Lajmet

​Mbi 100 propozime të reja për listën e barnave esenciale

Kështu u tha në diskutimin publik lidhur me listën e re të barnave esenciale.

Published

on

Mbi 100 propozime të reja janë bërë në kuadër të listës së barnave esenciale, ku prej tyre mbi 60 janë pranuar nga komiteti. Produktet e reja të përfshira janë bare për sëmundjet e të gjitha organeve të trupit. Kështu u tha në diskutimin publik lidhur me listën e re të barnave esenciale.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se lista e barnave esenciale të prezantuara sot ngjason me atë të OBSH-së.

“Paraqet një listë të nevojave esenciale, efikase, të sigurta dhe kosefektive. Komiteti profesional ëahtë në përbërje të profesionistëve, të cilëve si ministri ju falënderohemi për punën e bërë. Puna e komitetit ka qenë voluminoze. Për ne është shumë me rëndësi që të ketë përfitime shtesë. Ne jemi të bindur se debati i sotëm do të na sjellë komente edhe rekomandime që edhe më shumë do të na ndihmojnë”, ka thënë ai.

Kryesuesi i komitetit, Driton Vela tha se puna për revidimin e listës esenciale ka nisur në tetor të vitit të kaluar.

“Kemi arritur të zgjerojmë listën në lëmitë e ndryshme. Gjithashtu kemi vendosur standardin e ri të transparencës. Një prej caqeve kryesore të komitetit ka qenë që ta zgjerojmë listën, kemi pranuar rreth 130 propozime të reja, 68 janë pranuar. Propozimi nuk do të thotë një bari i ri. Në përgjithësi bari i ri përfshin koncept dokumentin për sëmundjet e rënda. Gama e produkteve të reja përfshin gjitha sëmundjet e gjitha organeve të trupit të njeriut”, ka thënë ai.

Vela ka shtuar se në të ardhmen do të bëhet plotësimi i bazës ligjore për listën e barnave esenciale dhe të krijohen mekanizma të kontrollit të zbatimit të saj.

Lajmet

Prizren: Humb jetën një punëtor pasi u zu nga vinçi i rrëzuar në vendin e punës

Published

on

By

Një punëtor ka humbur jetën paraditen e së hënës në Prizren, pasi është zënë nga një vinç që u rrëzua në një punishte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Arbana, ku sipas informacioneve fillestare, vinçi është rrëzuar gjatë punës, duke lënë të bllokuar një punëtor.

Pas incidentit, kolegët e viktimës kanë tentuar ta nxjerrin atë nga vendi ku ishte zënë, por fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen momentet pas rrëzimit të vinçit dhe përpjekjet e punëtorëve për të shpëtuar kolegun e tyre.

Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pritet të sqarojnë rrethanat e plota të aksidentit./Indeks online/ /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Policia realizon 134 urdhëresa gjykate dhe sekuestron armë gjatë javës së kaluar

Published

on

Zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës kanë vazhduar aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara operative.

Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar gjithsej 134 urdhëresa të gjykatës, prej të cilave 35 kanë të bëjnë me vepra penale, ndërsa pjesa tjetër me kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të ndryshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pas përmbushjes së obligimeve të përcaktuara në urdhëresa.

Në kuadër të aktiviteteve të tjera të sigurisë, policia ka sekuestruar 10 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe sasi të municionit.

Ndërkohë, në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, janë shqiptuar gjithsej 3,814 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme të kodit rrugor, prej të cilave 567 janë evidentuar nga vetura inteligjente dhe radarët mobilë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Apel për qytetarët në Pejë: Kujdes i shtuar ndaj zjarreve gjatë temperaturave të larta

Published

on

Policia e Kosovës u bën apel qytetarëve në rajonin e Pejës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret.

Duke u bazuar në përvojat e viteve të kaluara, Policia thekson se zjarret paraqesin rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe shkaktojnë dëme të mëdha materiale kudo që shfaqen.

Qytetarët kërkohet të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë tek autoritetet çdo person të dyshuar për zjarrvënie apo veprime të pakujdesshme që mund të shkaktojnë zjarr.

Po ashtu, Policia e Kosovës paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo individi që rrezikon jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë me dashje apo nga pakujdesia.

Apeli u drejtohet të gjithë qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë përdorimit të mjeteve që mund të shkaktojnë zjarr, si shkrepëset, cigaret, grillat dhe zjarret në natyrë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK dorëzon dy ankesa në PZAP, KQZ në pritje të vendimit për rezultatet përfundimtare

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave lidhur me procesin zgjedhor, para se të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të merren nga institucionet përkatëse.

Ai theksoi se pas këtyre vendimeve do të vlerësohet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në.

Dy ankesa lidhur me procesin e rinumërimit janë dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pas përfundimit të afatit 48-orësh të ankimimit të dielën në mesditë.

PZAP ka afat prej tre ditësh për të vendosur lidhur me këto ankesa, të cilat janë paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëra të premten dhe tjetra të shtunën.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara