Sport

​Manchester United – Liverpool, formacionet e mundshme

Të dy ekipet kanë mungesa të rëndësishme për këtë ballafaqim.

Published

on

Sot do të zhvillohet kryendeshja e xhiros së tretë në Premier Ligë ku do të ballafaqohen dy rivalët e përbetuar Manchester United dhe Liverpooli.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00. Të dy ekipet kanë mungesa të rëndësishme për këtë ballafaqim.

Në radhët e “Djajve të Kuq” do të mungojnë emra si Greenwood, Lindelof dhe Williams, kurse “Të Kuqt” duhet të bëjnë pa emra si Jota, Konate, Matip dhe Thiago.

Si Ten Hag, ashtu edhe Jurgen Klopp kanë deklaruar para ndeshjes se do të kërkojnë fitore dhe se kjo sfidë është shumë e rëndësishme për ta.

Këto janë formacionet e mundshme:

Manchester United: David De Gea; Diogo Dalot, Raphael Varane, Lisandro Martinez, Tyrell Malacia; Bruno Fernandes, Fred, Christian Eriksen; Jadon Sancho, Cristiano Ronaldo, Marcus Rashford.

Liverpool: Alisson Becker; Trent Alexander-Arnold, Joe Gomez, Virgil Van Dijk, Andrew Robertson; Harvey Elliott, Fabinho, Jordan Henderson; Mohamed Salah, Roberto Firmino, Luis Diaz.

Lajmet

​Superkupa e Kosovës në hendboll zhvillohet në Ferizaj

Published

on

Superkupa e Kosovës në hendboll do të zhvillohet më datë 13 shtator në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Organizimin e kësaj ngjarjeje e ka marrë përsipër Klubi i Hendbollit Kastrioti, pas marrëveshjes së nënshkruar mes presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, dhe kryetarit të KH Kastrioti, Fisnik Jashari.

Programi i garave nis nga ora 17:30 me përballjen e hendbollisteve mes Istogut dhe Ferizajt. Më pas, nga ora 20:00, do të zhvillohet ndeshja e meshkujve mes Rahovecit dhe Kastriotit.

Priten duele interesante, numër i madh shikuesish dhe një atmosferë festive sportive në Ferizaj.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Caktohet gjyqtari i ndeshjes Zvicër-Kosovë

Published

on

UEFA ka zyrtarizuar emrat e arbitrave që do të drejtojnë përballjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në krye të gjyqtarëve do të jetë polaku i njohur, Szymon Marciniak, një nga më të respektuarit në futbollin botëror.

Ai do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupski, ndërsa detyrën e gjyqtarit të katërt do ta mbajë Pawel Raczkowski. Për sistemin VAR është caktuar Tomasz Kwiatkowski.

Marciniak ka një CV të pasur, pasi ka gjykuar finalen e Kupës së Botës në Katar dhe finalen e Ligës së Kampionëve, çka e bën një figurë me autoritet të plotë për ndeshje të kësaj peshe.

Takimi mes Zvicrës dhe Kosovës do të zhvillohet të premten, në ora 20:45, në qytetin Basel.

/S.K/KP/The Athletic/

Continue Reading

Lajmet

Pep Guardiola përballë sfidës më të vështirë në Man City

Published

on

Brenda Manchester Cityt kishte filluar të lëkundej pushteti që sezonin e kaluar pas dy humbjeve në tri ndeshjet e para të këtij edicioni, por çarjet janë thelluar edhe më shumë.

Ajo që dikur ishte makina më dominuese e Premierligës, papritmas duket e cenueshme madje edhe pas lëvizjeve të fundit në tregun e transferimeve.

Ardhja në ditën e fundit të afatit e Gianluigi Donnarummës, i cili nënshkroi për të zëvendësuar Edersonin pas kalimit të tij te Fenerbahçe, konsideroht një shtresë e ndryshimeve. Donnarumma është portier i nivelit botëror, por jo i tipit që zakonisht lidhet me Guardiolën.

Përveç Edersonit, gjatë verës janë larguar edhe emra si Kevin De Bruyne, Kyle Walker, Jack Grealish, James McAtee, Ilkay Gundogan dhe Manuel Akanji. Pa shumë zhurmë, një nga skuadrat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Premier League është shpërbërë.

Mesfushori dirigjent dhe fituesi i Topit të Artë 2024 ka edhe dy vite kontratë, por ende nuk e ka rinovuar. Interesimi i hershëm i Real Madridit mbetet i gjallë, dhe ndjesia është se, nëse City nuk arrin ta rivendosë veten në majë, spanjolli mund të joshet për t’u rikthyer në qytetin e tij.

Brenda Etihad-it pranojnë se ekziston shqetësim. Rodri është i pazëvendësueshëm, zemra e sistemit të Guardiolës dhe rrjeti i sigurisë që u lejon yjeve të sulmit të shkëlqejnë. Humbja e tij do të ishte më shumë se një largim tjetër i profilit të lartë.

City ka kaluar tranzicione edhe më parë, por Pep Guardiola tani gjendet përballë sfidës së tij më të vështirë në Angli.

Ai ka rindërtuar skuadra, por jo nga një pozitë kaq e brishtë. Ky grup duket më pak i sigurt, më pak i paprekshëm.

Dhe nëse Rodri fillon të dyshojë në drejtimin e klubit, përballja me një tjetër lamtumirë të dhimbshme bëhet e pashmangshme. Burimet thonë se ai me të vërtetë po e peshojnë të ardhmen e tij.

Për City-n, çështja nuk është vetëm ndjekja e një titulli tjetër, por dëshmia ndaj vetë lojtarëve se ende i përkasin majës absolute.

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kurti telefonon Zhegrovën pas transferimit: Ne të gjithë jemi krenarë me të

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të madh në gjigantin italian, Juventus.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Kurti njoftoi se ka biseduar me videolidhje me yllin kosovar, Edon Zhegrova.

“Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni. Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të. Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!”, shkroi Kurti.

/S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara