Lajmet

​MD: Kosova do të hartojë protokollin shtetëror për trajtimin e dhunimeve seksuale

Qëllimi i këtij protokolli është të mbrojë të drejtat e viktimave të dhunës seksuale.

Published

on

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur do të hartojë protokollin shtetëror për trajtimin e dhunimeve seksuale.

Qëllimi i protokollit shtetëror të rasteve të dhunës seksuale është adresimi dhe krijimi i përgjegjësisë institucionale përmes qasjes shumë-sektoriale të koordinuar, sigurimi i mbrojtjes, referimit, rehabilitimit dhe ri-integrimit të rasteve të dhunës seksuale përmes ndërhyrjeve të menjëhershme e të standardizuara të institucioneve përgjegjëse.

Kjo sipas Ministrisë së Drejtësisë do të realizohet në përputhje me detyrimet dhe rolin e tyre, të përshkruar në legjislacionin në fuqi për trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, përfshirë legjislacionin që fokusohet specifikisht te dhuna seksuale edhe jashtë marrëdhënieve familjare, si dhe në të gjithë dokumentet e miratuara në funksion të zbatimit të këtij legjislacioni.

“Pjesë e rëndësishme e kuadrit ligjor në Kosove janë edhe të gjitha dokumentet ndërkombëtarë të ratifikuar, andaj në këtë këndvështrim, brenda bazës ligjore kemi parasysh ndër të tjera edhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të Gjitha Formave të diskriminimit ndaj Grave (Konventa CEDAW) apo Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit), të cilat theksojnë rëndësinë e trajtimit të të gjitha formave të dhunës ndaj grave”, thuhet në komunikatë.

Qëllimi i këtij protokolli është të mbrojë të drejtat e viktimave të dhunës seksuale, duke garantuar ofrimin e një pakete të plotë të shërbimeve me në qendër viktimën si dhe të ndjeshme ndaj moshës dhe gjinisë; të sigurojë një tërësi procedurash standarde të veprimeve të ndjeshme ndaj moshës dhe gjinisë, veprime këto që duhet të ndërmerren për të siguruar këtë përgjigje të plotë ndaj të rriturave/rriturve apo të miturave/miturve të dhunuar seksualisht në familje apo jashtë saj; të forcojë dhe qartësojë rolet dhe përgjegjësitë ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe tërësisë së institucioneve dhe Mekanizmave të Koordinuar të Referimit, duke rritur kështu llogaridhënien dhe besueshmërinë ndaj tyre.

Përmes miratimit të këtij protokolli, secili institucion në nivel vendor pranon të përdorë këtë informacion për të forcuar praktikat, politikat dhe procedurat e tyre.

Pajtueshmëria me këtë protokoll mund të kërkojë ndryshime dhe secili institucion përgjegjës bie dakord të investojë kohën dhe burimet e duhura për të siguruar ndryshimin, përfundon komunikata.

Lajmet

I dyshuari pranon fajin për vrasjen e Enver Bajraktarit

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ku viktimë ishte tani i ndjeri Enver Bajraktari nga Lipjani, njofton opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me veprime të pandërprera hetimore, që nga momenti i raportimit të rastit, sot më 12.08.2025 është realizuar një urdhër kontroll në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit.

Gjatë këtij veprimi policor në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, është arrestuar dhe ndaluar një person i dyshuar mashkull me inicialet T.K. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

I njëjti është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore.

Prokuroria dhe Policia mbeten të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale vendos në favor të ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë

Published

on

By

Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale aprovoi ankesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke refuzuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për treg të lirë të energjisë elektrike.

Aprovohet si e bazuar ankesa e të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) me seli në Prishtinë. NDRYSHOHET pika IV e Aktgjykimit K.A.nr.301/25 e datës 29.07.2025 e Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhomat e Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Administrative, ashtu që vendoset si në vijim: Refuzohet si e pabazuar kërkesa e paditësit … me seli në Prishtinë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit Nr.272/23 të datës 05.04.2025 dhe njoftimit të datës 12.03.2025 të nxjerrë nga ZRRE”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Continue Reading

Lajmet

Urdhër evakuimi për banorët e tri fshatrave në Gramsh, rrezik nga zjarret

Published

on

By

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë lëshoi sot një urdhër evakuimi për banorët e tri fshatrave në Gramsh, si pasojë e situatës së shkaktuar nga zjarret.

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se “është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit”.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit, raporton Atsh.

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë evidentuar 50 vatra zjarri, 19 ndër të cilat mbeten ende aktive. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 82 automjete zjarrfikëse dhe 1080 forca operacionale.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata Themelore cakton paraburgim për të dyshuarin lidhur me vrasjen në Prizren

Published

on

By

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin që lidhet me rastin e rëndë të vrasjes që ndodhi para dy ditëve në Prizren.

Sipas raportit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit viktima dhe i dyshuari ishin duke nxitur qentë në përleshje teksa më pas pas një mosmarrëveshje i dyshuari e ka nxjerrur thikën dhe e ka sulmuar viktimën i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.

Gjykata pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit është e bazuar, dhe Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.

Caktim i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm duke vlerësuar edhe peshën e rëndë të veprës penale, pasojat që ka shkaktuar, rrethanat dhe mënyrën në të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri pas një mosmarrëveshje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta, pas një fjalosje të shkurtër papritmas dhe befasishëm i pandehuri nxjerr thikën dhe e godet viktimën në pjesën e gjoksit“, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara