Sport

​Manchester United është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro për Sanchon

Published

on

“Djajtë e Kuq” dëshirojnë të arrijnë marrëveshje me gjysmë çmimi për yllin e Dortmund.

Manchester United do të provojë përsëri të transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmund, por fillimisht do të hapin bisedimet me një ofertë prej 50 milionë eurosh, raporton “Eurosport”.

Dortmund kërkonte më shumë se 100 milionë euro verën e kaluar për anglezin, por tani raportohet se me një ofertë më të ulët, gjiganti anglez mund të arrijë marrëveshje me Dortmundin, për shkak të problemeve ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19.

Po ashtu, nëse Dortmund dështon të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, do të jetë shumë e vështirë të mbajnë në skuadër yllin Erling Haaland, për të cilin interesim serioz kanë shprehur Real Madridi, Barcelona dhe Chelsea.

Sport

Carlo Ancelotti pas eliminimit nga Championsi: “Ne jemi ende në garë për tituj”

Published

on

By

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, ka komentuar eliminimin e skuadrës nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Pas humbjes 2:1 ndaj Arsenalit në “Santiago Bernabeu”, Reali nuk arriti të përmbysë disavantazhin prej tre golave të grumbulluar në ndeshjen e parë, duke përfunduar me rezultat total 5:1 për Arsenalin.

“Ekipi u mundua, por nuk arritëm të realizonim një kthesë. Arsenal kaloi përpara me plot merita. Futbolli ka dy anë: atë të lumturisë që e kemi shijuar viteve të fundit, dhe atë të trishtimit që po e përjetojmë tani,” u shpreh Ancelotti pas ndeshjes.

Një pyetje që iu drejtuar trajnerit ishte lidhur me të ardhmen e tij te Real Madrid.

“Jemi ende në garë për të fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Botës për Klube. Nuk mund të flas tani nëse do të drejtoj Realin në Kupën e Botës. Nëse klubi vendos të më zëvendësojë, nuk kam asnjë problem. Do ta falënderoj për mundësinë. Nuk e di dhe as nuk dua ta di,” tha Ancelotti.

Continue Reading

Sport

Prishtina e kalon Vëllaznimin pas një drame dhe siguron duelin me Trepçën në gjysmëfinale

Published

on

Sigal Prishtina i është bashkuar Trepçës në gjysmëfinalet e play-offit të Superligës së Kosovës në basketboll, pas një fitoreje dramatike ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e tretë vendimtare të serisë dhe atë pas vazhdimeve.

Në përballjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, prishtinasit fituan me rezultat 86:82, pas vazhdimeve pesëminutëshe.

Ndeshja ishte e luftuar, me Prishtinën që dominoi për pjesën më të madhe, që u sfidua në fund nga rikthimi i fuqishëm i skuadrës së trajnerit Jeronimo Shari.

Rezultati u barazua në 74:74, kur kishin mbetur vetëm 15 sekonda, pas dy gjuajtjeve të lira të realizuara nga Jericole Hellems. Në aksionin pasues, Jordan Davis fitoi dy gjuajtje të lira por i humbi të dyja. Megjithatë, rikuperoi topin në sulm, por nuk arriti të shënojë, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Në periudhën shtesë, Prishtina reagoi shpejt, duke krijuar një seri të fuqishme prej 8:0 për epërsinë 82:74. Vëllaznimi u afrua deri në 83:80, por nuk arriti të përmbysë rezultatin.

Fitorja e çoi Prishtinën në gjysmëfinale, ku do të përballet me Trepçën, pasi e fitoi serinë çerekfinale ndaj Vëllaznimit me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Continue Reading

Sport

Mjafton goli i Ardit Tahirit, Llapi vazhdon ngjitjen në renditje

Published

on

Llapi ka shënuar fitore ndaj Feronikelit 74 me rezultat 1-0 në kuadër të javës 29-të të Superligës së Kosovës.  

Vendasit e donin më shumë fitoren dhe kjo u konfirmua nga fillimi i ndeshjes.

Para se të mbyllej pjesa e parë, Llapi fitoi penallti, ku i saktë ishte Ardit Tahiri që shënoi për 1-0.

Edhe pjesa e dytë solli raste nga të dyja ekipet por rezultati nuk ndryshoi.

Llapi mori një fitore të madhe edhe pse kundër Feronikelit 74, duke kaluar në pozitën e shtatë me 36 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini si i teti.

Drenicasit mbesin në vendin e fundit me 14 pikë.

Continue Reading

Sport

Vdes futbollisti i njohur shqiptar, 28-vjeçari humb jetën në fushë

Published

on

Një ngjarje e rëndë tronditi futbollin shqiptar mbrëmjen e së mërkurës, kur Bledar Hajdari, futbollisti i FC Dajtit në Sunday League pësoi një atak kardiak dhe u nda nga jeta.

Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar dhe Federata Shqiptare e Futbollit, duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe njerëzve të afërt.

“Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit.

Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës. Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë”, shkruan Federata.

Continue Reading

Të kërkuara