Lajmet

Ramadan Nishori: Jam burrë që kam mbijetuar dhunën, jo viktimë për keqardhje

Published

on

Fundin e shtatorit të vitit 1998, Ramadan Nishori thotë se nuk do ta harrojë kurrë. Ai ka rrëfyer publikisht përjetimin e dhunimit seksual nga policët serbë gjatë kohës së luftës në shtator të atij viti.

Në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, të organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Nishori deklaroi se nuk kërkon mëshirë, por respekt si njeri. Ai dëshmoi për torturat që ka përjetuar në burgjet e Prishtinës, Lipjanit dhe Dubravës, duke theksuar se mbijetesa ishte një formë rezistence.

Nishori, tani një burrë me familje dhe tre fëmijë, tha se dëshiron të shihet si një njeri që ka kaluar shumë, por që nuk është dorëzuar. “Nuk dua të më shohin me keqardhje për atë që kam përjetuar. Dua të më shohin me respekt, si dikë që është rrëzuar, por është ngritur përsëri,” u shpreh ai.

Ai tregoi se përkundër përpjekjeve për një jetë normale, dhimbja dhe kujtimet e asaj kohe mbesin të pashlyeshme. “Jam këtu jo sepse kam harruar, por sepse dua të dëshmoj,” shtoi Nishori.

Duke kujtuar ngjarjet e 26 shtatorit 1998, Nishori rrëfeu se si ishte detyruar të largohej nga shtëpia bashkë me familjen për shkak të ofensivave serbe. Ai u ndalua nga forcat serbe, u keqtrajtua dhe më pas u dhunua seksualisht nga dy policë në një banjë, në një stacion policor.

“Kanë ardhur dy policë, më kanë ngre zvarrë dhe më kanë futur në një banjo dhe aty ndodhi më e keqja që mund t’i ndodh një njeriu. Njëri më dhunoi, duke u përgatitur i dyti. Nga bërtimat e mia një shqiptar më nxori nga aty.  Më kanë marrë në pyetje ata policët civilë, filluan të më kërcënojnë që mos me tregojë se çka më ka ndodhur. Ai shqiptari më përcolli deri tek dera dhe u ulën në garazhin e stacionit kujton ai.

Pas kësaj ngjarjeje tronditëse, Nishori u transferua në burgun e Prishtinës dhe më pas në atë të Lipjanit, ku, sipas tij, u përball me tortura çnjerëzore. “ Të nesërmen e kanë bërë një listë, na hypën në autobus dhe na sollën në burgun e Prishtinës. Kam qëndruar tre muaj e gjysmë, prej atij burgu me kanë transferuar në burgun e Lipjanit edhe aty kam pasur maltretime që nuk mund ta merr mendja e njeriut. Gjatë kohës së bombardimeve kanë ardhur gardianë dhe na kanë thënë se kush ka dhënë gjak do t’u japim më shumë bukë, por nuk na dhanë as një thërmi bukë,”  tha ai.

Ai përfundoi në burgun e Dubravës, ku përjetoi edhe një prej masakrave më të rënda të luftës. “Në atë kohë, vdekja më dukej si paqe,” tha ai.

Në përfundim të rrëfimit, Nishori tha se pavarësisht gjithçkaje, ai ka zgjedhur të jetojë me dinjitet dhe të mos heshtë më. Ai kërkon që shoqëria të njohë të mbijetuarit si njerëz të fortë që kanë rezistuar dhe vazhdojnë të mbijetojnë, e jo thjesht si viktima./UBTnews/

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

1.Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë në vitin 1969, ka pranuar se gjatë ecjes në sipërfaqen hënore i kishte ndodhur një incident i pakëndshëm – ai kishte urinuar në kostumin hapësinor.

 

2.Në Egjiptin e Lashtë, fjala për mace shqiptohej “mew” ose “meow”, pothuajse njësoj si tingulli që bëjnë macet sot.

 

3.Lufta Angli-Zanzibar e vitit 1896 konsiderohet lufta më e shkurtër në histori. Ajo zgjati vetëm 38 minuta.

 

4.Shtypshkronja, shpikja që revolucionarizoi përhapjen e informacionit në botë, u krijua nga Gutenberg rreth vitit 1440.

 

5.Vepra më e vjetër e njohur artistike në botë u zbulua në Indonezi dhe mendohet se është krijuar rreth 44 mijë vjet më parë

Continue Reading

Lajmet

IKD: Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar

Published

on

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerësuar se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt, pavarësisht se tashmë është shkelur afati kushtetues prej 30 ditësh.

Në një reagim të martën, IKD-ja ka thënë se shkelja e afatit nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës institucionale, duke theksuar se “Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

IKD-ja ka bërë përgjegjës për moskonstituimin e Kuvendit kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, dhe Lëvizjen Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve, duke i akuzuar se kanë pamundësuar konstituimin brenda afatit kushtetues.

Instituti ka përshëndetur gatishmërinë e PDK-së dhe LDK-së për të marrë pjesë në seancën e 9 shtatorit dhe i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të mos bëjë “kalkulime të reja politike” me procesin e konstituimit.

Sipas IKD-së, përfundimi i konstituimit do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së Presidentit, ndërsa çdo ditë e re e bllokadës vetëm sa e thellon situatën institucionale./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Muzetë e Gjirokastrës tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë

Published

on

Trashëgimia e pasur e traditës dhe folklorit, e ekspozuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Gjirokastrës, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Ciceronët thonë se interesi për muzetë e qytetit është në rritje, ndërsa në itineraret turistike, përveç Muzeut Etnografik, përfshihen edhe Muzeu i Armëve, Muzeu i Luftës së Ftohtë dhe Muzeu “Kadare”.

Këto muze janë kthyer në pjesë të rëndësishme të vizitave turistike, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me historinë, traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës ndër vite.

Në total, katër muzetë kanë pritur rreth 62 mijë vizitorë nga janari deri në fillim të vjeshtës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë, konfiskohen armë dhe mbi 110 gramë kokainë

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Muzgu” në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal në pronësi të një të dyshuari.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole M57 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër fishekë për pushkë gjuetie, një peshore digjitale, 150 euro, 6 mijë dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

I dyshuari nuk është gjetur në lokacion gjatë kontrollit, por më vonë është paraqitur në zyrat e Policisë në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen e paautorizuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara