë duke e rishikuar atë vendim.

“Tani jemi në rishqyrtim për shkak të kërkesave që i shohim nga vetë operatorët ekonomik që mund të kenë ndonjë sfidë për të operuar tutje, mund të kenë edhe sfidë për furnizim tutje”, tha ajo.

Bashkim Zejnullahu nga Shoqata e Mullistëve të Kosovë tha se nuk ka nevojë për shqetësime pasi kanë furnizim të mjaftueshëm me grurë. Ai tha se janë kundër abuzimeve me çmime.

Por, Zejnullahu shtoi se këtë vit në disa regjione ka rendimente më të ulëta për sipërfaqe krahasuar me vitin e kaluar.

“Kemi furnizim të mjaftueshëm të brendshëm do të krijohen sigurisht furnizime sipas nevojë edhe nga tregjet e jashtme që ne të kemi mundësinë të ofrojmë për tregun tonë një furnizim stabil. Çmimet duhet të kishin pas rënie gjatë sezonit 2022 edhe pse nuk kanë pësuar ndonjë rënie të madhe, por ka një rënie që garanton së paku për një kohë të caktuar për çmimin e miellit për tregun e brendshëm. Ne si shoqatë jemi të angazhuar gjithmonë që të ketë furnizime edhe të ketë stabilitet të brendshëm. Duke e ditur situatën e mëhershme të muajit shkurt dhe mars arritëm të mbajmë në kontroll apo të vërtetojmë kemi stabilitet dhe stoqe të mjaftueshme dhe mendojmë se kjo do të vazhdojë edhe këtë vit… Jemi kundër abuzimeve të çmimeve nga kushdo qoftë edhe nga ne përpunuesit, të jemi më vigjilent dhe të mos shfrytëzojmë situatën aktuale që të ngritin çmimet pa nevojë. Nuk kemi pasur nevojë dhe nuk ka nevojë për shqetësime, por as nuk kemi nevojë për ngritje të çmimeve”, tha Zejnullahu.

Lidhur me atë se prej cilave vendeve Kosova mund t’i plotësojë mangësitë e grurit, Zejnullahu përmendi Maqedoninë, Bullgarinë, Kroacine e Serbinë.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara