Lajmet

​Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj

Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë dhe të rejat të aplikojnë.

Published

on

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023.

Ministria e Mbrojtjes ka ftuar të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.

Në një komunikatë për media thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët.

“Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi, si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në këto qendra: Akademinë e Mbrojtjes së FSK-së – Qendrës për Studime Universitare “Wesley Clark”;- Akademinë Ushtarake të Republikës së Turqisë; Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë; dhe Akademinë e Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore. Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 09.06.2022 deri më 23.06.2022. Aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta gjeni edhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net. Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 603-355/199”, thuhet në komunikatë.

Lajmet

​Kurti: Do ta formojmë qeverinë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe më pas do të shikojnë për rrugën përpara sesi të formohet qeveria e re.

Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se janë fitues në zgjedhje, andaj sipas tij do ta formojnë qeverinë.

Ne presim certifikimin e rezultateve dhe më pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë sonë dhe kundër Lëvizjes Vetëvendosjes, por ne kemi dalë fitimtarë. Fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë”, tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së gurthemelit të një çerdheje në Gjilan.

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, përfshirë me përditësimin e fundit të numërimit të 90 për qind të votave nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka 48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK, 20 deputetë, AAK-Nisma 8 deputetë, ndërkaq komunitetet jo shumicë 20 deputetë.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Nëse prokuroria e ka të rëndësishme dëshminë time, duhet të vijë tek unë

Published

on

By

Nëse prokuroria e ka pas të rëndësishme dëshminë time, ai duhet të vinte te ne. Kjo prokurori më shumë po e lufton qeverinë sesa krimin e korrupsionin”, tha Kurti të martën në Gjilan.

Ai, me urdhër të Gjykatës Themelore, duhej të paraqitej sot më 4 mars në Prokurorinë speciale të Kosovës për të dhënë dëshmi në një rast të rezervave shtetërore, por zgjodhi të marrë pjesë në një ngjarje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kurti në Gjilan, insistoi se ai asnjëherë s’ka thënë se refuzon të jep dëshmi, mirëpo tha se e njëjta duhet të ndodh në Zyrën e Kryeministrit.

Continue Reading

Lajmet

Kurti nuk paraqitet as sot në Prokurorinë Speciale, shkon në Gjilan

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka shkuar në Prokurorinë Speciale.

Kjo ishte ftesa e tretë që Kurti mori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Në kohën kur Prokuroria e priste për të dhënë dëshminë, Kurti u ndodh në vënien e gurthemelit të një çerdheje të re në Gjilan.

Continue Reading

Lajmet

Zhduken tre fëmijë e një grua gjatë 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar se katër persona janë zhdukur gjatë 24 orëve të fundit. Dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë të mitur, janë larguar nga shtëpia në Prishtinë më 24 shkurt, dhe deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Ky rast është iniciuar si “person i zhdukur”.

Po ashtu, në Prizren, një person ka njoftuar policinë se vajza e tij ka ikur nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Ky rast është nën hetime.

Në fshatin Ozdrim të Pejës, një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij, e cila ka probleme psikike, ka braktisur shtëpinë dhe nuk dihet ku ndodhet. Ky rast është raportuar më 3 mars 2025 dhe është nën hetime.

Policia ka filluar hetimet për të gjitha rastet dhe po bën përpjekje për gjetjen e personave të zhdukur./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara