Lajmet

​Maloku-Bërdyna: Përgjegjëse për mungesën e teksteve shkollore janë drejtoritë komunale

Librat po ofrohen falas për klasat 1-9.

Published

on

Në pjesën më të madhe të shkollave në Kosovë, sipas raporteve të komunave, është duke u zhvilluar mësimi me prani fizike dhe me orë të plota mësimore. Ndërsa, në shkollat ku ka numër më të madh të nxënësve, mësimi po zhvillohet me prani fizike, por në klasa të ndara në grupe me jo më shumë se 20 nxënës dhe një numër i vogël i shkollave po punojnë me mësim të kombinuar.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku-Bërdyna në konferencën e rregullt për media, ku ka theksuar faktin se për zbatimin e skenarëve, varësisht nga situata epidemiologjike, do të kujdeset task forca në nivel të institucionit në bashkëpunim me task forcën në nivel të Drejtorisë Komunale për Arsim.

“Sipas të dhënave të Inspektorit të Arsimit deri më tani në Prishtinë, 39 shkolla janë duke punuar sipas skenarit-rikthimi dhe 22 në skenarin A, pra të ndarë në grupe. Në Fushë Kosovë tri janë në skenarin-rikthimi dhe 10 në skenarin A. Në Obiliq tetë në skenarin rikthimi dhe 10 në skenarin A. Në Pejë 17 shkolla kanë filluar procesin mësimor në skenarin-rikthimi, 15 në skenarin A dhe dy në skenarin B, që është mësim i kombinuar”, ka njoftuar ajo.

Maloku-Bërdyna ka folur edhe për shpërndarjen e teksteve shkollore, ku tha se ato po ofrohen falas për klasat 1-9, qysh nga 16 shtatori. Sipas saj, mungesa e tyre në disa klasa është për shkak se drejtoritë komunale të arsimit nuk ka njoftuar për numrin e saktë të nxënësve.

“Sipas të dhënave të komisionit për shpërndarjen e teksteve, në të gjitha shkollat e Kosovës ka përfunduar shpërndarja e teksteve. Kurse furnizimi është bërë në harmoni me kërkesat të cilat i kanë dërguar Drejtoritë Komunale të Arsimit. Si Ministri e Arsimit, disa herë kemi bërë njoftime në DKA-të që të jenë të kujdesshme për grumbullimin e të dhënave për numrin e nxënësve, sepse tekstet shkojnë vetëm në bazë të kërkesave që ne na dërgojnë DKA-të. Andaj nëse ndonjë nxënës ka mbetur pa tekste mësimore, përgjegjësia bie tek ata të cilët i kanë dërguar të dhënat e nxënësve për pajisjen për këto tekste”, ka shtuar ajo.

Zëvendësministrja e Arsimit theksoi se këtë vit me tekste alternative do të punojnë klasat 6 dhe 7.

Ajo ka bërë të ditur që ekipet e MAShT-it, sot kanë dalë në shkolla për të parë se si ka shkuar procesi i shpërndarjes së teksteve.

“Bazuar në të dhënat e dorëzuara nga komunat, mbi 90 për qind e mësimdhënësve dhe stafit tjetër që punon në shkolla janë vaksinuar. Më shumë se 65 për qind e tyre janë me të dy dozat”, përfundon ajo në konferencën e rregullt.

Derisa është pyetur për organizimin e klasave, pas mbajtjes së zgjedhjeve më 17 tetor, ajo tha se planifikimet do të bëhen me institucionet e linjës. Megjithatë, ajo ka shtuar se aktualisht nuk kanë marrë ndonjë vendim rreth kësaj.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara