Lajmet

​Mbillen 140 drunj në Parkun Memorial në Velani

Drejtor i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, tregoi se ky projekt ka pasur shumë sukses në kursimin e energjisë.

Published

on

Për një Prishtinë më të gjelbër në Parkun Memorial në Velani sot u mblodhën 140 drunjë. Mbjellja e këtyre pemëve u bë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Ministria e Financave në Austri e që vie në kuadër të programit “Green Energy”.

Sipas investitorëve gjithë kjo erdhi pas parasysh ndotjen e mjedisit, e që përmes “Green Energy” po synohet rigjenerimi i energjisë.

Drejtor i BERZH-it në Kosovë, Neil Taylor, tregoi se ky projekt ka pasur shumë sukses në kursimin e energjisë.

“Jemi këtu në parkun qendror të qytetit ku i kemi mbjellë 140 pemë të cilat po krijojnë një gjelbërim më të madh, qëllimi i saj është energjia e ripërtrirshme. Dhe kemi këtu një grand i cili mundëson për amvisëri dhe shtëpi, një hua e cila e lehtëson në masë të madhe siç është kjo për kursimin e energjisë. Dhe kemi investuar mbi 20 milionë euro për këtë projekt të cilat kanë pasur sukses në kursimin e energjisë në amvisëri. Duke pasur parasysh që ndotja e mjedisit është shumë e madhe atëherë edhe kjo është qëllimi i këtij projekti që të rigjenerohet energjia përmes ‘Green Energy’”, ka thënë ai.

Zv. Shefja e bashkëpunimit nga Zyra e Bashkimit Europian (BE),Hillien Francke, ka thënë se në bazë të këtij projekti kanë zgjeruar ngrohjen qendrore të “Termokos”-it në Prishtinë si dhe kanë përfunduar ndërtimin e biomasës në Gjakovë.

“Ne po mbjellim pemë sot, ky është një akt simbolik. Ne po përpiqemi ta bëjmë Prishtinën pak më të gjelbër, por qëllimi kryesor është sigurisht që ta bëjmë Kosovën më të gjelbër dhe ta ndihmojmë Kosovën të bëjë tranzicionin e gjelbër dhe kjo është në përputhje të plotë me agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Kjo është diçka që BE-ja po e mbështet dhe e financon si pjesë e planit ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor[…]Ne kemi zgjeruar ngrohjen qendrore përmes ‘Termokos’-it në Prishtinë, dhe sapo kemi përfunduar ndërtimin e impiantit të biomasës në Gjakovë, i cili është i pari i këtij lloji në Kosovë. Por sot po flasim për projektin ku po investojmë në masat e Efiçiencës së Energjisë në ndërtesa, dhe ndërtesat faktikisht përbëjnë më shumë se 50 për qind të konsumit të energjisë në Kosovë. Dhe kështu ideja është që, duke ulur përdorimin e energjisë, ne ulim ndotjen e ajrit, dhe e bëjmë Kosovën një vend më të shëndetshëm për të jetuar”, potencoi ajo.

Kurse Zv.ambasadori i Austrisë në Kosovë, Martin Schaller, tregoi se Ministria e Financave në Austri për këtë projekt ka kontribuar me 5 milionë euro.

“Bërja e një qyteti më të gjelbër nuk mund të jetë kurrë një veprim i gabuar dhe jam shumë i lumtur që Austria po ndihmon vërtetë në këtë përpjekje[…]Jam shumë i lumtur të shoh që edhe Austria mund të kontribuojë në këtë fushë edhe këtu në Kosovë. Deri më tani Ministria austriake e Financave ka kontribuar me rreth 5 milionë euro për këtë nismë[…]Pra, më shumë se 1000 familje, siç kemi dëgjuar janë përfitues të këtij programi deri më tani, që do të thotë se mijëra tonë emetim CO2 janë shkurtuar”, deklaroi ai

Ndërkohë, drejtoresha e parqeve, Fatime Hajdari tha se përmes kësaj kampanje kanë arritur të mbjellin drunj në qytet, e cila ka ardhur si mbështetje e BERZH-it

lajme

Real Madridi triumfon sërish në fund ndaj AEK-ut të Athinës me golin e Valverdes

Published

on

By

Real Madridi ka regjistruar një tjetër fitore dramatike në minutat e fundit, duke triumfuar si mysafir me rezultatin 2-3 përballë AEK-ut të Athinës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra greke shkaktoi befasi në pjesën e parë duke kaluar në epërsi përmes një supergoli nga distanca të shënuar nga Koita (12′). Përgjigja e madrilenëve erdhi në minutën e 32-të, kur Jude Bellingham barazoi shifrat me një gol fantastik me thembër, pas një asistimi nga Cucurella.

