Lajmet

​Ministri Latifi vizitoi spitalin e Mitrovicës

Në këtë vizitë është thënë se duhen investime serioze shtesë.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka vizituar dje Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës me të gjitha repartet, me ç’rast u prit nga drejtoresha e spitalit, Luljeta Zhubi dhe stafi menaxhues i këtij institucioni shëndetësor.

Ministri Latifi theksoi se ka ardhur ta vizitojë spitalin e Mitrovicës në një kohë shumë të rëndësishme, gjersa shtoi se në vazhdën e planifikimeve për decentralizimin e sistemit shëndetësor të Kosovës, prioritet i tij është fuqizimi i spitaleve rajonale, dhe posaqërisht i spitalit të Mitrovicës. Ky fuqizim do të bëhet përmes dhënies së autoritetit menaxhues, rritjes së kapaciteteve me kuadro mjekësore, ofrimit të shërbimeve cilësore si dhe zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës, gjersa me këtë rast Ministri Latifi ofroi përkrahjen e tij maksimale se këto objektiva do të arrihen përmes disa veprimeve direkte të Ministrisë së Shëndetësisë, por gjithashtu edhe përmes ndihmës dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Nga ana e saj, Dr. Luljeta Zhubi, Drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, e falënderoi përzemërsisht ministrin Latifi, ku sipas saj, është hera e parë që një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka treguar një përkushtim kaq të madh gjatë vizitës në detaje dhe interesim për të gjitha nevojat e spitalit, dhe njëkohësisht është zotuar për të ndihmuar me të gjitha mundësitë që i ka Ministria e Shëndetësisë“, thuhet në njoftimin e MSH.

Në këtë vizitë është thënë se duhen investime serioze shtesë dhe planifikim i personelit për ta funksionalizuar objektin modern të ndërtuar para disa viteve.

Lajmet

Murati: Propozimi për Albulena Haxhiun nuk do të ndryshojë, zgjedhjet janë opsioni i fundit

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se propozimi i Vetëvendosjes për kandidatin për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të mbetet i pandryshuar. Ai theksoi se ky propozim është bërë pas shfrytëzimit të të drejtës së Vetëvendosjes si fituese e zgjedhjeve.

Murati theksoi gjithashtu se zgjedhjet e reja nuk janë qëllimi i Vetëvendosjes dhe se ato do të ishin opsioni i fundit. Ai theksoi se duhet të arrihet një dakordim politik për nënkryetarët, duke shtuar se strategjitë aktuale janë më shumë taktizime.

“VV-ja si fitues e zgjedhjeve e ka të drejtën e propozimit të kandidatit dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke propozuar Albulena Haxhiun. Këto sjellje janë më shumë taktizime. Kemi propozuar gruan më të votuar. Ky është propozimi ynë dhe nuk do të ndryshojë. Duhej dakordim politik, i cili mund të arrihet për nënkryetarët. Nuk është qëllimi ynë për të shkuar në zgjedhje. Ai do të ishte opsioni ynë i fundit”, tha Murati.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: Nëse nuk ka zgjidhje, zgjedhjet mund të mbahen në maj ose qershor

Published

on

By

Pas dështimit të sërishëm të seancës konstituive, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se nëse nuk arrihet një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja në muajin maj ose qershor.

Krasniqi ka theksuar se partia në pushtet, Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë dhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ai ka shtuar se nëse nuk ka një marrëveshje politike për të zhbllokuar situatën, zgjedhjet janë një opsion i mundshëm.

“Nuk i ka votat as për qeveri. Sikur t’i kishte votat për qeveri do t’i kishte edhe votat për kryetar të Kuvendit. Ose duhet konstituar Kuvendi ose një marrëveshje politike, ose të shkohet në zgjedhje. Duhet ta propozojmë dikë tjetër. Nuk dua t’ua imponoj kandidatin. Veten ta propozon ai (Albin Kurti). Nëse nuk dalim nga kjo situatë, zgjedhje do të kemi në maj ose në qershor. Albulena Haxhiu nuk kalon. I ftoj të ndërrojnë kandidatin, nxirreni dikë që i merr votat”, tha Krasniqi.

Continue Reading

Lajmet

Dështon për të gjashtën herë konstitutimi i Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Konstitutimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për të gjashtën herë, pasi kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë më shumë se 57 vota. 

Emri i Albulena Haxhiut u hodh në votim pas propozimit të deputetit Glauk Konjufca, i cili kërkoi mirëkuptimin e deputetëve për të zhbllokuar situatën politike.

“Emri ynë i vetëm është Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit të Kosovës, ju kërkoj mirëkuptimin tuaj që ta zhbllokojmë situatën në të cilën kemi mbetur”, tha Konjufca para procesit të votimit.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: Detyrë e Vetëvendosjes të gjejë zgjidhje për situatën

Published

on

By

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se është detyrë e Vetëvendosjes që të gjejë një zgjidhje për të zhbllokuar situatën politike në Kosovë.

Ajo theksoi se debati i ditëve të fundit ka qenë i gabuar, duke shtuar se çështja nuk është nëse PDK ka ndryshuar qëndrim, por nëse ka pasur përpjekje nga ana e Vetëvendosjes për të zhbllokuar situatën.

“Po besoj që i tërë debati i këtyre ditëve të fundit është në mënyrë të gabuar. Nuk është çështja a ka ndërruar qëndrim PDK-ja, por a ka ndryshuar qëndrim dhe a ka përpjekje për zhbllokim nga ana e subjektit të parë parlamentar, Vetëvendosjes. Kjo parti duhet të zhbllokojë situatën”, tha Çitaku.

Continue Reading

Të kërkuara