Aktualitet

​Mblidhet edhe sot Kuvendi i Kosovës

Seanca plenare pritet të nisë në ora 14:00.

Published

on

Edhe sot do të mblidhet Kuvendi i Kosovës. Deputetët do të mblidhen sërish sot për të zhvilluar debatin parlamentar për pagat në sektorin publik. Seanca plenare pritet të nisë në ora 14:00.

Në seancën e së hënës, në mungesë të kuorumit në vendimmarrje, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për vitin 2020. Komisioni për Legjislacion dhe ai për Buxhet kanë rekomanduar mosmiratimin e këtij raporti, por që partitë opozitare e kanë kundërshtuar këtë gjë duke thënë se pozita po synon të arsyetojë shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së KQZ-së.

Ndërsa dje (e hënë) kuvendi me 68 vota “pro”, ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit.

Po ashtu, me unanimitet të plotë, të zgjedhurit e popullit miratuan Projektligjin për ratifikimin e amendamentit 1 të marrëveshjes financiare për IPA 2016 ME Bashkimin Evropian dhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Qeverinë e Zvicrës për menaxhimin e integruar të burimeve ujore në Kosovë.

Deputetë miratuan edhe Projektligjin për ratifikimin e këmbimit të Notave Diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas aktit për ndihmë të jashtë të vitit 1961 dhe aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E edhe në seancën e djeshme temë debati ishte grupi i Kumanovës. Me këtë rast Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kërkesa për transferim të të burgosurve duhet të jetë individuale, por deri që deri tani s’ka pasur një të tillë, pari rasti ende është në Gjykatën Supreme në Maqedoninë e Veriut.

Këtu reagoi deputeti i PDK-së, Hisen Berisha i cili kërkoi nga Kurti të tregoj çka kanë bërë të ky grup të mos cilësohet si terrorist, e për çka i pari i ekzekutivit të shtetit u kundërpërgjigj duke thënë se këtë epitet të padrejtë e ka thënë kolegia e Berishës duke aluduar në deputeten Blerta Deliun. Kjo nxiti reagimin e kësaj të fundit duke e quajtur manipuluese deklaratën e kryeministrit.

Në Kuvendin e Kosovës pati përplasje edhe rreth çështjes së energjisë. Për këtë temë pati përplasje mes ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Murati i quajti të pavërteta pretendimet e Haradinajt se refuzimi i dy projekteve energjetike, Contour Global dhe gazjesllësit e kanë lënë Kosovën pa zgjidhje për energjinë. Për çka tha se dy projektet edhe po të ishin nënshkruar në krizën e tanishme do të ishin në procedurat fillestare dhe s’do të kishin asnjë rol. Murati kërkoi nga Haradinaj që përmes kritikave të pavërteta mos t’i bëjë favore Contour Global-it në raport me arbitrazhin dhe padinë në arbitrazh.

Pjesë e debatit për krizën u bë edhe kryeministri, i cili i është përgjigjur kritikave të deputetëve të Kuvendit rreth krizës energjetike, për çka ka thënë se janë duke punuar që të gjejnë zgjidhjen më të mirë që të ketë edhe furnizim të qëndrueshëm por edhe të zbusin krizën energjetike. Ai ka deklaruar në foltoren e Kuvendit se po punojnë bashkë me ministrat e linjës, KEK, KOSTT dhe ZRrE, ku edhe potencoi se çështja e krizës energjetike është adresuar edhe në mbledhjen e fundi të Qeverisë. Madje, Kurti tha se çmimet e energjisë elektrike në bursë janë të shumëfishuara dhe nuk mund të ngelet as në Kosovë një situatë e favorshme. 

Rajoni

Kurti niset për në Francë, pritet të takojë Macronin

Published

on

By

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot, më 27 mars, drejt Francës për një vizitë zyrtare të nivelit të lartë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ngjarja kryesore e kësaj vizite do të jetë takimi i rëndësishëm me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Përveç bisedimeve zyrtare, kryeministri Kurti dhe presidenti Macron do të zhvillojnë edhe një drekë pune, ku pritet të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, proceset integruese të Kosovës dhe zhvillimet politike në rajon.

