Lajmet

​Ministri Mehaj vizitë zyrtare në Gjermani

Ai shkoi në këtë vizitë me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Universitetit të Forcave të Armatosura – Helmut Schimdt.

Publikuar

Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani.

Në një postim në rrjetin social Facebook ai ka shkruar se, mbështetja e Gjermanisë dhe partneriteti bilateral janë shumë të rëndësishme në proceset tona zhvillimore dhe integruese.

Me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Universitetit të Forcave të Armatosura – Helmut Schimdt udhëtova për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë. Gjatë kësaj vizite, do të realizoj takim me homologen gjermane, ministren e Mbrojtjes, znj. Christine Lambrecht, takim ky i pari i një ministri të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bundesëehr. Gjithashtu gjatë kësaj vizite, do të realizoj edhe takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që organizohet nën patronatin e Sekretarit të Mbrojtjes së ShBA-së, në Ramstein. Vizita në Gjermani, pas vizitave të ndërsjella në nivel ministrash është me rëndësi shumë të madhe për proceset zhvillimore të vendit në përgjithësi dhe për proceset zhvillimore e integruese të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në veçanti”, ka shkruar ministri Mehaj.

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

15 vende të BE-së bëjnë thirrje për kontraktimin e politikave të migracionit dhe azilit

Publikuar

nga

Një grup prej 15 shtetesh anëtare, të udhëhequra nga Danimarka, kanë nisur një thirrje të përbashkët për të zhvilluar kontraktimin e politikave të migracionit dhe azilit, duke argumentuar se rritja “e paqëndrueshme” e ardhjeve të parregullta vitet e fundit, justifikon të menduarit “jashtë kutisë”.

“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare duhet të rrisin kontributin e tyre për partneritete të barabarta, konstruktive dhe të gjera me vendet kyçe, veçanërisht përgjatë rrugëve migratore, duke ndryshuar fokusin tonë nga menaxhimi i migracionit të parregullt në Evropë në mbështetjen e refugjatëve si dhe komuniteteve pritëse në rajonet e origjinës”, thuhet në letër.

“Nëse duam të vazhdojmë përpjekjet tona për të thyer strukturat nxitëse që nxisin lëvizjet e parregullta të emigracionit dhe udhëtimet e rrezikshme drejt Evropës, përpjekjet plotësuese janë të nevojshme”, thuhet tutje.

Letra, e datës 15 maj, por që u publikua të enjten, u drejtohet zyrtarëve të lartë në Komisionin Evropian. Përveç Danimarkës, ai miratohet nga Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Italia, Qiproja, Letonia, Lituania, Malta, Holanda, Austria, Polonia, Rumania dhe Finlanda, duke reflektuar një konsensus ndërpartiak./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara