Sport

​Milanit nuk i lejohet të gabojë ndaj Lazios, formacionet e mundshme

Published

on

Mbyllet sot xhiro e 33 e kampionatit italian të futbollit, Serie-A me dy ndeshje mjaftë interesante.

Nga ora 18:30 Napoli luan si mysafir i Torinos, derisa skuadra e trajnerit Gennaro Gattuso është në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe momentalisht renditet në vendin e pestë me 63 pikë.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Lazios dhe Milanit, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në “Olimpico”

“Rossonerët” kanë filluar të humbin teren në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve sidomos pas humbjes së fundit na Sassuolo. Lazio nga ana tjetër ka 58 pikë në vendin e gjashtë por që ka edhe një tjetër ndeshje më pak të zhvilluar.

Këto janë formacionet e mundshme të dy ndeshjeve:

Torino: (3-5-2): Sirigu; Izzo, Nkoulou, Bremer; Singo, Rincon, Mandragora, Verdi, Ansaldi; Sanabria, Belotti

Napoli: (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme; Politano, Zielinski, L Insigne; Osimhen

Lazio: (3-5-2): Reina; Marusic, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Fares; Immobile, Correa

Milani: (4-2-3-1): G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Dalot; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Leao

Lajmet

Ballkani fiton 1-2 ndaj Drenicës

Published

on

Ballkani nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion, duke marrë pikët e plota në udhëtim te Drenica.

“Xhebrailat” triumfuan me rezultat 1:2 në një sfidë të baraspeshuar. Toni Domgjoni kaloi Ballkanin në epërsi në minutën e 38-të, pas një aksioni të shpejtë dhe të bukur. Epërsinë e dyfishoi Festim Alidema në minutën e 53-të, pas një tjetër aksioni të organizuar mirë. Drenica arriti vetëm golin e nderit, të realizuar nga mesfushori Igball Jashari në minutën e 82-të.

Me këtë fitore, Ballkani mban pozitën e dytë me 55 pikë, pesë më pak se Drita, ndërsa Drenica renditet në vendin e shtatë me 38 pikë.

 

Continue Reading

Lajmet

Dukagjini fiton 0-2 ndaj Ferizajt

Published

on

Dukagjini ka shënuar një fitore komode në udhëtim te Ferizaj, në kuadër të xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Klina arkëtoi pikët e plota pas triumfit 0-2, në një sfidë ku ishte superiore në pjesën më të madhe të lojës. Hekuran Berisha e zhbllokoi rezultatin pas 38 minutash me një supergol, duke i dhënë epërsinë mysafirëve.

Ferizaj pati dy mundësi të mira për të barazuar, por nuk arriti t’i konkretizojë ato. Fitoren e vulosi Dionit Isufi me një tjetër eurogol nga distanca në minutën e 51-të. Gjithçka që arriti Ferizaj ishte goli i nderit, i realizuar nga Betim Haxhimusa në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë me 41 pikë, ndërsa Ferizaj mban vendin e nëntë me 33 pikë.

Continue Reading

Sport

Mbyllet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid 1-1 Arsenal

Published

on

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Atletico Madridit është mbyllur pa fitues, me rezultatin 1-1, në një përballje të fortë dhe të mbushur me tension.

Golat u shënuan nga Viktor Gyökeres për Arsenalin dhe Julian Alvarez për skuadrën spanjolle, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Te Atletico, më të dalluarit në fushë ishin Alvarez dhe Ruggeri, të cilët u vlerësuan me notën 7.2 për paraqitjen e tyre solide. Në anën tjetër, te Arsenali, lojtari i ndeshjes ishte Gyokeres me notën 7.7, falë golit nga penalltia dhe kontributit të vazhdueshëm në sulm. Ndërkohë, më i dobëti në këtë takim rezultoi David Hancko me notën 5.9, pasi shkaktoi penalltinë që i kushtoi skuadrës së tij.

Ndeshja e kthimit pritet të jetë vendimtare për fatin e finales, me të dy skuadrat që mbeten në garë të hapur për një vend në finalen e madhe.

Continue Reading

Sport

Gjysmëfinalja e Champions League: Atletico Madrid pret Arsenalin në orën 21:00

Published

on

By

Sonte në orën 21:00, Madridi do të jetë qendra e futbollit evropian, ku Atletico Madrid do të kërkojë finalen e madhe të Champions League në një përballje jetike kundër Arsenalit.

Si e vetmja skuadër spanjolle që ka arritur deri në këtë fazë, “Colchoneros” mbajnë mbi supe peshën e një kombi të tërë, duke u mbështetur te një seri mbresëlënëse fitoresh dhe te një mbrojtje e çeliktë.

Stadiumi pritet të jetë i stërmbushur dhe me një atmosferë elektrizuese, ku tifozët do të jenë “lojtari i 12-të” për të ndalur hovin e “Topçinjve” të Londrës.

Kjo gjysmëfinale premton një luftë të vërtetë taktike dhe emocionale, ku pasioni madrilen do të ndeshet me ambicien e madhe angleze për lavdi.

Continue Reading

Të kërkuara