Kjo vizitë, sipas njoftimi shënon një hap tjetër në forcimin e raporteve diplomatike me Francën, si një partner kyç i Kosovës në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Panamaja nënshkruajnë marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare

Published

on

By

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe zyrtare.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjithashtu njofton se kanë nisur diskutimet edhe për liberalizimin edhe për pasaportat e rregullta

Marrëveshja u nënshkrua nga Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Republikës së Panamasë, Carlos A. Hoyos.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë shënuar një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, përmes nënshkrimit të marrëveshjes për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare. Palët diskutuan për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave edhe për mbajtësit e pasaportave të rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë sigurinë, arsimin e lartë dhe turizmin”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu, palët u dakorduan që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të mbahet në Prishtinë në fund të vitit 2026.

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet vajza e raportuar si e zhdukur në Mitrovicë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi që ishte raportuar si i zhdukur dy ditë më parë në Mitrovicën e Jugut.

Sipas raportit policor, viktima grua ishte larguar nga shtëpia e saj pasditen e 25 marsit, rreth orës 17:00. Pas angazhimit të njësive përkatëse, ajo është gjetur shëndoshë e mirë sot, më 27 mars.

“Është raportuar se më datë 25.03.2026, rreth orës 17:00, nga shtëpia ka dalë viktima femër kosovare, e cila me datën 27.03.2026 është gjetur,” thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Continue Reading

Lajmet

Çfarë foli bota mbrëmë për ndeshjen e Kosovës

Published

on

By

Pas fitores spektakolare 4-3 të Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratislavë, “Dardanët” kanë marrë vëmendjen e shumë mediave prestigjioze botërore si Reuters, Marca, 433 dhe shumë të tjera, duke e cilësuar këtë sukses si një hap historik drejt Kupës së Botës.

Mediumi i njohur spanjoll Marca i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij triumfi, duke lavdëruar paraqitjen e Kosovës dhe duke theksuar disiplinën taktike dhe vendosmërinë e skuadrës në një ndeshje me ritëm të lartë.

“Muriqi dhe Kosova bëjnë histori në ndeshjen e çmendur në Bratislavë. Kosova ishte e vendosur, luajti me disiplinë të lartë, pa krijuar shumë raste të pastra”, shkruan Marca.
“Ata e mbyllën ndeshjen duke u mbrojtur pas golit në shtesë nga Sllovakia. Goli i Strelecit i dha shpresë tifozëve vendas, por mbeti vetëm ëndërr. Të martën, në finalen e madhe kundër Turqisë. Ëndrra për paraqitjen në Botërorin e parë vazhdon”.

Edhe Reuters e ka cilësuar rrugëtimin e Kosovës si një “përrallë”, duke theksuar se vendi është vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në Kupën e Botës.
“Kanë kaluar më pak se një dekadë që kur Kosova luajti për herë të parë në kualifikimet për Kupën e Botës, por tani ajo është vetëm një ndeshje larg një vendi në finalet e këtij viti”, shkruan Reuters.
“Jam shumë krenar për këtë ekip dhe mendoj se pas 90 minutash ishte një fitore e merituar”, citohet trajneri Franco Foda.

Ndërkohë platforma e njohur e futbollit 433 ka reaguar pas suksesit të Kosovës duke shkruar:

“Kosova arrin në finalen e play offit të kupës së botës”

Me këtë postim, 433 ka theksuar arritjen e madhe të “Dardanëve”, të cilët janë vetëm një hap larg një kualifikimi historik në Kupën e Botës.

Ndërsa, urime për këtë arritje historike të Kosovës nuk kanë munguar as nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Urime Kosovës për këtë fitore historike”.

Sipas të dhënave nga Football Meets Data, Kosova hyn në finalen e playoff-it me rreth 45% gjasa për kualifikim, duke u renditur si lider në mesin e skuadrave “jo-favorite”, ndërsa Turqia mbetet lehtësisht favorite me 55%.

Tashmë, të gjitha sytë janë të drejtuar nga finalja e madhe në Prishtinë ndaj Turqisë, një ndeshje që mund të kurorëzojë një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe të shkruajë historinë për futbollin kosovar, duke e çuar për herë të parë në një turne madhor si Kupa e Botës.

Continue Reading

Të kërkuara