Megjithëse Reali pati disa raste të mirëfillta për të kaluar në avantazh gjatë pjesës së dërguar, ishte AEK-u që gjeti sërish golin me anë të Stavros Pilo (75′) nga afërsia. Gëzimi i vendësve megjithatë zgjati vetëm tre minuta, pasi Kylian Mbappe u tregua i saktë në minutën e 78-të për të barazuar sërish rezultatin, pas një asistimi të Dumfries.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë doli Federico Valverde (90+2′), i cili me një goditje të fuqishme dhe precize nga distanca mposhti portierin vendas, duke siguruar tri pikët e arta për “Los Blancos”.

Me këtë fitore të re, Real Madridi ngjitet në kuotën e 12 pikëve në tabelë, ndërsa AEK-u mbetet me tri pikë të grumbulluara. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Zemra rrah për Kosovën: Florent Hajdini refuzon Austrinë dhe zgjedh “Dardanët”

Published

on

By

Talenti i futbollit Florent Hajdini ka marrë vendimin përfundimtar rreth së ardhmes së tij ndërkombëtare, duke zgjedhur që të përfaqësojë ngjyrat e Kosovës dhe duke refuzuar ofertën nga Përfaqësuesja e Austrisë.

Duke dëshmuar lidhjen e fortë emocionale me vendin e origjinës, futbollisti ka përcjellë një mesazh të qartë për vendimin e tij: “Faleminderit për gjithçka, por zemra rrah për Kosovën”.

Me këtë zgjedhje, Hajdini i bashkohet listës së talentëve të shquar diasporikë që i përgjigjen pozitivisht thirrjes së “Dardanëve”, duke shtuar opsione të rëndësishme për strukturat e ardhshme të Përfaqësueses së Kosovës në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Continue Reading

Vendi

Muriqi pas fitores ndaj Liverpoolit: I treguam Evropës sa e madhe është Fenerbahçe

Published

on

By

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka vlerësuar lart fitoren me përmbysje të Fenerbahçes ndaj Liverpoolit me rezultat 3-2, duke deklaruar se ky triumf i tregoi mbarë Evropës madhështinë e gjigantit turk.

Prizrenasi u fut në lojë në pjesën e dytë si zëvendësues i Romelu Lukakut dhe pas vetëm pak minutash realizoi golin e fitores. Përveç golit vendimtar, paraqitja e tij u vlerësua lart nga platforma e specializuar Sofascore, e cila i dha notën 7.5 – ndër më të lartat e ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur. Ky gol është një dhuratë për tifozët tanë. Po kalojmë disa kohë të vështira, por sot i treguam të gjithëve se sa e madhe është Fenerbahçe,” tha Muriqi pas takimit.

Ai shtoi se skuadra e nisi ndeshjen mjaft mirë dhe tregoi karakter për t’u rikthyer nga disavantazhi 1-2: “Të gjithë e ndjenë këtë energji. E nisëm mirë, goditëm shtyllën dhe pësuam një gol të pafat, por ia dolëm të riktheheshim. Kjo është madhështia e këtij klubi. Shpresoj me shpirt që ky triumf të shërbejë si pikë kthese për ne.”

Sulmuesi shtatlartë do të paraqitet me Fenerbahçen edhe në ndeshjen e këtij vikendi në kampionat, përpara se të udhëtojë drejt Kosovës për t’u grumbulluar me kombëtaren për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Izraelit dhe Irlandës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi mblidhet sot për seancë, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 12:00 do te nis seancën plenare, ku sipas njoftimit të Kuvendit në rendin e ditës janë paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve.

Deputetët fillimisht do të shqyrtojnë propozimet e grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, si dhe miratimin e fushëveprimit të këtyre komisioneve për Legjislaturën XI.

Në këtë seancë është paraparë gjithashtu edhe shqyrtimi i parë i tri projektligjeve: Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi i raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, ndërsa më pas do të zhvillohen deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

RENDI I DITËS

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
  5. Miratimi i Fushëveprimit të komisioneve parlamentare për Legjislaturën XI.
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-021 për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-019 për Regjistrimin e bujqësisë,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-022 për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë,
  9. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Continue Reading

Të kërkuara